LIVE UPDATES
Politike

Tryeza e diskutimit me biznesmenë dhe profesionistë/ Bylykbashi: Modeli qeverisës është bazuar në piramidë korrupsioni të strukturuar nga kryeministri

Gjatë fjalës së tij Bylykbashi u shpreh se bizneset janë në një situatë tejet të vështirë dhe kjo situatë sipas tij ka ardhur sepse janë viktima të një modeli qeverisës i cili është bazuar në një piramidë të strukturuar nga kryeministri.

3 Prill 2024, 18:15 Nga N.F
Tryeza e diskutimit me biznesmenë dhe profesionistë/  Bylykbashi:
Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka marrë pjesë ditën e sotmë në një takim të zhvilluar në lidhje me biznesin, ndërmarrjen dhe inovacionin. Gjatë fjalës së tij Bylykbashi u shpreh se bizneset janë në një situatë tejet të vështirë dhe kjo situatë sipas tij ka ardhur sepse janë viktima të një modeli qeverisës i cili është bazuar në një piramidë të strukturuar nga kryeministri.

Ai mëtej shtoi se korrupsioni ka marrë përmasa të një grabitjeje haptasi që ndodh jo nëpërmjet marrëveshjesh okulte midis një zyrtari dhe një privati, por është diçka që ndodh me vendime qeverie, me ligje për persona. Deputeti demokrat tha se i gjithë sistemi qeverisës është vendosur në funksion të interesit grabitës të kryeministrit dhe shpurës së tij.

Fjala e plotë:

Ju falënderoj që keni ardhur në këtë takim të biznesit, ndërmarrjes dhe inovacionit pranë PD. Ky takim është me përfaqësues të biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh dhe me profesionistë të lirë të cilët të gjithë bashkë janë në një situatë tejet të vështirë. Është një situatë që ka ardhur jo thjesht sepse ka një krizë ekonomike, por sepse janë viktima të një modeli qeverisës i cili është bazuar në një piramidë të strukturuar nga kryeministri e poshtë të korrupsionit.

Është një mekanizëm i cili ka zhdukur tashmë çdolloj diskutimi në lidhje me nocionet se çfarë është korrupsioni. Tashmë korrupsioni ka marrë përmasa të një grabitjeje haptasi që ndodh jo nëpërmjet marrëveshjesh okulte midis një zyrtari dhe një privati, por është diçka që ndodh me vendime qeverie, me ligje për persona, ku i gjithë sistemi qeverisës është vendosur në funksion të interesit grabitës të kryeministrit dhe shpurës së tij.

Është një sistem që është i bazuar thelbësisht mbi ndjesinë e mosndëshkimit. Është një ndjesi e mosndëshkimit të këtyre zyrtarëve të cilët kanë marrë përsipër të luajnë dhe rolin e mercenarit të korrupsionit, pra nuk janë persona që thjesht përbëhen rrugës. Përzgjidhen në mënyrë të qëllimshme në mënyrë të lartë, sepse ky sistem kërkon shumë njerëz që marrin përsipër, pra ideja nuk është e një angazhimi politik, por e një ideje të qartë që futen për të grabitur për pjesën ë tyre për të lënë atë që kërkon kryeministri në këtë aferë gjigante korruptive që quhet qeverisje në Shqipëri.

Paraja publike nuk administrohet nëpërmjet garës së hapur, e cila do të jepte mundësinë e të gjithëve të konkurronin. Në pjesën e PD, futja e prokurimit publik elektronik 100% brenda vitit të parë solli këto të dhëna. U tetëfishua numri i kompanive që hynin në garë publike për fondet publike, dhe nga ana tjetër u kursye më shumë se 20% e fondit limit. Dhe po flasim për shifra gigante të kursyera.

Kurse sot, e gjitha jo vetëm që nuk ka më një konkurrencë dhe garë të hapur, por për shkak se nuk ekziston më jo vetëm frika por është e planifikuar ajo që ju po shihni sot me skandalin e kompanisë 5D, por edhe në të gjitha historite e tjera të korrupsionit që kanë plasur këto kohë tregojnë që janë skema që janë të mirëkonceptuara duke filluar që nga kryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Durrësit e të tjerë me radhë, ministritë, të gjitha funksionojnë me një koncept dhe janë njerëz që marrin përsipër që në shkëmbim të parasë që do t’u jepet janë gati të bëjnë edhe punë. Prandaj i quaj mercenarë të korrupsionit.

Pra, i gjithë ky është një mekanizëm qeverisjeje që prodhon nga ana tjetër shumë kosto të larta për biznesin. Janë kosto korrupsioni, por më pas qeverisë nuk i del më llogaria. Qeveria nëpërmjet PPP dhe koncensioneve ka sjellë një shuarje të ndarjes midis publikes dhe privates.

bylukbashi rama korrupsion biznese

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj