LIVE UPDATES
Politike

"Skuadrat janë në terren"/ Përmbytjet, Balluku në Fier: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur

Balluku shtoi gjithashtu se gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të Emergjencave Civile, por edhe të gjithë grupeve të tjera.

13 Janar 2026, 17:13 Nga E. D
"Skuadrat janë në terren"/ Përmbytjet, Balluku në
Belinda Balluku

FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në Fier. Ajo është takuar me banorë dhe nënvizon se strukturat janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Në një prononcim për mediat, Balluku tha se të gjithë ata banorë të zonave të përmbytura që kanë nevojë për mbështetje përsa i përket ushqimit të bagëtive, të kontaktojnë menjëherë me pushtetin vendor, pasi janë në dispozicion dhe rezervat e shteti gjithçka që mund t'i vijë në ndihmë, qoftë për nevojat personale, por edhe për ushqimin e bagëtive.

Balluku shtoi gjithashtu se gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të Emergjencave Civile, por edhe të gjithë grupeve të tjera. Në fund, ajo theksoi se Forcat e Armatosura kanë pas një rol të jashtëzakonshëm në gjithë këto ditë të vështira dhe sfiduese pothuajse në gjithë vendin.

Prononcimi i Ballukut:

Falënderoj të gjithë gazetarët e terrenit të Qarkut të Fierit që kanë qenë gjatë gjithë kohës pranë skuadrave të Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, pushtetit vendor, prefekturës, deputetëve dhe kujtdo tjetër që ka qenë këtu.

Jemi, ta quajmë, në një stad përmirësimi të situatës, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Sigurisht këtu jemi shumë afër hidrovorit dhe kjo është një zonë ku vazhdon të ketë prezencë të ujit. E rëndësishme është që 20 banesa që janë prekur asnjë nga qytetarët nuk është dëmtuar. Është bërë evakuimi i plotë i të gjithë banorëve të zonës.

Kishim para pak orësh një situatë me dy barinj, të cilët nuk arrinim ti kontaktonim, megjithatë ata janë gjetur, janë të sigurt. Gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të Emergjencave Civile, por edhe të gjithë grupeve të tjera. Forcat e Armatosura kanë pas një rol të jashtëzakonshëm në gjithë këto ditë të vështira dhe sfiduese pothuajse në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, nuk parashikohet në dy-tre ditët në vazhdim që të ketë reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar edhe dëmtimet që kanë ndodhur në argjinatura. Para pak po diskutonim me inxhinierët e bordit të kullimit, përsa i përket kësaj situate. Gjithsecili është në pozicionin e vet, në krye të detyrës, duke ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Duhet që të bëjmë me dije që të gjithë ata banorë të zonave të përmbytura që kanë nevojë për mbështetje përsa i përket ushqimit të bagëtive, të kontaktojnë menjëherë me pushtetin vendor, pasi janë në dispozicion dhe rezervat e shteti gjithçka që mund t'i vijë në ndihmë, qoftë për nevojat personale, por edhe për ushqimin e bagëtive. Ne jemi në terren gjatë gjithë kohës. Skuadrat janë këtu. Do të vazhdojmë deri në përmirësimin total të kushteve.

Duhet thënë përsa i përket kaskadës së Devollit, është e rëndësishme kjo për t'u thënë, duke qenë se ndikimi i asaj kaskade vjen këtu në lumin Seman, që shkarkimet janë ulur në kuotën minimale, janë më të ulëta se prurjet që ka kaskada në këto momente. Kompania Statkraft na është përgjigjur thirrjes tonë pikërisht për ti ulur sa më shumë shkarkimet dhe për të pasur një menaxhim të mirë, ashtu siç kemi bërë me kaskadën e Drinit. Kaskada e Drinit është menaxhuar në mënyrën më të mirë duke minimizuar përmbytjet në Fushë Shkodër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kaskadën e Devollit.

Tani do të na duhet që të bëjmë të gjithë riparimet e duhura. Do na duhet që të bëjmë vlerësimin e dëmeve, ashtu siç e kemi thënë, siç e ka thënë kryeministri Rama dhe çfarë është më e rëndësishme më pas, në një mënyrë të drejtë me të gjitha grupet e ngritura nga bashkitë e zonave të prekura nga Emergjencat Civile t'ia dalim për të bërë një shpërndarje të kompensimit që do të jetë ekuvalent i një skeme e cila po ndërtohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, si për banorët që janë prekur banesat, ashtu edhe për dëmet që kanë ndodhur nëpër serra apo tokat bujqësore.

Pyetje: Ndërkohë një dëm i tillë nuk është parë asnjëherë, një vërshim i tillë i ujërave këtu në këtë zonë dhe është çarë argjinatura në disa segmente Kjo do të thotë që duhen investime për riparimin e argjinaturës së Semanit?

Atëherë, kemi dëmtime, se çarje argjinature është pak fjalë më e madhe se ç'duhet në këtë rast. Kemi dëmtime të argjinaturës së Semanit. Padyshim do të duhen riparime të menjëhershme që do të bëhen, siç e dëgjuat se ju ishit këtu me mua, nga inxhinierët e bordit të kullimit që do të bëhen në orët në vazhdim, sapo të ketë rënie të nivelit të ujit dhe më pas do të ketë ndërhyrje akoma më të thella për të përforcuar të gjitha argjinaturat që janë prekur për shkak të këtyre vështrimeve, unë nuk e di nëse është hera e parë që janë kaq shumë vështrime apo jo, por megjithatë është e rëndësishme që të thuhet që janë identifikuar pikat problematike, të cilat do të riparohen menjëherë. Shumë faleminderit të gjithëve!/Dosja.al

permbytjet ne fier belinda balluku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj