LIVE UPDATES
Politike

Vizita e Dendias në Tiranë, VOA: Xhaçka nuk e përmendi fare çështjen çame

Për të dytën herë brenda vitit, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi Tiranën, ku sërish në qendër të diskutimeve ishte çështja e delitimit të zonave detare midis dy vendeve.

22 Dhjetor 2022, 10:05 Nga I.A
Vizita e Dendias në Tiranë, VOA: Xhaçka nuk e përmendi
Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Shqipëria dhe Greqia shprehën sërish sot gatishmërinë për një kompromis mbi përmbajtjen e kërkesës, që do t’i dërgohet Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me çështjen e shenjimit të zonave detare midis tyre. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi Tiranën në fund të një turi rajonal në Beograd dhe Prishtinë. Gjatë bisedimeve mes tij dhe ministres së Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, krahas bashkëpunimit për integrimin europian dhe bashkëpunimin ekonomik, u diskutua me shqetësim për zhvillimet në Kosovë dhe në Ukrainë.

Për të dytën herë brenda vitit, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi Tiranën, ku sërish në qendër të diskutimeve ishte çështja e delitimit të zonave detare midis dy vendeve. Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord para dy vjetësh që ta kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Për këtë palët duhet të përcakojnë paraprakisht pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat duhet të kërkojë interpretimin e gjykatës.

“Në këtë kuadër të diskutimit të rrugëve për kapërcimin e problemeve të trashëguara nga e kaluara historike, një nga çështjet e trajtuara ishte edhe ajo e kufizimit të zonave detare, si një çështje në interes të dy vendeve tona. Të dyja palët kanë vullnetin për kërkimin e një kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, theksoi ministrja Xhaçka.

Nga ana e tij ministri grek Dendias kërkoi përsëri hapa konkretë dhe më të shpejtë për ta përmbyllur këtë fazë.

“Diskutuam mbi përshpejtimin e dialogut, mbi bazën e marrëveshjes që ne kemi arritur para dy vjetësh në parim, që të arrijmë në një kompromis, në mënyrë që të vendosim marrëveshjen speciale për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Hagës, për sa i përket delimitimit të kufirit si dhe të çështjes së shelfit kontinental”, deklaroi zoti Dendias.

Ai tha se zgjidhja e kësaj çështjeje, zgjidhja e ligjit të luftës dhe dy marrëveshjet e tjera, për shmangien e episodeve në kufi dhe për mirëmbajtjen e piramidave kufitare, do t’i nisin një mesazh komunitetit ndërkombëtar, që e drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare e detit është ajo që përbën bazën e të gjitha diferencave ndërshtetërore. Deklarimet e dy ministrat për zonat detare dhe shelfit kontinental janë të ngjashme me ato që ata bënë disa muaj më parë gjatë takimit mes tyre në Tiranë.

Por atëherë ministri grek përdori paralajmërime kërcënuese ndaj Shqipërisë, pasi ministrja Xhaçka ngriti çështjen e të drejtave të njeriut dhe ato pronësore të komunitetit çam në Greqi. Sot zonja Xhaçka nuk e përmendi sot publikisht këtë çështje. Të dy diplomatët pohuan mirëkuptimin mes tye për heqjen e ligjit të luftës, zgjerimin e bashkëpunimit, ndërsa shpjeguan qëndrimet mbi situatën në Ballkanin perëndimor dhe më tej, mbi situatën e sigurisë në Europë.

“Ne jemi aleatë në NATO dhe ndajmë të njëjtën qasje strategjike në mbrojtje të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat është ndërtuar siguria e kontinentit tonë, duke dënuar sulmin që u është bërë këtyre parimeve dhe vlerave nga agresioni rus në Ukrainë. Në këtë situatë, integrimi euro-atlantik i rajonit tonë merr rëndësi parësore dhe ky proces duhet të përfshijë domosdoshmërisht edhe Kosovën”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Ministri Dendias tha se sulmi rus mbi Ukrainë është një nga shembujt e anashkalimit të drejtës ndërkombëtare, ndonëse jemi në shekullin e 21. Ndërsa theksoi se Athina mbështet vijimësinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, me synimin që të arrihet një zgjidhje tërësore.

“Greqia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë, madje ajo mbështet perspektivën europiane të gjithë Ballkanit perëndimor. Këtë mesazh ajo ia ka shprehur Beogradit, Prishtinës dhe Shkupit. Perspektiva europiane e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është rrugë me një kalim”, theksoi zoti Dendias.

Ai tha se ndërkohë janë shfaqur fuqi të çuditshme, që synojnë kthimin në kohë të tjera, në perspektiva dhe koncepte të tjera dhe për Ballkanin perëndimor, ku sipas tij, ato duan të krijojnë zona ndikimi, të cilat nuk shkojnë mbarë as me perspektivën europiane dhe as me vlerat europiane. Të dy diplomatët pohuan se ishin marrë vesh për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e shoqëror, si investimet dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi, dhe shumë tema të tjera me interes dypalësh, mes të tjerave edhe për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Marrë nga VOA

nikos dendias olta xhaçka nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll
Politike 21 Dhjetor 2022, 22:32 k.m.

Rama ndan "jetën parlamentare"

Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në "histori" për rrjetet e tij sociale sherrin që pati me deputetin e Partis&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj