Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dyja kronikat, kryeministri Rama i ka 'skanuar' dhe i konsideron ‘gjoba’. Për fermerët, ai shkruan se jo të gjithë presin frutorët, ndërsa për familjen që jeton në konteiner, Rama thotë se poi a ndërton bashkia shtëpinë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer në një ‘redaktor’ të kronikave të TopChannel dhe të News24. Pas vizitës që zhvilloi në Korçë ku bisedoi me të rinjtë dhe bëri propagandë për bujqësinë, kreu i qeverisë është përballur me kritikat e një prej televizioneve kombëtare në vend. Dy ishin kronikat që kritikonin punët e kreut të qeverisë, më konkretisht, për tregtimin e mollëve dhe për strehimin e personave që u shembi tërmeti shtëpitë.
Në njërën prej tyre, vetë fermerët, me zë e me figurë flasin për News24 dhe hedhin poshtë deklaratat e Ramës që thotë se Shqipëria po eksporotn mollë, kur në fakt, frutoret në vendin tonë, po pritet. Ndërsa kronika tjetër flet për një familje që vijon të jetojë në konteiner, pasi tërmeti i shembi banesën. Të dyja kronikat, kryeministri Rama i ka 'skanuar' dhe i konsideron ‘gjoba’. Për fermerët, ai shkruan se jo të gjithë presin frutorët, ndërsa për familjen që jeton në konteiner, Rama thotë se poi a ndërton bashkia shtëpinë.
Kronika e News24:
Teksa kryeministri Rama bënte propagandë për arritjet e bujqësisë në një takim me fermerë në Dvoran të Korçës, në një fshat tjetër të qarkut, fermerët sharrojnë drurët e mollës. “Shteti po na mbyt”, thonë ata, duke shtuar se në kushtet e mungesës së tregut, s’iu mbetet veçse të braktisin kultivimin e këtij fruti për të cilin Korça është e njohur. “Bujqësia sot është si asnjë vit dhe asnjë ditë më parë deri më sot’”, tha Rama. Kjo deklaratë e kryeministrit Rama në takimin me fermerë të Korçës, bie ndesh me realitetin në zonën e Devollit, e njohur kryesisht për prodhimin e mollëve. “Ne po presim mole, se i shesim me 30 leke, shteti s’na ndihmon dhe ne kemi filluar t’i presim.. me këtë kohe qe erdhi s’ja vlen t’i mbajmë, nuk na del as mundi as djersa as shpenzimet.”, tha një fermer. Shefi i qeverisë foli për fonde të larta të mbështetjes ndaj fermerëve, por pjesa më e madhe e tyre ka parë si mbështetje vetëm subvencionimin e naftës. “Është e rëndësishme që të ndaj me ju, që bujqësia këtë vit është mbështetur me fondin më të lartë të mbështetur ndonjëherë, që është gati 50 milionë dollarë dhe 50% më shumë sesa fondi i miratuar në fillimit viti për shkak të, natyrisht, krizës dhe për shkak të nevojës për të mos i lënë fermerët vetëm, duke iu dhënë 8 milionë litra naftë pa taksa. Pra falas!”, tha Rama. Ndërkohë, një fermer tha se: “Vetëm subvencionin për naftën kemi marrë, asgjë tjetër”. Ata që hedhin mollët, sipas kryeministrit janë fermerë që kanë dështuar në punën e tyre. “Ata fermerë të cilët dalin dhe hedhin mollët, që nuk i shesin nuk janë aktorë, janë njerëz realë, janë fermerë që e bëjnë përpjekjen e tyre, por që dështojnë, por kjo është njëra pjesë e të vërtetës”, pohoi Rama. Nga ana tjetër një grua tha se: “Shteti pooo shteti ndihme e madhe, shteti të mbyt, po i presim sa të blejmë drutë 80 leke. Ndërkohë një tjetër shton se; “Mollët kemi filluar t’i presim, shpenzoj 3 mln lekë edhe nuk marr as 1 mln lekë. Njeri s’na pyet, as treg s’ka…”. Rama foli me shifra konkrete kur tha se synohet që brenda këtij viti të arrihen gjysmë miliardë lekë eksporte bujqësore shqiptare. Por fermerët thonë se nuk arrijnë t’i çojnë mollët as deri në Tiranë. “Imagjinoni, e kemi filluar këtë punë me 120 milionë euro eksporte, jemi sot duke i parë, eksportet bujqësore flas, jemi duke i parë javë pas jave sepse edhe mund t’i arrijmë që këtë vit, gjysmë miliardi. Gjysmë miliardi eksporte bujqësore Shqipëria, e cila deri dje i kishte lenë fermerët rrugëve, ju e dini shumë mirë.”, tha një fermer. “Në Tiranë gjen molle italiane. Po i futi mollët pa akcizë, tregtarët i marrin lirë andej dhe i sjellin këtu. Nafta u ngrit, lum ata që shesin motorseka, që po presin drutë”. “Këto janë shifrat, këto janë faktet, por ndërkohë këto nuk duan të thonë aspak që ne jemi të kënaqur, që bujqësia po lulëzon.”, pohoi Rama. “Rri tërë ditën me burrin në rruge të shesim ndonjë kile molle.”, tha fermerja. Ndërkohë që fermerët presin drurët frutore pasi nuk arrijnë të nxjerrin as mundimin e as shpenzimin, kryeministri paralajmëron vendosjen e një takse shumë të lartë nëse toka nuk punohet apo nuk jepet me qira.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!
Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë! pic.twitter.com/uimGmGi3lH
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022
Kronika e dytë e TopCahnnel:
“Dua shtëpinë time, për fëmijët e mi…”, është kjo lutja që Dëshire Murati nga Shullazi në Milot e cila prej tre vitesh nuk e ka një çati mbi kokë, i drejton shtetit. Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i shkatërroi banesën, që vijon të ketë ende statusin ‘e pabanueshme’ nga autoritetet. Për mëse dy vite e gjysmë, familja e saj me 5 anëtarë e ka kaluar jetën në çadër, ndërsa prej pak muajsh janë vendosur në një konteiner, në kushte tejet të vështira. Për mikrofonin e Top Channel, Dëshire Murati ka sot vetëm një dëshirë, që ajo e familja e saj të kenë një strehë ku të jetojnë, që fëmijët e saj të kenë kushte si të gjithë bashkëmoshatarët e saj për të mësuar. Kanë qenë dy vitet më të vështira të jetës sonë. Fëmijët nuk kishin ku të studionin, nuk kishin ku të laheshin, në akull borë e furtunë. Falenderoj atë që vuri dorën në zemër që na solli konteinerin, që të paktën nuk është si cadra”, tregon ajo për Top Channel, ndërsa thotë se bashkëshortin e ka të sëmurë, ndërsa vetë është astmatike. “Dua shtëpinë që fëmijët e mi të gëzohen një ditë, zemrën e kanë të copëtuar se nuk kanë ku të mësojnë, s’kanë ku të jetojnë. I bëj thirrje shtetit se dua shtëpinë time. Për shtëpinë e vjetër na kanë thënë për ta shembur. Jemi duke pritur, por ata heshtin, tokën e kemi e letra me të gjitha. Pse heshtin? Dua shtëpinë time, vetëm këtë kërkesë kam. Dua të drejtën time,” -shprehet ajo.
Statusi i dytë i Ramës::
Gënjeshtra më e madhe është gjysëm e vërteta! Familja trajtohet me bonus qeraje! S’ka pranuar te levizi, bashkia i ka çuar kontenier. S’ka pranuar as të marrë grantin ta ndërtojë vetë shtëpinë që tani po ia bën bashkia. Po këto publiku s’duhet t’i dijë se duhet rrëzuar qeveria!
Gënjeshtra më e madhe është gjysëm e vërteta! Familja trajtohet me bonus qeraje! S’ka pranuar te levizi, bashkia i ka çuar kontenier. S’ka pranuar as të marrë grantin ta ndërtojë vetë shtëpinë që tani po ia bën bashkia. Po këto publiku s’duhet t’i dijë se duhet rrëzuar qeveria! pic.twitter.com/gyZTX9c7K5
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë porositë për protestën e 12 nëntorit që është pa...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është bashkëpuntor i Presidentit Aleksandër V...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se demokratët shkojnë vetëm për hir të zgjedhës...
Sali Berisha TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha tha se ajo që ka nisur me kryeministri Edi Rama tashmë është një betejë. ...
Edi Rama KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka biseduar me të rinjtë ditën e sotme në lidhje me zhvillimet teknologjike dhe ...
Edi Rama KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me reformat që ka marë bota e sheh më ndryshe Shqipërinë. G...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti do të dorëzojë ditën e nesërme kandidaturën për të marr&eum...
Edi Paloka TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se pas mbështetëzve të deputetit...
Edi Paloka TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se fillimisht negociatat nuk i ka bërë me deputetin Gazment Bardhi, p...
Edi Paloka TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Plaoka thotë se e kanë zgjidhur çës...