Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ai propozoi të mbahet një deklaratë apo një prononcim për distancimin nga kjo sjellë që ka bërë Bushka sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve.
TIRANË- Deputetja socialiste njëkohësisht drejtuese e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka munguar sot në komisionin parlamentar. Një ditë më parë Bushka u thirr në SPAK pasi po hetohet për veprime që pengojnë zbardhjen e drejtësisë.
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha në komision se thirrja e kryetares Bushka në SPAK nuk mund të kalojë në heshtje. Ai propozoi të mbahet një deklaratë apo një prononcim për distancimin nga kjo sjellë që ka bërë Bushka sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve.
"Ky komision do të duhet të kishte pasur një qëndrim dhe nuk mund të kalojë në një gjendje kaq të heshtur. Të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve mazhorancë dhe opozitë së bashku të bënim një deklaratë të distancimit. Është e paimagjinueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të jetë personi që ka kryer veprime në kundërshtim të hapur me ligjin. Kudo mund ti ndodhë, por me një vetëdije të paparë në pengimin e hetimit të drejtësisë për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, kjo është e paimagjinueshme, e pafalshme. Prandaj unë do të kërkojë nga ju zoti drejtues i këtij komisioni që të kemi një deklaratë apo një prononcim që të distancohemi nga kjo sjellë që ka bërë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve.", tha Sula.
Një ditë më parë deputetja Klotilda Bushka është marrë në pyetje për 4 orë nga prokurorët e SPAK. Pasi doli nga Prokuroria, Bushka u pyet nga gazetarët në lidhje me dëshminë e saj, por refuzoi të përgjigjet.
Në një nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS-së Bushka i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoreshën e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka. Bushka tha në mbledhjen e Grupit të PS-së se ajo është takuar me Ina Goxhajn dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta. Pavarësisht deklaratave të saj pak ditë më parë u publikua edhe një foto e Bushkës, në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën.
intervista GREQI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën greke "To Manifesto"...
Pamjet TIRANË- Dosje të shumta nga bashkia Tiranë janë larguar me kamion ditën e sotme. Në videon e mëposhtme ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" i është përg...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" i është përgjigju...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy"ka folur në lidhje me hapjen...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se sot ka prova të padiskutueshme të pavarësisë të punës së Prokuroris&e...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" foli në lidhje me pensionet...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" u shpreh se ai është në...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa komenteve në platformën e rrjeteve të tij sociale, ku nj&...
edi rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama në daljen e tij drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale tha se sot ministritë nuk b...