LIVE UPDATES
Politike

Vendimi i Kushtetueses për masën e sigurisë/ Berisha: Kjo gjykatë është organizatë e partisë së krimit

Gjatë një deklaratë për mediat, Berisha e ka cilësuar këtë institucion si një “organizatë të partisë së krimit” që vepron me urdhra politikë dhe jo mbi bazën e ligjit.

16 Janar 2026, 13:11 Nga I.A

Vendimi i Kushtetueses për masën e sigurisë/ Berisha: Kjo

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. Gjatë një deklaratë për mediat, Berisha e ka cilësuar këtë institucion si një “organizatë të partisë së krimit” që vepron me urdhra politikë dhe jo mbi bazën e ligjit.

Berisha sqaroi se vendimi i Kushtetueses lidhet me ankimin e tij për të ashtuquajturën “diligjencë e katërt”, pra dokumentet dhe provat që prokuroria është e detyruar të paraqesë çdo dy muaj për justifikimin e vazhdimit të masës së sigurisë.

"Tani, ky vendim, për ta pasur të qartë të gjithë qytetarët, ka të bëjë me animimin tim ndaj diligjencës së katërt, diligjenca në gjuhën e tyre, në fjalorin e tyre quhen provat, faktet, dokumentet që prokurorët janë të detyruar të paraqesin për çështjen çdo dy muaj. Mbi bazën e këtyre dokumenteve, përshtaten qëndrimet nga organet gjyqësore. Sipas ligjit, prokuroria duhet të raportojë çdo dy muaj dhe gjykata e shkallës së parë rivlerëson masën e arrestit edhe dy muaj pas vendosjes së saj. Avokatët e mi kanë bërë gjer sot 4 ankesa të tilla.

Në ankesën e fundit ishte edhe kërkesa për revokimin tërësisht të masës së arrestit në shtëpi, pasi shkaku për të cilin ishte vendosur, ishte i paligjshëm. Masa e detyrimit të paraqitjes dhe mosdaljes jashtë vendit ishin ekzekutuar në abuzim të plotë të ligjit nga SPAK-u sepse nuk kishin marrë formë të prerë dhe SPAK i aplikoi ato pa marrë formën e prerë. Asnjë fjalë për këtë rast sepse kjo gjykatë nuk ka lidhje me ligjin, por me urdhra. Tetë muaj iu deshën gjykatës për shqyrtimin e kërkesës për diligjencën katër, ndërkohë që afati ligjor është 3 muaj, ndërkohë që kërkesat e ministrave shqyrtohen për dy javë.

Pse? Sepse për këtë gjykatë, organizatë të partisë së krimit, opozita është armike. Çfarë dallimi kishte kërkesa e katërt nga kërkesa e tretë apo e dytë?
Asnjë dallim, zero sepse asnjë provë të re nuk ka marrë SPAK në diligjencën dy, tre, katër, ku të përmendej Berisha. Pra, unë në çdo diligjencë që ata kanë paraqitur, nuk citojnë fare emrin tim. Fare! E kemi ankimuar këtë pas çdo vendimi deri në Kushtetuese. Gjykatën Kushtetuese nuk e ka shqetësuar fare këtë fakt, pasi për të opozita është armike dhe kjo Gjykatë Kushtetuese si organizatë e partisë së krimit nuk ka lidhje me shtetin e të drejtës, as me liritë politike të individit.

A ka kuptim që vendimi shpallet jokushtetues, por nuk shfuqizohet? E kanë shpallur jokushtetues vendimin e Irena Gjokës, por nuk e shfuqizojnë. Shiko çfarë sharlatanësh. Nuk e shfuqizojnë me pretendimin se nuk ekziston, por ai vendim ka prodhuar pasoja dhe pasojat e tij ekzistojnë. Pasojat e tij janë masa e detyrimit të paraqitjes, është pasojë indirekte të atij qëndrimi të SPAK dhe atyre interpretimeve gjyqësore. Por, këtu, ata së pari duhet të mbrojnë. Ata janë Irena, ata kanë fytyrën, moralin, karakterin e Irenës dhe duan të mbrojnë vendimet e Irenës, delinkuente me tre vepra penale në detyrë. Nga ana tjetër, me këtë vendim i kanë hapur rrugën për mbështetjes për Lubinë dhe ministrat, të cilat mund të dënohen për krime monstruoze dhe korrupsion. Pra, e kuptoni ju që në pamje të parë duket sikur kanë bërë drejtësi, në të vërtetë janë treguar një seksion politik i partisë së krimit, ashtu siç janë.

Të turpshëm, të turpshëm! Një vendim, i cili ka edhe sot pasojat e tij tek individi ndaj të cilit është marrë një masë antikushtetuese. Nuk e shfuqizojnë për të mbrojtur nderin e Irena Gjokës, në fakt të vetes së tyre se janë Irena.
Se vërtet Irena ka dosjen me tre vepra penale, por nuk e ka më të vogël as ai hajduti donzhuan i gjykatës, etj, etj. Pengje të turpshme që japin vendime të tilla.
Vendime krejtësisht mbi baza ideologjike," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj