3 Mars 2026, 19:42
Nga E. D
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë foltores në Durrës, se pasuritë e vendit po përdoren për pasurimin e mafies shtetërore. Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati e vuri theksin tek porti i Durrësit, investimet private dhe pasuritë e tjera publike si mjet për fitime personale nga ana e qeverisë. Gjithashtu ai u kërkoi qytetarëve të mobilizohen për t’i nxjerrë këta njerëz nga pushteti.
"Ka shumë rëndësi për të kuptuar ju se çfarë është krijuar, çfarë armiku kemi ne përballë, sa të rrezikshëm, sa të pamëshirë, sa të ligë. Një lloj përzierjeje: mafie shtetërore e zyrtarëve me mafiozë të tjerë, të cilët rëndojnë mbi shpatullat, mbi shpirtin, mbi trupin tonë, të cilat largojnë çdo ditë nga Shqipëria shqiptarët, të cilët varfërojnë çdo ditë shqiptarët. Të cilët sillën, absolutisht si pushtuesit më të këqinj, që mund të ketë njohur Shqipëria. Edhe pushtuesit, pushtetin e tyre e bazonin në disa ligje. Kishte disa konventa ndërkombëtare. Kishte disa rregulla që i bazonin. Sigurisht, shfrytëzonin pasuritë. Kurse këta të shfrytëzojnë, të gjithë pasuritë, të gjithë buxhetin, shfrytëzojnë të gjitha pasuritë publike.
Le të marrim portin. Të dashur miq! Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike e shqiptarëve. Porti është pasuri më e madhe publike se kaskada e Drinit, e cila dhe ajo është një pasuri shumë e madhe publike, po porti më shumë. Porti i Durrësit, në vlerën e tij, me të gjithë operacionet, me të gjithë ndikimin që ka në të gjitha, është pasuria numër 1 publike. I vuri syrin e ciklopit, dhe do të ndërtojë aty Dubain e 1001 netëve për veten e tij. Nuk ndodh ndonjëherë, nuk ndodh kurrë. 3 mijëvjeçar është Durrësi, por Durrësin e ka bërë porti, Durrësi ka lindur këtu se është porti. Dhe tani për t’u pasuruar vet, për të ndërtuar Dubain e tij të 1001 netëve heq portin.
Atje do jetë, që ta dini ju, një port nja 5 herë më i vogël se ky, se nuk ka sipërfaqe. Atje do i kushtojë shqiptarëve 1 miliardë euro nga taksat tuaja, dhe ky me Franc Çopjan, me Elvis Doçin, me Suel Çelën, do të ndërtojnë parajsën e tyre në Dubain që thotë ky. Se ai, Alabari, ai investon as 1/30-tën e parave që ka nevojë. Nuk ka vjedhje si këto. Miqtë e mi! Unë kam shumë besim se, në këtë moment kritik sa asnjëherë tjetër, ua them këtu, vëllazërisht. Jemi në momentin më kritik që kemi qenë ndonjëherë. Pse?
Kurrë nuk ka ndodhur kjo, që të kapet duke vjedhur, që t’i dalin dokumentet duke vjedhur, dhe ka 3 muaj që mban vendin peng dhe nuk i heq imunitetin asaj që ka të regjistruara 300 apartamente, 15 markete, 2-3 vila në Dhërmi, pa llogaritur çfarë ka në Greqi dhe vende tjera. Dhe para 2 ditë, u tha secilit prej jush dhe çdo shqiptari, që kjo ka bërë punë të jashtëzakonshme. Ajo ka bërë vjedhje të jashtëzakonshme, sa në historinë e Shqipërisë nuk ka njeri që të ketë vjedhur sa ajo në emër të Edi Ramës. Tani, vjen një moment që çdo njeri duhet t’i shtrojë vetes pyetjen: çfarë do bëj? Do pranojë, që këta njerëz janë në pushtet për të më mbrojtur nga vjedhjet, këta njerëz që janë në pushtet për të krijuar shërbimet më të mira me taksat që jap, këta njerëz që janë në pushtet për të më garantuar të drejtat e mia, këta njerëz tani bëjnë ligjin që të më vjedhin çdo ditë dhe të qendrojnë mbi ligjin.
Të tillë, nuk e ka bërë kush kurrë. Nuk ka guxuar kush. Nuk kam dëgjuar kurrë që, të ketë qeveri e cila, pasi të kapet hajdute, të bëjë ligjin që nuk mund të kapet. Kjo është njëlloj si të themi se vjedhja nuk është krim, se vjedhja nga qeveritarët është legjitime. Atëherë, të shtroj pyetjen? A mund të presim ne nga kjo organizatë kriminale, nga ky kryetar i kësaj organizate kriminale, a mund të presim ne zgjidhje miq? E përkundrazi, çdo ditë që kalon më keq për ne bëhet. Dhe ne kemi vetëm një rrugë: të përballemi dhëmb për dhëmbë dhe ta nxjerrim nga pushteti," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
3 Mars 2026, 19:28
E. D
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Durrës foli edhe për n...
Politike
3 Mars 2026, 19:09
E. D
Sali Berisha
DURRËS-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot foltoren e radhës me demokratët në zon&eu...
Politike
3 Mars 2026, 18:01
D.S
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmet në Lindjen e Mesme, konkretisht për situat&eu...
Politike
3 Mars 2026, 17:42
D.S
Ambasada e Kosovës në berlin
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se në ambientet e...
Politike
3 Mars 2026, 17:15
D.S
TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka pezulluar nga detyra drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metën ...
Politike
3 Mars 2026, 17:06
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesën e Kryedemokratit Sali Berishës, për masën e ...
Politike
3 Mars 2026, 16:11
E. D
TIRANË- Drafti i Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit është zbardhur. Në draft parashikohen disa ndryshime nga rre...
Politike
3 Mars 2026, 13:59
D.S
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit sot në seancën gjyqësore lidhur me procesin e...
Politike
3 Mars 2026, 13:52
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Deri më tani nuk ka marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare për një emër konsensual pë...
Politike
3 Mars 2026, 13:31
D.S
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku
“Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë kryeministri...