Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bardhi më tej thekson se është fakt që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi se dispozitat e shtuara në Ligjin për Komisionet Hetimore synonin të asgjesonin të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar.

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme për ligjin për Komisionet Hetimore. Me anë të një deklarate për mediat, Bardhi thekson se ky vendim nuk përbën asnjë surprizë.
Bardhi më tej thekson se është fakt që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi se dispozitat e shtuara në Ligjin për Komisionet Hetimore synonin të asgjesonin të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar. Po ashtu Bardhi shton se ky vendim i GJK-së tregon më së miri faktin se në Shqipëri është asgjesuar roli i Presidentit të Republikës dhe se Begaj vendosi që të qëndronte besnik ndaj Edi Ramës.
Deklarata e Bardhit:
Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të gjitha dispozitave të kundërshtuara që në nisje nga ana jonë dhe të propozuara nga një deputete njëpërdorimshe në Ligjin për Komisionin Hetimor, nuk përbën asnjë surprizë sepse antikushtetutshmëria ishte ulëritëse. Mazhoranca socialiste e ka bërë tashmë rregull shkeljen e Kushtetutës dhe tentativën për ti mbyllur çdo hapësirë opozitës.
Është fakt që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi se dispozitat e shtuara në Ligjin për Komisionet Hetimore synonin të asgjesonin të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, pikërisht në periudhën kur opozita po protestonte për mohimin e kësaj të drejte.
Gjykata Kushtetuese, konstatoi:
1. Njëzëri, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 106/2023, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor.
2. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7 të ligjit nr. 106/2023, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave.
3. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 9 të ligjit nr. 106/2023, që lidhen, përkatësisht, me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me të drejtën e dëshmitarit për tërefuzuar të dëshmojë.
4. Me shumicë votash, interpretimin pajtues të nenit 6, pika 3, shkronjat “c” dhe “d”, të ligjit nr. 106/2023, në lidhje me marrjen e provave pa pjesëmarrjen e publikut, pasi konstatoi se kjo dispozitë jep disa rezultate në varësi të metodave të interpretimit, ndaj Gjykata përzgjodhi atë rezultat që është i pajtueshëm me normat kushtetuese.
Ky vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetutese na provoi edhe atë që prej kohësh kemi thënë me zë të lartë: Në Shqipëri është asgjesuar institucioni i Presidentit të Republikës. Në kulmin e një krize parlamentare, Presidenti i Republikës u ftua të luante rolin e tij kushtetutës, të mos shpallte një ligj antikushtetutes dhe antidemokratik, që synonte të asgjesonte opozitën, duke i dhënë kështu shansin palëve politike të gjenin një zgjidhje për krizën parlamentare dhe jo të thellonin këtë krizë me veprime antikushtetuese të mazhorancës. Por Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që ti qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi ti qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës. Fatmirësishëm, edhe në këtë rast, keqpërdorimi i Presidentit të Republikës, ishte i përkohshëm dhe pa asnjë vlerë. Gjykata Kushtetutese na dha të drejtë, duke gjetur në antikushtetutshmëri dyshen Rama-Begaj.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën që u firmos nga 33 deputetë të opozitës për shfuqizimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar nenet 4, 7 dhe 9 të ligjit për Komisionet Hetimore. Konkretisht, gjykata ka konstatuar të papajtueshme me Kushtetutën nenin 4 të ligjit nr. 106/2023, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor, për shkak të boshllëkut ligjor në përmbajtjen e kësaj dispozite. Po ashtu me shumicë votash, Kushtetuesja ka konstatuar të papajtueshme me Kushtetutën përmbajtjen e nenit 7 të ligjit, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave.
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar poshtë propozimin e Partisë Socialiste për të pyetur Komision...
Edi Rama dhe Vjosa Osmani SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama në ma...
Pjerin Ndreu TIRANË- Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme...
fatmir mediu TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga gjykata. Mediu u shpreh se e gjithë procesi gjyqësor...
fatmir mediu TIRANË- Gjykata e Poisaçme ka vendosur shtyrjen e seancë ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen "G&e...
Pjerin Ndreu TIRANË- Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme...
mbledhja TIRANË- Janë zhvilluar debate në mbledhjen e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Shkak i...
ervin salianji TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të ngritur për hetimin e rrjedhjes s&eu...
fatmir mediu TIRANË- Në seancë gjyqësore që po zhvillohet në GJKKO janë thirrur edhe 5 ekspertë që do t'i p&e...
Lili Sula TIRANË- Partia Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 11 korri...