LIVE UPDATES
Politike

VOA: Nis sesioni i ri parlamentar, opozita mosbesuese ndaj thirrjeve të shumicës për bashkëpunim

Sesioni i kaluar parlamentar u dominua thuajse në pjesën më të madhe nga skena përplasjesh të forta, të cilat u shuan në pranverë pasi palët u përfshinë më pas në dialog duke gjetur zgjidhje për kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, e më pas dhe për disa ndërhyrje në kodin zgjedhor, ku u pranua dhe një formulë për votën e diasporës.

2 Shtator 2024, 20:15 Nga r.ll
VOA: Nis sesioni i ri parlamentar, opozita mosbesuese ndaj thirrjeve të
kuvendi

TIRANË- Në Shqipëri parlamenti nisi sesionin e ri mes thirrjeve të shumicës për bashkëpunim me opozitën, dhe mosbesimit të kësaj të fundit, në ndryshimin e qasjes nga ana e socialistëve. Në hyrjes të seancës së pasdites së sotme, pasi më herët gjatë ditës ishte miratuar me konsensus, programi dhe kalendari i punës, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, përdori edhe nota të kehta kritike ndaj shumicës së cilës ajo i përket, kur tha se “mund të ishte më tolerante" e duke shtuar se"pakica duhet të ishte më e vetëkontrolluar”.

Sesioni i kaluar parlamentar u dominua thuajse në pjesën më të madhe nga skena përplasjesh të forta, të cilat u shuan në pranverë pasi palët u përfshinë më pas në dialog duke gjetur zgjidhje për kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, e më pas dhe për disa ndërhyrje në kodin zgjedhor, ku u pranua dhe një formulë për votën e diasporës.

Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë të njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë bjerrjen e tolerancës sonë, por rast pas rasti, të dyja bashkë, kanë shkaktuar cënim të cilësisë së vetë Parlamentit, si një pushtet nga i cili buron edhe pushteti ekzekutiv dhe ndikon në të gjithë jetën e vendit”, u shpreh zonjë Spiropali, duke kërkuar më pas bashkëpunimin e opozitës në disa çështje me interest ë përbashkët, veçanërisht, në ato që lidhen me integrimin europian të vendit.

Por për kryetarin e grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi “ky sesion nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës. Praktika ka treguar se shumica nuk ka vullnet për të debatuar nisma apo ligje”, tha ai duke, duke akuzuar kryeministrin se “e ka shndërruar këtë sallë në parlamentin e punëve personale. Sot jemi vetëm në letër republikë parlamentare, por këtu nuk sundon ligji e kushtetuta, por vullneti i një njeriu që për pushtetin e tij, është i gatshëm, t’i vërë flakën vendit”.

Si zonja Spiropali, ashtu më pas dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi, i mëshuan dhe nevojës së pjesmarrjes së opozitës në dy komisionet e posaçme të ngritura me nismën e shumicës, ai “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin” dhe Komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Për të dyja opozita ka qenë skeptike duke hedhur dyshime se synohet goditja e institucioneve të pavarura të drejtësisë, e veçanërisht Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, apo intimidimi i mediave. Në fjalën e tij zoti Bardhi, nuk e preku fare çështjen e pjesmarrjes së opozitës në këto dy komisione, duke nënvizuar se përparësi në marrëdhëniet mes palëve, duhet të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira.

Nevojës së bashëpunimit mes shumicës dhe opozitës në parlament, i mëshoi në një mesazh drejtuar parlamentit dhe presidenti Bajram Begaj, sipas të cilit “çështja e dialogut politik në vend dhe në këtë hapësirë të shenjtë të demokracisë duhet të mbetet prioritet”. Në mesazhin e tij kreu i shtetit, shprehej se “Kuvendi duhet t’i përqendrojë përpjekjet e tij legjislative në objektivin tonë kryesor kombëtar: anëtarësimin në Bashkimin Evropian” dhe se “nismat legjislative duhet të bazohen në shqetësimet reale të qytetarëve tanë dhe në sektorë të ndryshëm, si: ekonomia, shëndetësia, drejtësia, arsimi, mjedisi dhe drejtësia sociale midis të tjerave”.

Presidenti Begaj, po ashtu vuri theksin te nevoja e forcimit të luftës kundër korruprionit dhe krimit të organizuar. “Parlamenti duhet të mbështesë plotësisht reformën në drejtësi, institucionet tona të drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, duke forcuar kapacitetet e tyre financiare, njerëzore dhe infrastrukturore. Inkurajoj Kuvendin të promovojë politikën e antikrimit dhe antikorrupsionit si një përballje reale me një të keqe që duhet ta luftojmë në çdo nivel e çdo fushë të këtij fenomeni gërryes për ekonominë dhe kërcënues për demokracinë”, nënvizoi kreu i Shtetit./VOA

voa kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj