27 Shtator 2024, 22:38
Nga r.ll
ervin salianji
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se dënimin e tij e cilëson medalje në karrierën e tij politike.
“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet. Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”, shkruan demokrati krahas videos së postuar, ku tregohen momente nga seancat gjyqësore tek mbërritja e tij në ambientet e burgut të Fierit.
Deputeti demokrat u transferua mbrëmjen e sotme në burgun e Fierit ku do të vuajë edhe dënimin e tij për 1 vit. Fillimisht, Salianji u vetëdorëzua në drejtorinë e policisë së Tiranë, i shoqëruar nga avokatët e tij kreu procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit gjyqësor. Si në fjalën e tij jashtë selisë dhe në fjalën para policisë, Salianji theksoi se pavarësisht kërkesës së grupit të PD për ngujim, ka vendosur që betejën e tij ta vazhdojë edhe pse në ambientet e burgut.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.
ervin salianji burgu i fierit
Politike
27 Shtator 2024, 22:14
E. D
Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme ...
Politike
27 Shtator 2024, 21:58
r.ll
edi rama
SHBA- Në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, kryeministri Edi Rama ka folur...
Politike
27 Shtator 2024, 21:37
E. D
Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, bëri t...
Politike
27 Shtator 2024, 21:55
r.ll
EDI RAMA
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme t&eum...
Politike
27 Shtator 2024, 20:26
r.ll
foto e postuar nga bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një reagim pas deklaratës s...
Politike
27 Shtator 2024, 20:21
r.ll
luan baci
FIER- Deputeti Luan Baçi tha për mediat pas mbërritjes së Ervin Salianjit në burgun e Fierit se Partia Demokratike do...
Politike
27 Shtator 2024, 20:09
r.ll
ervin salianji
FIER- Deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në IEVP Fier, ku do të vuajë dënimin me 1 vit burg për k...
Politike
27 Shtator 2024, 20:01
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e stome u ka bërë thir...
Politike
27 Shtator 2024, 19:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u shpreh se opozita sot ë...
Politike
27 Shtator 2024, 19:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u shpreh se burgosja e n/krye...