LIVE UPDATES
Politike

"Nuk u njoftova për procesin"/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë

Në shkresën drejtuar KLGJ, Gjoka pretendon se dënimi nuk është regjistruar kurrë në regjistrin penal dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

23 Janar 2026, 18:00 Nga E. D
"Nuk u njoftova për procesin"/ Zbardhet shkresa e Irena
Irena Gjoka

TIRANË- Gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas zhvillimeve të fundit, ku Prokuroria e Përgjithshme faktoi se ajo ishte e dënuar në Greqi 20 vite më parë.

Në shkresë, Gjyqtarja e GJKKO tregon përplasjen me autoritetet greke, fundvitin e 2002-shit, kur po udhëtonte drejt shtetit fqinj me vizë të marrë pranë konsullatës greke në Shqipëri, por që policia kufitare i kishte ndaluar hyrjen. Sipas shkresës, Gjoka është paraqitur sërish në kufi në datën 13 shkurt 2003, por i është ndaluar hyrja. 

Ndërsa lidhur me dënimin nga ana e drejtësisë greke, me burgim tre muaj dhe gjobë 1500 euro, Gjoka deklaron se nuk është njoftuar për zhvillimin e proceseve gjyqësore dhe nuk ka patur informacion. Në shkresën drejtuar KLGJ, Gjoka pretendon se dënimi nuk është regjistruar kurrë në regjistrin penal dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

Shkresa drejtuar KLGJ-së:

Më datë 24 dhjetor 2002, unë Irena Gjoka jam paraqitur në pikën e kalimit kufitar Greqi, Kakavijë, ku policia kufitare më ka ndaluar hyrjen në shtetin grek (pas një debati që kam bërë me punonjësin e policisë së kufirit). Kam vlerësuar se autoritetet greke nuk kanë pasur asnjë arsye të ndalojnë hyrjen time në Greqi dhe për këtë arsye jam pajisur me një vize tjetër, pranë konsullatës greke në Shqipëri. Në vijim, më datë 13 shkurt 2003, jam paraqitur sërish në kufi, ku përsëri më është ndaluar hyrja, në mënyrë të padrejtë.

Meqenëse kam qenë e bindur në paligjshmërinë e masës administrative të ndërmarrë ndaj meje, refuzimin e hyrjes në shtetin grek, në kushtet kur nuk kisha të drejtë hyrje në këtë shtet, në datën 31.03.2003, kam autorizuar shtetasin Andon Konomi/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cilësinë e avokatit) për të kundërshtuar për llogari timen, masën administrative të marrë në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pranë Ministrisë së Rendit Publik Athinë apo çdo institucioni tjetër, për të kryer çdo lloj veprimi që nuk është i ndaluar me ligj, lidhur specifikisht me masën e ndalimit të hyrjes të dhënë ndaj meje.

Pavarësisht këtij fakti, personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke. Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej.

Nga aktet që më janë dorëzuar nga përfaqësuesi im si dhe aktet e përcjella nga autoritetet greke me anë të letërporosisë, nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, jam informuar për herë të parë për vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me nr.1447/2005, datë 07.06.2005, sipas së cilit rezultoj e dënuar në mungesë nga kjo gjykatë në datë 07.06.2005, pa praninë e një mbrojtësi, pa u njoftuar për procesin ndaj meje, si gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes, për veprën e parashikuar në paragrafin 7 të nenit 54 të ligjit 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjobë. Dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4,4 Euro në ditë.

Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005.

Çfarë gjeti Prokuroria e Përgjithshme në hetime?

Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik. Po në njoftimin e saj, Prokuroria sqaron se vendimmarrja për shkarkimin e Gjokës nga detyra apo jo, i takon KLGJ-së. Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit./Dosja.al

irena gjoka klgj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj