LIVE UPDATES
Politike

"Vendi, në një sfidë të jashtëzakonshme për demokracinë"/ Raporti për Shqipërinë, Tabaku: Pengesë kryesore për integrimin europian është qeverisja

Përmes një videomesazhi Tabaku shprehet se pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë mbetet qeverisja aktuale.

9 Korrik 2025, 11:06 Nga E. D
"Vendi, në një sfidë të jashtëzakonshme për
Jorida Tabaku

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për Shqipërinë. Përmes një videomesazhi Tabaku shprehet se pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë mbetet qeverisja aktuale.

Deputetja demokrate vuri në dukje problematikat e thella që përmenden në raport, sipas saj, si presioni mbi administratën publike, blerja dhe intimidimi i votës, përdorimi i burimeve shtetërore në funksion të fushatave elektorale. Tabaku theksoi gjithashtu se sot, 35 vite pas rënies së diktaturës, Shqipëria ende nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira.

Deklarata e plotë e Tabakut:

Shqiptarët çdo ditë sillen si europianë në punë, në përpjekje, në sakrifica. Në çdo aktivitet që kryejnë për familjen e tyre dhe në sjelljen ndaj shtetit. Fatkeqësisht, pengesa kryesore për integrimin europian vazhdon të mbetet qeverisja. Pengesa kryesore e Shqipërisë është mazhoranca aktuale.

Ashtu siç përmendet në raportin e Parlamentit Europian, i cili u diskutua dje dhe po votohet sot Shqipëria është një sfidë jashtëzakonshme për demokracinë dhe institucionet. Nga zgjedhjet me probleme, presioni mbi administratën, blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i shtetit në funksion të fushatës janë të gjitha fenomene që nuk duhet të ekzistonin në Shqipërinë e vitit 2025, por ekzistojnë.

Nga ana tjetër, një tjetër pengesë madhore është korrupsioni. 80% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni e pengon jetën e tyre, kryesisht në shëndetësi, polici, arsim, pronë, hipotekë dhe biznes. Shqipëria ka nevojë për një qasje krejtësisht të re. Për një përfshirje të gjerë. Për reforma që ndihen në ekonomi. Një ekonomi që prodhon për të gjithë, jo për pak njerëz.

Reformat duhen të fillojnë nga biznesi dhe të shkojnë deri tek demokracia me institucione që balancohen, me një parlament që ka rol, dhe akoma më thelbësore me zgjedhje që respektojnë standardet. Sot, 35 vite pas rënies së diktaturës, Shqipëria ende nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira. Ende përdoret partia-shtet në çdo qelizë për të ndikuar e për të manipuluar rezultatin.

Këto janë çështjet kryesore që ngriti raporti i Parlamentit Europian. Këto janë sfidat që ka Shqipëria sot. Dhe kjo është rruga që duhet ndjekur: reforma të thella, gjithëpërfshirëse dhe një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si funksionon shteti. Europa na sheh ndryshe. Ndërkohë që qeverisja vijon të na shohë me lupën e 35 viteve më parë.

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj