LIVE UPDATES
Politike

Tensione "elektorale" në Lezhë/ Ndocaj: Nënkryetari i bashkisë në tentativë për të blerë vota! Ndreu: Bandat e PD vazhdojnë të provokojnë pa asnjë shkak

Kandidati për deputet Eduart Ndocaj pretendon se ka kapur në tentative për të blerë vota nënkryetarin e Bashkisë së Lezhës dhe Drejtorin e KESH-it. 

6 Maj 2025, 10:17 Nga r.ll
Tensione "elektorale" në Lezhë/ Ndocaj: Nënkryetari i
foto nga incidenti

LEZHË- Një situatë e tensionuar lidhur me fushatat elektorale të partive ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Sipas raportimeve, janë përfshirë në debat 2 grupe, grupi i Eduart Ndocajt dhe një grup ku ishte i pranishëm dhe nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Gjini.

Në një postim në rrjete sociale, kandidati për deputet Eduart Ndocaj pretendon se ka kapur në tentative për të blerë vota nënkryetarin e Bashkisë së Lezhës dhe Drejtorin e KESH-it. 

"Sot, së bashku me ekipin tim, kemi kapur në flagrancë Nënkryetarin e Bashkisë së Lezhës dhe Drejtorin e KESH-it, në tentativë të qartë për blerje votash në qytetin e Lezhës. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit aktual: një sistem i kalbur, që përpiqet me çdo mjet të shpëtojë veten, duke përdorur paratë publike për të blerë ndërgjegjen e njerëzve. Ata nuk kanë më as frikë, as turp — sepse e dinë që në 11 maj po vjen fundi i këtij abuzimi. I bëj thirrje të drejtpërdrejtë SPAK-ut të veprojë pa vonesë, të hetojë këtë rast dhe të çojë para drejtësisë jo vetëm autorët në terren, por edhe urdhëruesit e tyre politikë.
Vota është e shenjtë dhe qytetarët e Lezhës nuk do të lejojnë të tjetërsohet me lekët e pushtetit. Lezha nuk trembet, nuk blihet — Lezha do ndryshim!", shkruan Ndocaj në videon e postuar. 

Ndërkohë sipas policisë së Lezhës, zyrtarëve të PS-së nuk i janë gjetur asgjë që vërtetojnë akuzat.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai shprehet në postimin e tij se njerëzit e PD po provokojnë tensione pa asnjë shkak.

POSTIMI I PLOTË I NDREUT: 

Banda te PD vazhdojne te provokojne klime tensioni pa asnje shkak ne Lezhe! Bllokime rrugesh duke kufizuar levizjen e lire te njerezve jane bere shqetesuese! Bile nje nate kane ndaluar dhe punonjes policie!

Mbreme kane bllokuar rrugen me rrugace Zv kryetarit te Bashkise Lezhe Fatjon Zefi, Kryetarit te PS Kolsh Andi Marku! Moslejimi i levizjes ne zonat e veta dhe bllokimi i rrugeve me alibine idiote se po blihen vota, eshte shkelje flagrante e ligjit, dhe provokacion per te tensionuar fushaten ne kushtet e pamundesise per te siguruar mbeshtetjen elektorale! Ju bej thirrje anetareve te PS te ruajne qetesine! Organet ligjzbatuese te marrin masat perkatese ndaj kujdo qe kufizon lirine e levizjes se cdo qytetari!

Karvane me makina me militante dhe arme levizin naten duke bere presione. Pse nuk duhet ne te aludojme se po bejne presion dhe po levizin duke blere vota?! Keto jane sjellje te shemtuara qe nuk nderojne kulturen e lezhjaneve! Pseudo gangstere te ardhur gjoja me force elektorale, do shfryhen si tullumbace me 12 Maj!

Bllokimi i rruges se Zv Kryetarit te Bashkise Fatjon Zefi, i cili njihet si nje nga djemte me me integritet ne Lezhe, eshte vetedemaskimi me i qarte i farses se ashtuquajtur, “mbrojtje vote”! Lezha sjua ka borxh kete sjellje primitive dhe provokim te ulet! Ne nuk do te biem ne batakun e provokacioneve tuaja, megjithese e keni mbushe kupen! Por policia, prokuroria te veprojne sipas ligjit!

eduart ndocaj pjerin ndreu lezhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj