LIVE UPDATES
Politike

Vizita e Ramës në Athinë/ Zëdhënësi i qeverisë greke: Nuk e kemi ftuar! Do përgjigjemi nëse ka ndonjë arsye për t’u përgjigjur

Në lidhje me vizitën e Ramës në Athinë media greke, CNN Greece ka shkruar një artikull ndërsa ka publukuar një reagimtë zëdhënësit të shtetit, Pavlos Marinakis. Media greke e nis shkrimin se duke shkruar se vizita e Ramës është private ndërsa data e fjalimit nuk mund të cilësohet thjesht si një rastësi pasi është dita e arrestimit të Fredi Belerit.

10 Maj 2024, 11:56 Nga N.F
Vizita e Ramës në Athinë/ Zëdhënësi i
Rama dhe Pavlos Marinakis

ATHINË- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën drejt kryeqytetit grek për tu takuar me shqiptarët në Athinë. Vizita e tij në Athinë ka sjellë reagime nga mediat greke si dhe nga qeveria e vendit fqinj të cilët janë shprehur se presin të shohin stilin dhe mesazhet që do të dërgojë kryeministri Rama, në fjalimin që do të mbajë mëngjesin e së dielës. 

Në lidhje me vizitën e Ramës në Athinë media greke, CNN Greece ka shkruar një artikull ndërsa ka publukuar një reagimtë zëdhënësit të shtetit, Pavlos Marinakis. Media greke e nis shkrimin se duke shkruar se vizita e Ramës është private ndërsa data e fjalimit nuk mund të cilësohet thjesht si një rastësi pasi është dita e arrestimit të Fredi Belerit.

"Sipas informacioneve të fundit, ka mendime të organizatorëve pas fjalës që të ketë një koncert me një këngëtar të njohur shqiptar, i cili shkëlqen në Greqi dhe do të jetë shtysa për të siguruar pjesëmarrjen e madhe të njerëzve.

Vizita e Ramës në Athinë ka shkaktuar shqetësim të madh te stafi i qeverisë, përfshirë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis vuri në dukje se vizita e tij është e parakohshme. Megjithatë, ai shtoi se si Greqi nuk do ta pengojmë," shkruan CNN Greece.

Duke folur për "SKAI" zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis e cilësoi vizitën e Ramës si private. Ai më tej shtoi se do të përgjigjen nesë ka ndonjë arsye për tu përgjigjur.

“Qeveria nuk e ka ftuar zotin Rama”, tha ai ndër të tjera për të nënvizuar: “Natyrisht që do të përgjigjemi nëse ka ndonjë arsye për t’u përgjigjur”.


"Përfundimi është se qeveria greke as nuk e ka ftuar zotin Rama, as nuk është një takim dypalësh dhe as nuk ka mundur – dhe askush nuk ka thënë ndryshe, sepse nuk ka si të thuhet – të ndalojë një tubim. Ai do të sigurojë që të respektohen të gjitha masat e sigurisë dhe protokollet e parashikuara në rastin konkret. Dhe që atëherë është një vizitë private, në Greqi dhe në disa vende të tjera, nga Edi Rama, siç ka të drejtë të bëjë dhe asgjë më shumë”.


Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse përmendet tema e Belerit, ai tha se nuk është detyra e tyre të interpretojmë qëllimshmërinë e Edi Ramës dhe as të argumentojmë kundër një qëllimshmërie të pretenduar.

“E dini, në politikë edhe të brendshme edhe të jashtme – kjo nuk është çështje bilaterale, është çështje e shtetit ligjor – përkrahja për sundimin e ligjit, për të drejtat e njeriut bëhet me vepra, jo me fjalë. Kur dikush shkon në diasporë në Shqipëri, në diasporën greke në fshatrat minoritare dhe ata nuk e përmendin zgjedhjen e tyre si kryetar komune, as që përmendet këta njerëz kanë zgjedhur një kryetar bashkie dhe atë kryetar - nuk është çështje kandidati për eurodeputet , është kryebashkiaku i zgjedhur, zgjedhja e tyre- jo e betuar. Shkon atje...”, përfundoi ai.

 

pavlos marinakis rama athine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj