Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai dhe disa persona të tjerë ishin sot në një seancë mbi gjashtë orë para Gjykatës për masat e arrestit pas akuzave për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbahet nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai dhe disa persona të tjerë ishin sot në një seancë mbi gjashtë orë para Gjykatës për masat e arrestit pas akuzave për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.
Zoti Beqaj dhe dy persona të tjerë u arrestuan dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).
Veç këtyre tre arresteve me burg për Ilir Beqajn, Alfred Nikollën dhe Ermal Kurtullën, SPAK-u kërkoi arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për katër të dyshuar të tjerë.
Nga seanca gjyqësore e masave të sigurisë bëhet e ditur se zoti Beqaj i ka mohuar të gjithë akuzat, dhe ka kërkuar të lirohet me një masë më të lehtë sigurie, me një garanci pasurore 50 mijë euro.
Por propozimi i tij nuk është pranuar dhe masa e arrestit me burg e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme u miratua nga Gjykata.
Masa është lehtësuar vetëm për Alfred Nikollën nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Prokuroria e Posaçme dyshon se zoti Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.
Zoti Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Në këtë çështje ai akuzohet për shpërdorim detyre si ish ministër i Shëndetësisë, ndërsa janë arrestuar ish zëvendës ministri Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj.
Marrë nga VOA
TIMS TIRANË- Komisioni hetimor për sistemn TIMS do të zhvillojë mbledhje tw mwrkurwn në datën 10 Korrik 2024. Sipas edhe njof...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur mbi mundësinë e marrjes së drejtimit t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka hedhur akuza sërish ndaj Edi Ramës, për ndërtimin e kushtuesh&eu...
Sali Berisha TIRANË- kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me qeverinë e tij ka vjedhur 930 milionë euro në vetë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë që të bashkohen në protes...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Sh&e...
Bardhi dhe Brace TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për përplasjen nga foltorja e Parlamentit me deputeti...
Ilir Beqaj TIRANË- Seanca ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të akuzuar për abuzim dhe vjedhje me fondet...
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj për vlerësim të masës së sigurisë është ndërprer...
Federata e Partive Opozitare TIRANË- Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me aktin e djeshëm t...