LIVE UPDATES
Politike

"Të tillë do e konsiderojmë deri në fund"/ Berisha: Ne kemi një problem të madh personal me Dumanin, ai është armik i egër i votës së lirë

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se nëse Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, Dumani është avokat i dhunimit. Sipas tij, Dumani është avokati më i shëmtuar i korrupsionit.

27 Tetor 2025, 20:03 Nga E. D
"Të tillë do e konsiderojmë deri në fund"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita ka një problen me Kreun e SPAK, Altin Dumanin, pasi ky i fundit është armik i egër i votës së lirë. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se nëse Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, Dumani është avokat i dhunimit. Sipas tij, Dumani është avokati më i shëmtuar i korrupsionit.

"Po, të dashur qytetarë, ne kemi një madh personal me të! Problemi im dhe i gjithë këtyre dhe i gjithë popullit opozitar është se ky është një armik i egër i votës së lirë. Sepse në qoftë se Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, ky është avokat i dhunimit. Dosjet ndërkombëtare, të publikuara në të gjitha mediat e botës, i amnistoi. Në atë kohë kam deklaruar publikisht se është armik i egër i opozitës dhe u garantoj se të tillë do e konsiderojmë deri ditën e fundit tonë. Aty flitej për Ulsiun, flitej për Edi Ramën, për Pjerinin, për të gjithë me radhë. Dhe që të gjithë janë, nuk kanë kryer asgjë, sepse ia bënë armikut, opozitës.

Dhe do e paraqisni ju atë këtu, bastardë të Arben Rakipit. Po si mundet kjo? Rri aty këtu se i kam këtu për ty... do i lexoj për ty tani... Pra, a e dini ju se ai del dhe mburrem se unë i sekuestrova këtij apo atij apartamentin?
Po 400 milionë euro e djegësave? A e dini ju se ai vjen këtu dhe mburret se kemi sekuestruar 60 e ca milionë euro? Po vetëm Franc Çopja kishte 6 miliardë mor. Po ku i gjeti paratë Fatmir Troplini për t’i dhënë leje Edi Rama për 5 kulla dhe 12 ndërtime të tjera në tokë publike?

Ai është avokati më i shëmtuar i korrupsionit. Doni ju të dini disa tregues se ai foli për tregues këtu sikur po lexonte ndonjë portal. Indeksi i përgjithshëm i shtetit ligjor, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta në botë. Në vitin 2024, Shqipëria renditet 37 vende më poshtë sipas World Justice Project. Treguesi i korrupsionit në vitin 2015, Shqipëria renditej e 78-a, në vitin 2025, Shqipëria renditet 29 vende më poshtë. Për ndërhyrjen e qeverisë, për pavarësinë që flisni ju, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta, në vitin 2024, Shqipëria renditet e 106-a, përkeqësim 100 përqind.

Në zbatimin e ligjit, Shqipëria renditej në vitin 2015 në pozicionin 86, në vitin 2024 në pozicionin 114. Në të drejtat civile, Shqipëria renditjen në vitin 2015 në vendin e 55, kurse në vitin 2024 renditet në vendin e 101.
Për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale, Shqipëria renditej në vitin 2015 në vendin e 46, renditen në vitin 2024 në vendin e 92, 100 përqind përkeqësim. Për ndërhyrjen në drejtësinë penale te Skapistët, Shqipëria renditej në vitin 2015 në vendin e 62, kurse në vitin 2024, renditet në vendin 106 apo 44 vende më keq," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj