LIVE UPDATES
Politike

Vendi që Edi Rama e ble 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Zoti Röller ka qenë këshilltari ekonomik i Angela Merkel për shumë vite në qeverisjen e saj. Ndërsa sot ai është në borderonë e Edi Ramës.

26 Tetor 2025, 23:24 Nga I.A

Vendi që Edi Rama e ble 120 mijë euro në vit me paratë e

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama fluturoi në Berlin dy ditë më parë për të marrë pjesë në një forum të përvitshëm që quhet Berlin Global Dialogue. Shefi i qeverisë i bëri jo pak jehonë aktivitetit dhe sigurisht vendit të tij të veçantë në të.

"Në Berlin Global Dialogue (BGD) - forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes - ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen," shkroi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook.

Rreshtimi i Ramës krah Von der Leyen si dy folësit më të rëndësishëm të takimit, sigurisht që shkon në linjën e propagandës agresive të një udhëheqësi që respektohet gjerëisht në Europë. Dhe Edi Rama i ka mëshuar jo pak kësaj linje, madje edhe publikisht. Por ka respekt e respekt.

Berlin Global Dialogue është një aktivitet i përvitshëm, i cili bashkon udhëheqës të sektorit publik dhe atij privat nga e gjithë bota. Ky forum organizohet nga një ekonomist gjerman i quajtur Lars-Hendrik Röller.

Zoti Röller ka qenë këshilltari ekonomik i Angela Merkel për shumë vite në qeverisjen e saj. Ndërsa sot ai është në borderonë e Edi Ramës.

Dy vjet më parë, qeveria miratoi një vendim të posaçëm, i cili i lejonte kryeministrit të paguante këshilltarë deri në 10 mijë euro në muaj. Zoti Röller ishte një nga përfituesit e këtij vendimi dhe sot qeveria shqiptare i paguan atij 120 mijë euro në vit nga paratë e qytetarëve për të këshilluar Edi Ramën.

Publikisht nuk dihet se çfarë këshillash i jep zoti Röller, kryeministrit të Shqipërisë. Por me sa duket bashkë me këto këshilla, Edi Rama ka marrë në ofertë edhe një vend në forumin e nivelit të lartë, të cilin e shet si dëshmi të respektit dhe ndikimit të tij në Europë. Dhe ky nuk është rast i izoluar.

Nga milionat për të panginjurin Tony Blair, fshatrat turistikë të D'Alemas mbi tokat e falura shtetërore e deri tek pagat në stilin e bonuseve të Wall Street-it për Larsët, qeveria e Shqipërisë është shndërruar në një makineri të fuqishme korruptimi për politikanët e lartë të Europës.

Dhe ndërsa Edi Rama blen influencë në Europë, qytetarët shqiptarë paguajnë nga xhepat e tyre të varfër faturën miliardere të respektit për liderin global./Kapitali.al

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj