Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se është momenti që të vendosen standardet e reja europiane. Ndërkohë që ka shtuar se gjuha e urrejtjes duhet të marrë fund dhe se ky duhet të jetë Kuvendi europian.
TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Kuvendit Niko Peleshi ka deklaruar se tashmë është radha e tyre që të jenë në familjen evropiane. Gjatë fjalës së tij të parë si kryetar i Kuvendit, Peleshi theksoi se objektivi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të udhëheqë diplomacinë parlamentare.
Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se është momenti që të vendosen standardet e reja europiane. Ndërkohë që ka shtuar se gjuha e urrejtjes duhet të marrë fund dhe se ky duhet të jetë Kuvendi europian.
"Besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit është nder dhe përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi dhe përkushtim. Përvoja ime e punës në parlament dhe qeveri, dijet dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të këtij vendi, në shërbim të Shqipërisë dhe qytetarëve. Për të shërbyer në këtë moment historik, angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar me përkushtim çdo ditë. Falenderoj Spiropalin për punën e saj gjatë vitit të fundit të legjislaturës së kaluar. Falënderoj të gjithë deputetët pavarësisht votës pro apo kundër. Do të bëj gjithçka mundem për të garantuar punën e drejtë në Kuvend.
Sot është radha jonë të hapim dyert e Shqipërisë në familjen europiane, do të ecim me transparencë, gjithëpërfshirje në çdo hap. Shqipëria është një nga popujt më proeuropian në Evropë. Ky nuk është thjesht një betim, por një angazhim që kërkon punë të pandërprerë drejt rrugëtimit europian që është më afër se kurrë në këtë histori. Në këtë rrugëtim, Kuvendi është një institucion shumë i rëndësishëm," tha Peleshi.
Niko Peleshi TIRANË- Niko Peleshi, pasi u zgjodh si Kryetar i Kuvendit mori fjalën në seancë. Sapo Peleshi nisi të flasë dem...
Kuvendi TIRANË- Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Peleshi u zgjodh kryetar pas një votimi të fshehtë. Ai ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Shtet...
TIRANË- Teksa deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, deputetët...
pamje nga kuvendi TIRANË- Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin, por gjatë leximit t&...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në proce...
parlamenti TIRANË- Parlamenti hapi dyert ditën e sotme për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seanc...
Kuvendi TIRANË- Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr ditën e sotme dorë nga mandati i tyre. Ndërkohë që sipas...
Tom Doshi TIRANË- Dy deputetë të PSD-së kanë hequr dorë nga mandati i tyre. Mësohet se deputetët që kan&e...
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare ka nisur pasditen e sotme. Mësohet se në seancën e sotshme, deputetët do të betohen. Nd&...