All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Vendimi i Alibeajt, Bylykbashi: Vlerë zero në aspektin politik e kushtetues, është akt nul

Ai tregoi më tej se vendimi për përjashtimin e katër deputetëve të tjerë iu ishte vënë në dispozicion në seancën e fundit të 2022.

13 Janar 2023, 15:20 Nga I.A
Vendimi i Alibeajt, Bylykbashi: Vlerë zero në aspektin politik e
Oerd Bylykbashi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Nënkryetari i Partisw Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur sot për vendimin e Enkelejd Alibeaj për përjashtimin nga grupi të katër deputetëve mes tyre dhe ai vetë. I ftuar nw News 24, Bylykbashi ka sqaruar se përse nuk ka asnjë vlerë ky akt në aspektin politik dhe kushtetues dhe pse është nul.

“Është një llogari e cila po të marrësh parasysh të gjitha shkarkimet duke filluar nga Basha e Alibeaj po bëhen 6, parlamentare dhe partiake. Ai akt qesharak që opinioni publik mësoi pak ditë më parë nuk ka asnjë vlerë. Juridikisht është nul. Shkelje flagrante e statutit. hedh dritë te marrëzia dhe dëshpërimi që i ka kapur disa individë për të mbajtur një pushtet që nuk ekziston.
Ky përjashtim nuk vlen. Mua dhe kolegët e mi të PD-së na kanë votuar demokratët. Së pari ne jemi deputetë. Kemi pranuar të konkurrojmë për PD-në, jemi të nderuar për këtë gjë. Jemi shpallur deputetë në emër të PD-së. Askush nuk na e heq këtë tagër përfaqësimi për llogari të PD-së. Këtë nuk e lejon kushtetuta, kodi zgjedhor, rregullorja e parlamentit. Në aspektin kushtetues e ka vlerën nul. Në aspektin politik e ka vlerën nul. Demokratët e kanë ndarë. Unë jam i nderuar që demokratët më kanë votuar nënkryetar i PD-së. Jemi në një situatë absurdi komik ku pak individë për shkak të një axhende që orkestrohet dhe i intereson Edi Ramës bëjnë këtë situatë. Në aspektin politik dhe kushtetues vlerën e ka zero. E vetmja vlerë se ia pranon maxhoranca socialiste. Këta mbijetojnë me këtë lloj sjelljeje”, tha Bylykbashi.

Ai tregoi më tej se vendimi për përjashtimin e katër deputetëve të tjerë iu ishte vënë në dispozicion në seancën e fundit të 2022.

“Në seancën e fundit të vitit që shkoi ne na u vu në dispozicion një vendim në janar 2022, ku grupi parlamentar, pas asaj që kishin bërë blindimin e partisë nga lidershipi i partisë, ata në vijim të këtij veprimi, mbylljes së PD-së duke lënë jashtë demokratët vendosën të përjashtonin 4 deputetë të tjerë, Vokshin, Spahon, Baçin dhe Nokën. Një numër deputetësh të tjerë pezulloheshin, mes tyre dhe unë dhe kolegët e tjerë. Ne këtë vendim e kemi parë vetëm në seancën e fundit të dhjetorit. Aty pamë që Alibeaj pas dorëheqjes së Rushajt kishte firmos një vendim. Vendimi i referohet një rregulloreje të shtatorit 2017, e cila është e shfuqizuar nga rregullorja e pesë muajve më pas, e cila iu është komunikuar zyrtarisht nga sekretaria deputetëve. Ka dy aspekte, shfuqizon këtë rregulloren që shërben si baza e një vendimi absurd dhe e dyta rregullorja e shkurtit 2018 nuk ka as edhe një germë që autorizon përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar. E vetmja gjë që thotë që nëse merret një masë i referohen statutit të PD-së. Përveç absurdit politik, kushtetues dhe ligjor, kemi dhe një akt nul. Ky akt nul ka prodhuar efekte negative në funksionimin e opozitës parlamentare. Parlamenti ka vepruar në diçka të paligjshme. Kjo vepron në interesin e Ramës për të krijuar një situatë të tillë tek opozita sepse ka frikë të japë llogari në 14 maj”, tha deputeti i PD.

Ai theksoi se vetëm aktet e fundit të z. Alibeaj janë akte të mjaftueshme që në kushte normale t’i bësh një mocion për shkarkimin.

"Alibeaj është zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme në mbledhjen e gushtit 2021”, deklaroi Bylybashi.

Nënkryetari i PD tha se Këshilli Kombëtar është më lartë se kryetari.

“Duhet të gjendet një drejtim i ri i cili do të fokusojë përpjekjet tonë te qeveria, pa penguar të drejtat e deputetëve të opozitës. Dëmi i është bërë opozitës nga këta deputetë me tagër. Se kush duhet të jetë drejtuesi i ri, këtë e vendosin të gjithë. Nuk është çështje preferencash, por gjykim për vendimmarrje që t’i jepet verdikt funksional në PD. Berisha është nismëtari për pr/ligjit për heqjen e parashkrimit për ndjekjen penale për funksionarët e shtetit, për kryeministër, e ministra e funksione të tjera. Maxhoranca e lë të flejë këtë çështje, nuk e sjell për diskutim. Ka gropa që kanë nisur të tërhequr ministra. Skandali tjetër që sapo ka plasur janë paratë që u gjetën në banesën e shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit. Debati është për këto, nuk është debati se kush duhet të qëndrojë kryetar i grupit”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi e pranoi hapur se mbështet Ervin Salianjin për kryetar të grupit parlamentar.

“Kam gjykuar që t’i jap mbështetjen time Salianjit, për përbashkim të grupit, për të shkuar drejt një dinamike të re të grupit parlamentar për të shmangur këtë atrofizim që ka dashur Rama të prodhojë. E bëj publike mbështetjen time. E gjithë përpjekja bëhet për të penguar këtë gjë. Ne vazhdojmë të bëjmë opozitën”, tha Bylykbashi.

Ai theksoi se është më e rëndësishme një grup i cili është flakë kundër qeverisë, sesa kush qëndron në karrigen e kryetarit të grupit.

“Është i njëjti deputet i cili ka ngulur në trupin e PD një padi dhe nuk e heq prej aty. Së pari apeli në shkelje të ligjit, nën preson politik, nuk ka caktuar ende datën për seancën e parë për shqyrtimin e ankimit që është edhe i paligjshëm. Të gjithë e pranojmë që kjo është skandaloze”, tha ai.

oerd bylykbashi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj