13 Dhjetor 2024, 13:52
Nga N.F
Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranë. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se gazetarët kurajozë kanë zbërthyer një nga skemat më mafioze, që do ta kishte zili dhe ‘Cosa Nostra’ . Ai shtoi se u faktua se si kryebashkiaku Erjon Veliaj me shoqata e agjenci paguante bashkë me gruan e tij gjykatat e prokurorët.
Balliu ngriti pyetjen se pse Veliaj është i lirë, pse është në punë ai duke e quajtur hajdut. Ai theksoi se Veliaj ka ngritur skemën më të tmerrshme dhe se ata nuk janë qeveritarë të shtetit, por qeveritar të shoqatave. Sipas tij ai nuk është kryetar bashkie i një qyteti, por kryetar bashkie për shoqatat.
"Një falënderim për gazetarët kurajozë që kanë zbërthyer një nga skemat më mafioze, që do ta kishte zili dhe ‘Cosa Nostra’ që janë gazetarët e ‘Plug’. E vërteta është se aty kjo skemë mafioze u faktua. U faktua edhe se si është kapur drejtësia, se si ky mafioz me shoqata e agjenci paguante bashkë me gruan e tij gjykatat, prokurorët.
Se si ky njeri me këtë pushtet ka kapur instanca që duhej të jenë të pavarura. Se si kryetar i Gjykatës së Lartë, Sadushi është në shërbim të tij, Llagami kryetarja e KLGJ-së është në shërbim të tij. Se si Pranvera Pustina, gruaja e Florian Pustinës ishte dhe është shefe e kabinetit të Olsi Çelës, prokurorit të Përgjithshëm, që nuk merrte masa për gjyqtaren me 333 mbiemra se, prej asaj ka mbetur 333 ditë lideri i opozitës atje, me urdhër të Edi Ramës, patjetër.
Se si Rakipi, që është sot në Magjistraturë dhe pagohej po nga kjo. Se si të gjithë këta, përfshirë dhe njërin që bënte vetingun gjyqtarëve, që ky mostra këtu e kandidonte edhe për deputet me G99. Se si, Bushka, kryetarja e Komisonit të Ligjeve, dhe kjo në shërbimin e tij, me paratë e tij, me shoqatat e tij, bashkë me këtë Irakliun, marrin tendera dhe punojnë në bashki. Të gjithë këta në shërbim të këtij njeriu. Si ka mundësi që liderin e opozitës e mbajtën në ‘arrest shtëpie’ se kishin frikë se mos prishte prova, po ky mafiozi që ka kapur gjithë drejtësinë, a nuk keni frikë se po ju prish prova.
Pse është i lirë, pse është në punë ky hajdut. Ky kishte ngritur skemën më të tmerrshme, e kam thënë dhe e përsëris, këta nuk janë qeveritarë të shtetit, por qeveritar të shoqatave. Ky nuk është kryetar bashkie i një qyteti, por kryetar bashkie për shoqatat. Këta nga mëngjesi në darkë vetëm vjedhin, ëndërrojnë si të vjedhin, edhe kur hanë buk vjedhin, edhe kur flejnë gjumë vjedhin, këta vjedhin 24 orë në 24, nuk e ndalin vjedhjen.
Nuk ka shqiptarë që nuk e di se Erion Veliaj është hajdut. Kur i gjen ‘Plug’ gjithë ato fakte e prova, ky Skapi i partisë, pse nuk i gjen. Ku do ti gjejë Dumani. Tre shtëpia një Duman. Ky që me një rrogë blen tre shtëpia, e shqiptarët me tre rroga nuk blejnë dot një dhomë gjumi sot’, tha Klevis Balliu në protestën para bashkisë së Tiranës," tha Balliu.
balliu protesta para bashkise se tiranes
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:03
ZH.LL
Berisha ne konference
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit të operacioneve të poliicë, teksa ...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:56
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet dramatike në shkollat e vendit. Gjatë një konference me gaze...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:44
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestën e radh...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:46
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar degëve të PD-së që të organizojnë manifestime dhe demo...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:31
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në protestën e so...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:39
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, që ësh...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:23
M.B
Erinda Ballanca dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat në fund të aktivitetit për prezantimin e platform&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:57
ZH.LL
celibashi-vanhorn
TIRANË- E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur sot në një t...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:48
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë aktivitetit për prezantimin e platform&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:49
ZH.LL
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau lajmin se Shqipëria është kandiduar si vend mikpritës për World Law Congress, fo...