Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo ishte hera e 30-të që ata mblidhen dhe dështojnë, dhe do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të premten e 13 qershorit.
KOSOVË- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Sikur edhe në vazhdimet e kaluara të seancës konstituive e cila nisi më 15 prill deputetët u mblodhën shkurtimisht të mërkurën dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit.
Kjo ishte hera e 30-të që ata mblidhen dhe dështojnë, dhe do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të premten e 13 qershorit. Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Disa ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e përsëriti thirrjen e tij për partitë e tjera parlamentare për themelimin e një qeverie të unitetit.
“Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi”, shkroi Abdixhiku të dielën në Facebook.
Ai paralajmëroi se do ta bëjë të ditur gjatë kësaj jave një agjendë 15 pikëshe, një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim. Por, Albulena Haxhiu nga LVV, tha të hënën se për këtë parti qeveria e tranzicionit është e papranueshme.
“Kryeministri Kurti është lideri më i votuar ndonjëherë dhe LVV është sot subjekti i parë me më së shumti vota në vend. Prandaj, propozimet e tilla janë tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit, për ta shkelur atë, dhe natyrisht nuk e kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ata thonë ‘qeveri e tranzicionit’, por qeverinë e tranzicionit e kemi për momentin”, tha Haxhiu.
Kjo është hera e 22-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse. Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur së fundmi mundësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale të rregullta, të cilat pritet të shpallen në muajin tetor, si mundësi për zhbllokim të situatës.
Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqiti e para këtë ide në një takim që ka zhvilluar Osmani javën e kaluar me figura të subjekteve politike në Kosovë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale.
Megjithatë, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha javën e kaluar se beson që zgjedhjet duhet të mbahen ndaras. Sipas tij, nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kjo duhet të ndodhë më herët, e jo në tetor kur mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.
Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha javën e kaluar se mund të ndodhë që të vijmë në një situatë ku zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje, edhe pse do të ishte shumë e komplikuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i organizojë ato së bashku (me lokalet).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.
Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës.
Elisa Spiropali UKRAINA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali do të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që...
Foto ilustruese DIBRA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarku...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Deputetët e Kosovës për të 30-ën herë do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit...
Takimi BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka reaguar pas takimt trepalësh me kryenegociatorin e...
Bislimi BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç kanë zhvilluar takimin e parë në...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmin në Austri ku humbën jetën 10 persona. M...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Eskorta e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është sulmuar ditën e sotme me vezë n&eum...
Bujar Bukoshi TIRANË- Kryeministri, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të kosov&eu...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se komisionerët dhe numëruesit që kanë vjedhur apo...
foto ilustruese TIRANË- Megi Fino është zgjidhur kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke zëvendësuar në...