LIVE UPDATES
Politike

Vdekja e Besnik Koçiut në burgun “Jordan Misja”/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

Ai është shprehur i bindur se mungesa e masave ndëshkuese është pasojë e, siç e quan ai, “ndërhyrjes” së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në drejtësi, përmes deklarimeve të saj publike.

8 Gusht 2025, 21:55 Nga E. D
Vdekja e Besnik Koçiut në burgun “Jordan Misja”/
Sali Berish

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vdekjes së Besnik Koçiut në burgun “Jordan Misja”.  Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se qelitë janë kthyer në biruca torturash në regjimin narkodiktatorial. Kryedemokrati thekson se seriali i vdekjeve të burgosurve në qelitë e narkoshtetit, është tipar mizor i narkoburgjeve të Ramaduros. 

Postimi i Berishës:

Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës!

Besnik Koçiu vdiq brenda disa ditësh në qelinë e zezë në rrethana tejet të dyshimta. Seriali i vdekjeve të burgosurve në qelitë e narkoshtetit, tipar mizor i narkoburgjeve të Ramaduros!

Të dashur miq. Viktima e radhës e terrorit psikologjik por edhe fizik ndaj qytetarëve që ushtrohet në qelitë e ferrit të narkodiktaturës është Besnik Koçiu, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në rrethana krejtësisht të paqarta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim për veprën penale të plagosjes pa dashje.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot dhe ngre pikëpyetje lidhur me rastin e Koçiut, për sa i përket trajtimit mjekësor të personave të privuar nga liria. Besnik Koçiu, informon ky Komitet, ishte pranuar në IEVP më 16 korrik dhe që në momentin e parë kishte raportuar diagnoza të rënda dhe të njohura mjekësisht si: diabet tip 2 (nën insulinë), hipertension i avancuar, dislipidemi dhe një goditje në tru e kaluar vetëm gjashtë muaj më parë.

Pavarësisht këtyre kushteve, ai nuk u dërgua në një strukturë spitalore, por u mbajt në kushte paraburgimi të zakonshme. Pra faktikisht, kriminelë me uniformë në burgje, direkt ose indirekt, ndihmuan në vdekjen e tij.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, deklaroj se në këtë dramë njerëzore jemi para një vrasjeje shtetërore të radhës në qelitë e zeza, me implikim të qartë, veprim apo mosveprim i narkopersonelit të burgjeve të narkodiktaturës.

Duke dënuar me forcën më të madhe serialin e vdekjeve në qelitë e burgjeve të narkoshtetit të Ramaduros, ju bëj thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB, Komisionit Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës të ndërmarrin një hetim të gjerë e të thelluar mbi kushtet infernale në burgjet dhe qelitë e komisariateve të narkopolicisë së Shqipërisë, sjelljet shtazore të zyrtarëve me uniformë me të burgosurit dhe të ndaluarit në këto burgje dhe qeli të vdekjes.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj