LIVE UPDATES
Politike

Vendimi i gjykatës për masën ndaj tij, Berisha: Për Ramën dhe mercenarët e tij ndalimi i daljes jashtë vendit s’është heqje lirie

Berisha u shpreh se në bazë të Kushtetutës deputetit nuk mund ti hiqet liria në çdo lloj forme pa autorizimin e Kuvendit.

9 Nëntor 2023, 13:31 Nga A.B
Vendimi i gjykatës për masën ndaj tij, Berisha: Për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me procesin politik të nisur ndaj tij nga SPAK, deklaroi ditën e sotme para mediave në një konferencë për shtyp, ku tha se: 'liria e lëvizjes jashtë shtetit është një nga liritë kryesore që ligjvënësi e konsideron kaq të rëndësishme sa ta garantojë me Kushtetutë. Heqja apo kufizimi kund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit".

Berisha u shpreh se në bazë të Kushtetutës deputetit nuk mund ti hiqet liria në çdo lloj forme pa autorizimin e Kuvendit. Por ai tha se, “për Ramën dhe mercenarët e tij dalja vendit nuk është heqje lirie”.

DEKLARATA E BERISHËS:

E hapim këtë konferencë me këtë foto, ku paraqitet Edi Rama, bastardi i xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së Oruellit karshi në një bisedë frymëzuese me Edi Ramën për ta.

Të dashur miq, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur se Sali Berisha do të fillojë procesin e shekullit kundër Edi Ramës dhe larove të tij. Dje, Edi Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij, sipas të cilit, masa e sigurimit personal, e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit, të dhëna ndaj personit Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje lirie personale, por një kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit.
Kjo deklaratë nuk është bërë në Fenianin e Kimit, por në Tiranën e bastardit të xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së tij oruelliane, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit, dhe për rrjedhojë ndalimi i lëvizjes së individit jashtë shtetit nuk është formë e heqjes së lirisë.
Jo për Edi Ramën, edhe njëherë bastardin e xhelatit Kristaq Rama, as dhe për larot e tij Gjoka, Kraja, Millonai që shkelin Kushtetutën në germë dhe frymë, por në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe në një proces gjyqësor shekulli kundër Edi Ramës, rikujtoj se Kushtetuta, në nenin 73, pika dy, sanksionon se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Mirëpo për Edi Ramën dhe mercenarët e tij, liria e lëvizjes jashtë shtetit, nuk përbën liri. Kjo ka qenë e vërtetë vetëm në diktaturën e egër të etërve të Edi Ramës, gjatë të cilës lëvizja jashtë shtetit ishte e ndaluar me Kushtetutë, por edhe me plumba. Ajo ishte privilegj që jepej vetëm nga regjimi dhe jo e drejtë bazë e garantuar nga ligji apo Kushtetuta.
Kurse sot, Kushtetuta e Shqipërisë në kapitullin e të drejtave politike, njerëzore, qytetare, në nenin 38, pika 2, sanksionon se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.
Liria e lëvizjes jashtë shtetit është një nga liritë kryesore që ligjvënësi e konsideron kaq të rëndësishme sa ta garantojë me Kushtetutë.
Heqja apo kufizimi kund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit.
Liria e lëvizjes është liri themelore në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe njëra nga liritë më themelore në bazë të BE.
Sigurisht, Edi Rama dhe kafshët e tij të fermës oruelliane, larot Gjoka, Kraja, Mellonai, kanë lexuar Kushtetutën dhe nenet e saj, por ata në hakmarrje të verbër politike, e injorojnë dhe e shkelmojnë atë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj