LIVE UPDATES
Politike

Vendoret/ Nisma Thurje: E nisëm revolucionin, për një jetë më të mirë, por erdhën ata që ishin

Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, prezantoi platformën për administrimin e pallateve, e cila synon të eleminojë konfliktet mes banorëve për administrimin e pallatit. Kjo platformë synon të rrisë transparencën, duke i dhënë mundësi çdo banori të kontrollojë në kohë reale fondet e pallatit deri tek buxheti i qytetit.

1 Maj 2023, 10:27 Nga k.m.
Vendoret/ Nisma Thurje: E nisëm revolucionin, për një jetë
Pano Soko

TIRANË- Nisma Thurje organizoi një takim elektoral me banorët e Laprakës. Këtë takim e drejtuan Endrit Shabani dhe Pano Soko, të cilët janë kandidatët e Nismës për në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ata u përqëndruan tek zgjidhjet që Nisma propozon për trafikun, transportin urban, dhe koston e lartë të jetesës në Tiranë.

Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, prezantoi platformën për administrimin e pallateve, e cila synon të eleminojë konfliktet mes banorëve për administrimin e pallatit. Kjo platformë synon të rrisë transparencën, duke i dhënë mundësi çdo banori të kontrollojë në kohë reale fondet e pallatit deri tek buxheti i qytetit. Gjithashtu kjo platformë synon të mundësojë pjesëmarrjen e qytetarëve të Tiranës në vendimmarrje, duke shkuar drejt demokracisë dixhitale.

“Të gjithë këto pallate kanë nga një administrator, i cili menaxhon kontributet e banorëve për administrimin e shkallës. Por sot ne nuk dimë se kush e zgjedh këtë administrator dhe se çfarë bëhet me paratë e shkallës sonë. Prandaj kjo platformë synon ta nisim demokracinë tek njësia bazë, tek shkalla, për ta çuar në nivel qyteti. Ne si banorë të Tiranës jo vetëm do kemi mundësi të informohemi për mënyrën se si menaxhohet buxheti i Tiranës, por ne duhet të kemi një zë edhe në lejet e ndërtimit që jepen në lagjen tonë,”- u shpreh Shabani në fjalën e tij.

Kandidati tjetër për Këshillin Bashkiak, Pano Soko, kujtoi se Bashkia e Tiranës mbledh më shumë taksa se sa shpenzimet që kryen, çka ka krijuar një sufiçit prej 8 miliardë lekësh.

“Bashkia Tiranë, gjatë gjithë kësaj kohe, ka shpenzuar të gjitha lekët që i duheshin dhe i kanë mbetur 80 milion Euro plus,” – tha ai

Këto para Soko tha se duhet të përdoren për programe sociale, siç është ndërtimi i mensave nëpër shkollat publike, apo investimi në fondin e strehimit për familjet e reja. Një nga banorët e zonës, i pranishëm në takim, tha se ishte një nga inxhinierët e minierës së Valiasit, të cilët u ngritën në protesta në vitin 1990.

“E nisëm revolucionin në 1990, me shpresën se po ndërtonim një jetë të re, por fatkeqësisht ata që ishin, ata erdhën prapë” – tha ai.

Endrit Shabani, duke iu drejtuar inxhinierit e falenderoi për kontributin që punëtorët dhanë në përmbysjen e regjimit në 1990-tën.

“Faleminderit për atë që ju keni bërë në 1990-ën. Nëse ju atëherë nuk do ta kishit marrë atë risk, ne nuk do të ishim sot këtu. Prandaj nëse ne nuk e ndërmarrim këtë iniciativë për të përmbysur këtë klasë politike, 20 vite më vonë dikush do jetë këtu dhe do të na gjykojë. Prandaj ajo që ne po bëjmë sot është edhe një përgjegjësi për sakrificën që ju keni ndërmarrë, dhe për punën tuaj dhe për pasurinë publike që ju si brez keni ndërtuar, të cilën këta po e privatizojnë çdo ditë.”

pano soko nisma thurje zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj