20 Mars 2025, 12:35
Nga B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga marrja në pyetje e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj nga prokurorët e SPAK. Veliaj u paraqit paraditen e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme ku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysëm dhe më pas u nis sërish drejt qelisë së paraburgimit të Durrësit.
Veliaj është marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërkohë që gazetarja Lala thotë që ndaj kryebashkiakut është ngritur një akuzë e re. Sipas Lalës dyshohet se Veliaj ka futur sende të ndaluara në qëlinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është marrë në pyetje në prani të avokatëve të tij.
Arrestimi i Veliajt
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj spak
Politike
20 Mars 2025, 12:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizua...
Politike
20 Mars 2025, 12:26
M.B
Ministrat e Mbrojtjes, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe kroat, Ivan Anušić
BALLKAN- Beogradi dhe P...
Politike
20 Mars 2025, 12:04
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Në një takim të veçantë të organizuar nga Departamenti Brain Gain, Partia Demokratike prezantoi ...
Politike
20 Mars 2025, 11:55
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Në një takim të veçantë të organizuar nga Departamenti Brain Gain, Partia Demokratike prezantoi ...
Politike
20 Mars 2025, 11:53
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka lënë qelinë ditën e sotme për tu marr...
Politike
20 Mars 2025, 11:13
I.A
Veliaj, Halili dhe Rama
TIRANË- Skandali që ka përfshirë Bashkinë Tiranë ditët e fundit po thellohet më shum&e...
Politike
20 Mars 2025, 10:28
B.Z
Rama-Veliaj
TIRANË - Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me përplasjen mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryem...
Politike
20 Mars 2025, 10:24
I.A
TIRANË- Dosja.al ka nxjerr detaje të reja nga furtuna që po ndodh në Bashkinë Tiranë. Burime ekskluzive të Dosja.al, bë...
Politike
20 Mars 2025, 09:23
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se është i vetmi lider shqiptar që ka udhëheq&eu...
Politike
20 Mars 2025, 09:20
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhs...