LIVE UPDATES
Politike

"Të të vijë turp"/ Vrasja e policit në Fier përplas Tabakun dhe Felajn në Kuvend: Nuk keni të drejtën të komentoni fjalën time dhe të askujt

Felaj komentoi foton e postuar në 2021 nga deputeti demokrat Luan Baçi ku pranë tij ishte dhe autori i vrasjes së efektivit. 

16 Maj 2024, 17:58 Nga r.ll
"Të të vijë turp"/ Vrasja e policit në Fier
jorida tabaku, ermonela felaj

TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka sjellë në seancën e sotme plenare vrasjen e efektivit në Fier, Novruz Cenalia nga Azgan Mërnica. Felaj komentoi foton e postuar në 2021 nga deputeti demokrat Luan Baçi ku pranë tij ishte dhe autori i vrasjes së efektivit. 

"Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar as nuk janë distancuar nga personi në fjalë. I kanë bërë këto deklarata gjatë kohës që mbahej mitingu para bashkisë.", tha Felaj.

Në përgjigje ndaj saj nisi të fliste deputetja e PD, Jorida Tabaku, por fjala iu ndërpre nga drejtuesja e seancës. Tabaku pa mikrofon nga vendi iu drejtua Felajt, duke i thënë: Turp t’ju vijë.

PËRPLASJA: 

Felaj: Strukturat e ligjit janë të detyruara që të veprojnë edhe kryesisht, pa qenë nevoja pa kallëzim. Që t'i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. T'i rikthehen atyre deputeteve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal për të mbledhur votën. T'i rikthehen analizimit të profileve të këtyre personave, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do të doja që të kishte vëmendja edhe SPAK dhe BKH. Falë medias jeni vënë në dijeni të këtyre të dhënave. Nuk na lejohet ne të zgjedhurve në këtë sallë, ne që kemi votuar ligjin e kriminalizimit, kemi votuar për të nxjerrë nga dera kriminelet, disa këtu përpiqen ti fusin nga dritarja. Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar as nuk janë distancuar nga personi në fjalë. I kanë bërë këto deklarata gjatë kohës që mbahej mitingu para bashkisë.

Tabaku: Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin për një konferencë edhe në komision ka pasur dakordësi dhe nuk është përdorur për politikë. Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën që flisni nga ajo foltorja… mos ma ndërprit fjalën. E kam për procedurë

Felaj: Ju nuk keni të drejtë të komenti fjalën time. Nëse doni të flisni për këtë pikë të rendit të ditës ju pyeta dhe thatë JO. Uluni, asnjë koleg nuk ju jepet e drejta të komentojë fjalën e një kolegu tjetër. Ju nëse e gjeni veten të mbështetur nga kriminele ju bëj thirrje distancohuni. Uluni. Mos bëjmë lojëra. Nuk keni të drejtën të komenti fjalën time dhe të askujt. Nuk kam, pse tju jap fjalën sepse jua dhashë dhe nuk e shfrytëzuat.

Tabaku flet pa mikrofon: Të të vijë turp

Felaj: Zonjë t’ju vijë turp për kolegët tuaj. Ata që thoni janë të ndershëm i njohim për familjarë po janë kriminele të pashpirtë. Ishte koha të ulnit kokën dhe të mos flisnit për këtë që keni bërë.

jorida tabaku ermonela felaj vrasje ne fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj