LIVE UPDATES
Politike

"Presidentët ushtarakë"/ Nga Zogu te Moisiu e Nishani, "uniforma" fatsjellëse për të drejtuar Pallatin e Brigadave

Para tij, postin e Presidencit e kanë mbajtur edhe tre ushtarakë. Bëhet fjalë për të ndjerin Bujar Nishani, Alfred Moisiun dhe Ahmet Zogun.

3 Qershor 2022, 19:30 Nga F.M
"Presidentët ushtarakë"/ Nga Zogu te Moisiu e Nishani,
Bajram Begaj, Bujar Nishani, Alfred Moisiu dhe Ahmet Zogu

TIRANË- Shefi i Shtabit të Ushtrisë Bajram Bega është emri që socialistët kanë përzgjedhur mes 26 kandidaturave për të zëvendësuar Ilir Metën në krye të Presidencës. Për të tretën herë, socialistët do t’i japi Shqipërisë një President që vjen nga shkolla ushtarake. Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi. Gradën “Gjeneral Major”, Begaj e mori nga presidenti Ilir Meta në korrik të vitit 2020, duk u bërë kështu edhe mjeku i parë që arrin të marrë gradën më të lartë në vend.

Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash. Para tij, postin e Presidencit e kanë mbajtur edhe tre ushtarakë. Bëhet fjalë për të ndjerin Bujar Nishani, Alfred Moisiun dhe Ahmet Zogun.

Bujar Nishani

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë post përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017. Në këtë post erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik. Ai ka mbajtur pozitën e ministrit të Brendshëm në vitin 2007 dhe në vitin 2011, ndërsa atë të ministrit të Drejtësisë në vitin 2009. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988.

Alfred Moisiu

Alfred Moisiu u zgjodh president në 2002. Moisiu u lind më 1 dhjetor 1929 në Shkodër, i biri i Spiro Moisiut. Më 1949 – 1951 qe instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Më 1958 – 1966 qe oficer në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes. Më 1966 – 1971 u caktua komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë. Më 1971 – 1981 qe drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1981 – 1982 qe zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më pas komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel deri më 1984. Më 1985 deri më 1991 nxirret në pension. Më 1991 – 1992 u emërua ministër i Mbrojtjes. Më 1992 – 1994 qe këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Më 1994 – 1997 zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes dhe po nga 1994 deri më 2002 president i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut. Rinxirret në pension më 1997 deri më 2002, kur dhe u zgjodh President i Republikës nga parlamenti më 24 qershor dhe mori detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi.

Ahmet Zogu

Ahmet Zogu, Mbreti i Shqiptarëve (Burgajet, 8 tetor 1895 – Paris, 9 prill 1961) i lindur Ahmed Muhtar bej Zogolli, e që pas vitit 1922 u njoh thjesht si Ahmet Zogu, ishte udhëheqësi i Shqipërisë nga 1922 deri më 1939. Ai së pari shërbeu si kryeministër shqiptar (1922–1924), pastaj si president (1925–1928), dhe së fundi si mbret (1928–1939). Zogu u bë aktiv në ngjarjet e vendit që në moshë të re. Në krye të matjanëve u nis të ndihmonte qëndresën në mbrojtje të Shkodrës gjatë Luftës së Parë Ballkanike, më tej gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi përkrah ushtrisë austro-hungareze që kishte pushtuar dhe administronte një pjesë të territoreve shqiptare. Më 21 janar të vitit 1925 Kuvendi Kushtetues vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Republikë Parlamentare dhe më 31 janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet President. Shqipëria nga ky moment do të ishte për herë të parë në historinë e saj Republikë. De jure Shqipëria ishte Republikë Parlamentare por de facto ishte Republikë Presidenciale pasi Ahmet Zogu ishte President dhe Kryeministër njëherazi. Asambleja Kushtetuse më 1 shtator 1928 vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri Demokratike, Parlamentare dhe e Trashëgueshme dhe Mbreti i shqiptarëve ishte Zogu I.

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni