LIVE UPDATES
Politike

'Të gjithë në shënjestër'/ Rajoni pre e sulmeve kibernetike nga Irani dhe Rusia, si po e përdor Rama

Sulmeve kibernetike nuk i ka shpëtuar as Kosova, Mali i Zi dhe as Maqedonia e Veriut.

10 Shtator 2022, 16:09 Nga k.m.
'Të gjithë në shënjestër'/ Rajoni pre e
Foto ilustruese

TIRANË- 17 korriku ishte vetëm hera e parë kur Shqipëria do të binte pre e sulmeve kibernetike. Pas rënies së të dhënave të e-albania, tashmë pre ka rënë edhe sistemi TIMS në vend. Gishti është drejtuar nga i njëjti vend, Irani. Që prej mbrëmjes së djeshme, sistemet që përdoren në të gjitha pikat doganore të vendit kanë rënë, ndërkohë që qeveria dhe kryeministri Edi Rama e kanë gjetur shumë shpejt fajtorin. Rama pretendon se shkak është prishja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve me Iranin disa ditë më parë, por edhe strehimin e opozitës së MEK në Manëz. Gjë që nuk qëndron. Kjo për shkak se nuk jemi të vetmit në rajon që po sulmohemi.

Sulmeve kibernetike nuk i ka shpëtuar as Kosova, Mali i Zi dhe as Maqedonia e Veriut. Mediat e Prishtinës kanë raportuar se pas sulmeve kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës, sot duket se janë sulmuar ueb-faqet e Policisë së Kosovës, sistemit prokurorial e gjyqësor.

“Ka pasur probleme të kohëpaskohëshme me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës. Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik. Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë. Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, gjegjësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrur veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit.  Për momentin, gjendja është stabile - shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme. Ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI do të vazhdojë me monitorimin e sigurisë së shërbimeve dhe sistemeve qeveritare dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e funksionimit dhe sigurinë e tyre,”- shkruan zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. Po ashtu, ai sqaroi se sulmi kibernetik i ditëve të fundit ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të institucioneve.

Edhe Maqedonia e Veriut ka raportuar për një sulm kibernetik të ndodhur në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sulm i cili ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Agjencia e lajmeve REL ka raportuar se prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave.

“Ministria e Arsimit është në komunikim me Qendrën Kombëtare për sulme kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti, dhe nga ku presim që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për zbulimin e burimit të sulmit,”- është thënë në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit, ka ardhur pasi të enjten një grup tjetër hakerësh në platformën sociale Twitter, ka kërcënuar se do të sulmojë këtë faqe dhe t’i shkarkojë të dhënat që janë në të, nëse nuk i vendoset flamuri bullgar. Sulme kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave.  Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë.

Ndërkohë që  sulme kibernetike ka raportuar edhe Mali i Zi. Agjencia e Sigurisë në Malin e Zi ka akuzuar shërbimet ruse si përgjegjëse për këtë sulm. Nuk dihet ende shkalla e dëmit nga ky hakerim i faqeve të shërbimeve online dhe atyre qeveritare, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka konfirmuar se sulmet kibernetike kanë goditur vendin dy herë brenda 5 ditëve. Madje një ekip ekspertësh kibernetikë të FBI-së shkuan për të hetuar sulmin masiv e të koordinuar kibernetik ndaj qeverisë së vendit ballkanik dhe shërbimeve të tij.

Pra nuk jemi të vetmit në planetin Tokë që po sulmohemi qoftë nga Irani, apo dhe nga Rusia. Dy vende që njihen për aleancën mes tyre. Arsyeja kryesore e sulmeve nuk janë muxhahedinët e strehuar në Manëz dhe as se Shqipëria është bazë e NATO-s, e as sepse jemi aleatë të afërt me SHBA-në. Por është thjeshtë pjesë e axhendës së luftës që Rusia ka nisur. Se përndryshe si shpjegohet që as Serbia dhe as Bosnja, dy vende pro-Ruse, nuk kanë pasur asnjë problem. Apo s'kanë ç'i duhen të dhënat e tyre hackerave?

Megjithatë sulmet kibernetike nuk mund t’i kalojnë Ramës pa i përdorur “pak” politikisht, duke e shitur gjithçka ashtu siç do. Si një sulm të madh ndaj qeverisjes së tij, një tjetër “majë” që kapën ekpertët rilindas, të cilët ia dolën që të ‘shpëtonin’ të gjithë shqiptarët dhe të dhënat e tyre.

irani sulmon shqiperine edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj