LIVE UPDATES
Politike

"Të ofrojë alternativa për qytetarët!" Mediu: Opozita në Shqipëri të mobilizohet për zgjedhje të rregullta

Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkan, Mediu theksoi se Shqipëria, si anëtare e NATO-s duhet të aktivizohet më intensivisht përballë rrezikut të Serbisë, Rusisë dhe Kinës dhe në mbështetje të Kosovës.

3 Dhjetor 2024, 22:19 Nga M.B
"Të ofrojë alternativa për qytetarët!" Mediu:
Fatmir Mediu

TIRANA- Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu thotë se drejtësia në vend duhet të ushtrohet në respekt të Kushtetutës, Kodit të Procedurës dhe Kodit Penal, duke përsëritur qëndrimin e opozitës se SPAK-u po përdoret si armë politike kundër opozitës. Vetëm SPAK i ka hedhur poshtë këto kritika.

Mediu i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Uashington për të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar të partive konservatore. Deputeti i opozitës në parlamentin e Shqipërisë tha se ndërsa afrohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita duhet të mobilizohet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të ofruar alternativa për votuesit.

Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkan, Mediu theksoi se Shqipëria, si anëtare e NATO-s duhet të aktivizohet më intensivisht përballë rrezikut të Serbisë, Rusisë dhe Kinës dhe në mbështetje të Kosovës.

INTERVITA:

Zëri i Amerikës: Zoti Mediu, siç e dëgjuam në lajmin pararendës, një deputet i opozitës dhe një kryebashkiak socialist janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme. Ju vetë jeni në proces gjyqësor për Gërdecin. Zoti Berisha është në pritje të procesit, ndërsa ish presidenti Ilir Meta është i arrestuar. Ajo që bie në sy në Shqipëri janë sulmet ndaj SPAK-ut, ndaj Prokurorisë së Posaçme, por nga ana tjetër duket sikur pozicionet politike në pikat më të larta drejtuese partiake po përdoren si mburojë për t’u mbrojtur ndaj proceseve të tilla...

Fatmir Mediu: Unë mendoj që në thelb ne duhet të analizojmë funksionimin kushtetues. Drejtësia duhet të jetë patjetër në respekt të Kushtetutës, Kodit të Procedurës dhe Kodit Penal. Besoj se është në të drejtën e gjithësecilit, kur shkelen këto elementë, ta ngrejë zërin fuqishëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Unë nuk mendoj që drejtësia mund të përdoret si një armë politike për të realizuar qëllime politike apo të kthehet në një institucion politik. Kjo do të jetë shumë e rrezikshme për vendin. Madje ka diskutime që jemi në kohën e Republikës së SPAK-ut. Ne jemi republikë parlamentare, e nuk jemi as republikë SPAK-u e as republikë gjyqësore, sepse parimi check and balance është mënyra se si funksionon një republikë parlamentare. Ky proces, sidomos tani afër zgjedhjeve, që në shumë raste shkon ndesh me ligjin dhe me Kushtetutën, me përfaqësues e drejtues politikë të opozitës është në dëm të vendit; së pari ndaj një procesi zgjedhor që po afron dhe të pamundësive për të patur një garë dhe një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, i cili është provuar që jo vetëm manipulohet nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar me paratë e korrupsionit etj., por tashmë i shtohet edhe një element i drejtësisë. Meqenëse ju thatë se unë jam në një proces për Gërdecin, unë po ju them se unë nuk jam në një proces për Gërdecin, për faktin që vetë gjykata ka thënë që Fatmir Mediu nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin në Gërdec, por jam për shpërdorim detyre me disa akuza që janë më shumë se sa qesharake.

Zëri i Amerikës: … të lidhura me Gërdecin…

Fatmir Mediu: … për shembull, kanë thënë se unë kam ndërhyrë në kalibrat e municioneve, kur vetë prokurori nuk e di se ç’janë kalibrat i madh apo i vogël, ndaj nuk kam si t’i di as unë se unë nuk jam ushtarak, kur gjithë ekspertiza ushtarake nga shefi i shtabit e kështu me radhë kanë sjellë ato gjykime, të cilat nuk kisha asnjë burim për të kontestuar më tepër se sa ajo ekspertizë që kisha. Unë nuk hyj tek merita e askujt e as tek e imja. Unë do të doja një drejtësi, e cila të funksionjë si një drejtësi e pavarur. Nuk është ajo drejtësi e pavarur, për të cilën unë kam votuar, të them të drejtën, kur u miratua reforma në drejtësi.

Zëri i Amerikës: Po duke patur parasysh që në fund të fundit institucionet janë të përcaktuara në rastin tuaj konkret, por edhe në rastet e udhëheqësve të tjerë të partive të tjera, a nuk do të ishte më mirë që për sa kohë zhvillohen këto procese, të largoheshit nga drejtimi i partisë pikërish për t’u përballur me këto çështje?

Fatmir Mediu: Unë e kam provuar largimin, por nuk më ka rezultuar pozitiv. Kur isha ministër mbrojtjeje, dhashë dorëheqjen në përgjegjësinë time morale sepse në kohën që ish ministër mbrojtjeje humbën jetën njerëz të pafajshëm. Kjo është një humbje që nuk rikuperohet asnjëherë, pavarësisht nga vendimi që marr unë. Nuk mendoj që po të kishin ikur gjithë liderët e opozitës, do të kishim një situatë politike më të mirë në vend. Sepse duket sikur po i shërbehet një raporti me drejtësinë, që drejtësia të jetë më e lirë, por po shkatërron opozitarizmin në Shqipëri, siç është shkatërruar deri më tani në mënyrë të qëllimshme dhe të organizuar nga ana e maxhorancës. Nëse flasim për të bërë një paralelizëm ndërmjet autoriteteve që qeverisin sot dhe vendimet dhe qëndrimet e autoriteteve që kanë qeverisur dje, qartësisht ka një diferencë shumë të madhe në sjelljet e drejtësisë. Flasim për një kohë të shkuar, në vitin 2008, ndërkohë që ka veprime të dukshme, të qarta korruptive të qeverisjes së sotme, të cilat lidhen me gjithë piramidën e funksionimit të qeverisë shqiptare, që nuk hetohen dhe nuk shqyrtohen si të tilla, për raste që tashmë janë bërë publike për afera korruptive.

Zëri i Amerikës: Kemi parë raste kur SPAK-u ka vepruar ndaj elementëve të shumicës. Megjithatë, ju përmendet situatën e brishtë poltike, le të themi, të opozitës edhe për shkak të zhvillimeve të këtyre viteve. Si e shikoni gjendjen e saj, në veçanti kur jemi pranë zgjedhjeve të ardhshme?

Fatmir Mediu: Nuk mendoj që opozita ka kohë të qahet për atë që ka kaluar. Çështja është se ajo duhet të mobilizojë veten e para për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rruga më e mirë është organizimi dhe funksionimi opozitar, duke krijuar një front të përbashkët opozitar, një mendim të përbashkët opozitar, një mesazh të qartë për atë çka mund të bëjë më mirë opozita dhe sidomos në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Hapat e parë në bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar janë pozitive. Kemi një rezolutë të partive popullore të Parlamentit Europian, e cila përcakton qartësisht që qëverisja është e lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, se nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe një persekutim të lidershipit opozitar nga ana e drejtësisë së kontrolluar dhe të përdorur si arm politike. Po ashtu CDI-ja ka një vëmendje më të madhe në raport me realitetin, i cili duket sikur tejkalohet dhe nuk vlerësohej nga faktori ndërkombëtar. Këtë duhet ta bëjë më së miri opozita dhe ka nisur ta bëjë. Por mendoj që raporti me qytetarët shqiptarë, fryma që ajo përcjell, mesazhi se kush do të jetë qeveria nesër dhe çfarë bën më mirë, nisur edhe nga konteksti si zhvillohen zgjedhjet në Amerikë, nuk ishte vetëm Kamala Harris apo kundër zotit Trump, por propozime konkrete për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, me familjen, me ekonominë etj.; pra opozita duhet të jetë shumë e përqëndruar në propozime dhe marrëdhënie konkrete me qytetarët.

Zëri i Amerikës: Ju do të dilni edhe këtë radhë nën siglën e PD-së, apo ndryshe në këto zgjedhje?

Fatmir Mediu: Unë nuk kam dalë asnjëherë nën siglën e PD-së. Kemi dalë në sigël koalicioni. I vetmi rast, që ka patur sigël vetëm PD-je ishte viti 2017, kur në mënyrë absurde Basha pranoi që PD ishte vetëm e regjistruar, duke prishur kështu mundësitë…

Zëri i Amerikës: … Atëherë do të jeni në koalicion?

Fatmir Mediu: Po. Do të jemi në koalicion, sepse ne kemi qenë në koalicion me Partinë qysh nga vitet 90 si në qeverisje edhe në opozitë, por një koalicion, i cili duhet patjetër që të ndërtojë marrëdhënie të tilla, duke nisur nga minimumi që është sot e të ecim në konkurrim të përbashkët për të shtuar praninë dhe peshën opozitare si dhe mundësitë për të ndryshuar këtë realitet. Nuk mendoj se ka rrugë ttjer. Një opozitë e përçarë dhe e ndarë nuk mund të sjellë produkt. Ka shumë lëvizje në opozitë, të cilat duan të krijojnë qëndrime dhe raporte të ndryshme. Unë do ta vlerësoja pluralizmin opozitar, por ajo që është e rëndësishme është që votat të kthehen në mandate. Në momentin kur votat nuk kthehen në mandate, atëherë ato kthehen në favor të qeverisë dhe në dëm të opozitës.

Zëri i Amerikës: Meqenëse ju përmendët edhe ndryshmet në Uashington: Me administratën e re të zotit Trump, që vjen në janar në Shtëpinë e Bardhë, si mendoni se do të jetë ndikimi në gjendjen e sigurisë për rajonin e Ballkanit?

Fatmir Mediu: Mendoj që Trump është një president atipik, edhe diplomacia e tij do të jetë atipike dhe këtë e ka provuar edhe herën e parë. Nuk mendoj që të vrasim mendjen shumë se çfarë do të ndodhë me administratën Trump, që s’e kemi në dorë. Por është e pafalshme që Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, nuk ka një strukturë të analizës së sigurisë, që nuk ka krijuar një raport politik, ushtarak dhe ekonomik me vendet anëtare të NATO-s përballë Serbisë, Rusisë dhe Kinës, këta faktorë që janë futur thellë në Ballkan dhe po krijojnë probleme dhe konflikte në Ballkan. Detyra e parë e Shqipërisë është që të heqë dorë nga paternalizmi në raport me Kosovën, të heqë dorë nga vëllazëria e dashuria me Serbinë dhe Vuçiçin, se kjo është e dëmshme, dhe duhet të ndërtojë një vektor marrëdhëniesh të qarta ndëroperacionale ushtarake dhe struktura ushtarake të gatshme, politika smart defense sa u përket prokurimeve dhe niveleve operacionale e ndëroperacionale dhe më tej qëndrime të përbashkëta. Qeveria shqiptare duhet në manyrë urgjente të kërkojë një mbledhje të këshillit të ambasadorëve, duke i konsultuar çështjet paraprakisht me Sloveninë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë dhe Kosovën. Kjo do ta ndihmonte Kosovën dhe do të bënte që ne të kishim një peshë më të madhe. Pra, duhet të përpiqemi të menaxhojme veten tonë, më tepër se sa të presim që të na menaxhojnë të tjerët./ VOA

fatmir mediu

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje