LIVE UPDATES
Politike

“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, PD: U lanë jashtë punëve publike kompanitë e huaja, SPAK të hetojë

Në një dalje për mediat, zëdhënësja për antikurrupsionin në PD, Genta Vangjeli denoncoi se disa kompani të huaja u lanë jashtë punëve publike për shkak të ekuivalentimit të licencave.

27 Prill 2024, 14:00 Nga M.B
“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, PD: U lanë
Genta Vangjeli

TIRANA- Partia Demokratike ka vijuar sot me denoncimet ndaj qeverisë. Në një dalje për mediat, zëdhënësja për antikurrupsionin në PD, Genta Vangjeli denoncoi se disa kompani të huaja u lanë jashtë punëve publike për shkak të ekuivalentimit të licencave. Vangjeli i bëri thirrje SPAK që të hetojë këto procedura.

DENONCIMI:

Urdhëri nr 415 i dt. 18 Dhjetor 2019 i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, PËR APLIKIMIN VETËM ONLINE TË DISA SHËRBIMEVE përfshin Aplikimin për ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim.

Nëse shohim aplikimin online në e -Albania mund të verifikohet lehtësisht se koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 35 deri 38 ditë.

I njëjti afat prej 38 ditësh nevojitet për ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim.

Sipas Open Data nga 1 janar 2020 deri tani janë prokuruar në të gjithë vendin 3449 procedura për punë civile me fond 2.4 miliard euro të cilat kishin si kusht skualifikues ekuivalentimin e licencës për zbatim punimesh në ndërtim, ndërkohë afati për dorëzimin e ofertave ishte gjithnjë më pak se 35 ditë.

Si dhe 1541 procedura me fond 81 milion euro u prokuruan në të gjithë vendin për studime- projektime, mbikëqyrje e kolaudime punimesh ndërtimore, ndërkohë që afati për dorëzimin e ofertave ishte më pak se 35 ditë.

Të gjithë Autoritetet Kontraktore të cilët kanë vendosur si kriter skualifikues në dokumentet e tenderit ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim si dhe ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim, me dije kanë skualifikuar nga gara pjesëmarrjen në prokurim të operatorëve të huaj me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

neni 2 pikat c, ç, neni 3 pika 1 dhe 2, neni 21 pika 1, neni 87 pika 4, neni 102 pika 2 dhe të gjitha këto veprime shoqërohen me penalitete sipas nenit 132 të ligjit.

Autoritetet kontraktore nuk morën në konsideratë nevojën për të garantuar aksesueshmëri të të gjitha kategorive të përdoruesve, duke përfshirë operatorët e huaj, nuk nxitën pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik dhe as konkurrencën ndërmjet tyre.

Autoritetet kontraktore nuk garantuan trajtim të barabartë dhe jodiskriminues edhe për operatorët e huaj duke mos vepruar me transparencë e në mënyrë proporcionale.

Por shmangën me vetëdije dhe keqdashje zbatimin e ligjit duke ngushtuar në mënyrë artificiale konkurrencën. Konkurrenca konsiderohet se është ngushtuar artificialisht kur prokurimi përgatitet me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar si rasti konkret. Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara për procesin e rindërtimit nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara në mbarë vendin për punë civile dhe studime projektime, mbikëqyrje e kolaudime nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj të cilët u kufizuan nga gara për shkak të afatit të ekuivalentimit të licencave i cili tejkalonte afatin e fundit për dorëzimin e ofertave. Si duhet të reagojmë kur korrupsionin e bën me vetëdije shteti dhe institucionet e tij, kur korrupsioni merr formën e ligjit të shkruar si njoftimet e Albania-s, apo dokumenteve të tenderit të hartuara nga autoritetet kontraktore..

A ka ndonjë reagim nga Spak për këto denoncime korrupsioni… A ka ndonjë reagim nga strukturat ndërkombëtare të cilat prononcohen për protestat por kurrë për korrupsionin kaq madhor që është arsyeja e këtyre protestave…

genta vangjeli


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj