LIVE UPDATES
Aktualitet

Shuhet ish-Presidenti Nishani në Gjermani, 3 muaj i shtruar në spital, lajmi trondit politikën (Reagimet)

Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë.

28 Maj 2022, 14:13 Nga DOSJA
Shuhet ish-Presidenti Nishani në Gjermani, 3 muaj i shtruar në spital,
Bujar Nishani

TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Tre muaj pasi ishte shtruar në një spital në Gjermani pasi vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi e pasojat e Covid-19 që kishte kaluar një vitë më parë, Nishani mbylli sytë e u nda nga kjo jetë duke tronditur politikën në Shqipëri e përtej kufijve.  Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë e sot u vendos që t’i hiqeshin tubat duke e çuar drejt banesës së përjetshme. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua së fundmi. Tre muaj më parë ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shfeqet Ndroqi”, por kur nuk u pa asnjë përmirësim, Nishani u nis me urgjencë drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017. Lajmi i hodhur tronditi dhe selinë blu sot që zgjidhi Kryesinë e Re. Emri i tij ishte mes 46 kandidatëve, porn ë mesditë, Komisioni ndaloi së numëruari votat e Nishanit pasi morën lajmin e hidhur. Me lot në sy, demokratët ulën kokat e mbajtën një minutë heshtje në nderim të një nga bashkëpunëtorëve më të ngushtë të selisë blu që prej ditës së sotme, nuk jeton më. Në familjen Nishani ka dhimbje, pork y lajm i hidhur ka bashkuar të majtë e djathtë me mesazhe ngushëllimi. Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Sali Berisha, demokratë e socialist përcollën ngushëllimet e tyre përmes mesazheve prekëse të postuara në rrjetet sociale. Ngushëllime pati edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, nga politika në Maqedoninë e Veriut e në Kosovë, ku e kujtuan për mbështetjen që Nishani u dha si President, deri në frymën e fundit.

Ngushëllimet shprehur edhe pasardhësi i tij në krye të shtetit, Ilir Meta, Edith Harxhi, Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu, Ina Zhupa, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Oerd Bylkbashi, Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Monika Kryemadhi, Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali. Të gjithë shkruanin njëri pas tjetrit për vlerat që la pas Nishani, Presidenti pozitiv, i qetë e i matur i Shqipërisë. Reagimin e vetëm nga familja e ka bërë mbesa modele e ish-Presidentit, ish-banorja e Big Brother, Beniada Nishani. Ajo shkruante me dhimbje se xhaxhai i saj nuk konsiderohet i vdekur për aq kohë sa vijon të jetojë në zemrat e atyre që e duan. Beniada shprehur mbështetje ndaj vajzës së ish-Kreut të Shtetit, Fiona Nishani.

Ende nuk dihet se kur do të bëhet varrimi i Nishanit apo homazhet. Trupi i tij ndodhet ende në Gjermani e po vijohet me procedurat për sjelljen në Shqipëri. Bujar Nishani la pas të shoqen Odeta, vajzën, Fiona dhe djalin, Ersi.

(a.b;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK