Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
VIDEO/ Erion Veliaj takon Papa Françeskun në Vatikan: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës
Ndërsa Papa Françesku e shikon i habitur dhe dialogon me të
10 Nëntor 2022, 11:49Nga f.g
Erion Veliaj dhe Papa
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku në Vatikan. Në këtë vizitë, kryebashkiaku ishte i shoqëruar edhe nga skuadra e Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan kështu: “Një kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me Papa Françeskun në Vatikan, me skuadrën e Kryeqytetit të Rinisë - plot kujtime për vizitën e parë apostolike të Pontifex në Tiranë dhe mbresat e një Shqipërie që vrapon në vëllazëri besimesh, pavarësisht së kaluarës së hidhur”.
Ndërkohë që në pamjet e shpërndara nga Veliaj, vetë kryebashkiaku i kujton Papës që është parë me të në Tiranë. Ndërsa Papa Françesku e shikon i habitur dhe dialogon me të. "Jemi parë në Tiranë, faleminderit shumë. E kemi aprovuar ndërtimin e bustit të Shenjtores Nënë Tereza". -i thotë Veliaj.
Prezantimin e detyruar me kryebashkiakun, e bën një nga anëtarët e stafit të Papës, që i thotë: Ky është kryebashkiaku i Tiranës që organizoi vizitën e parë, ka një dhuratë për ju./Dosja.al