LIVE UPDATES
Politike

VOA: Opozita propozon kandidaturat për president në dy raunde, Alibeaj hap kapitull pikëpyetjesh

Dakortësia e zotit Alibeaj hap një kapitull të ri pikëpyetjesh për të. Grupi parlamentar është i ndarë në tre fraksione.

18 Maj 2022, 23:28 Nga DOSJA
VOA: Opozita propozon kandidaturat për president në dy raunde, Alibeaj
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Në Shqipëri, përfaqësuesit e grupeve parlamentare të socialistëve dhe demokratëve ranë sot dakord që në dy raundet e ardhshme për zgjedhjen e presidentit, kandidaturat të propozohen nga opozita. Vendimi u mor gjatë një takimi ku morën pjesë dhe grupet e tjera parlamentare të së djathtës. Por, Partia Demokratike e kontrolluar nga ish kryeministri Sali Berisha, e cilësoi si tallje dakortësinë e sotme mes palëve, duke ritheksuar se sipas saj zoti Alibeaj nuk ka tagër për të përfaqësuar këtë forcë politike.

Takimi i sotëm, siç ishte dakortësuar dhe një ditë më parë, nisi me diskutimin e dokumentit të propozuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj. Në thelb ai parashikon një tërësi kriteresh që duhet të përmbushë kandidati për president si dhe kërkesën që opozita të ofronte 4 emra, mes të cilëve shumica do të duhej të zgjidhte kreun e ri të shtetit.

“Do të krijosh një proces ku presidenti i Republikës të mos jetë produkt lojërash, prapaskenash, apo kërcënimesh për faktin se kam 4 dhe 5 në xhep, bëj si të duash? Prano këtë gjë: raundin e 4-ët dhe të 5-të ju nuk i eksploroni, që do të thotë se deri te raundi i tretë duhet të kemi domosdoshmërisht presidentin e Republikës. Kjo e garanton procesin".

Ashtu si dhe një ditë më parë, zoti Alibeaj nuk ishte në një pozitë të favorshme, me përfaqësuesit e tjerë të opozitës që kishin një qasje të ndryshme nga ai. “Për sa kohë jemi duke bërë politikë këtu, nuk besoj se kemi mundësinë që të sjellim një produkt real para shqiptarëve. Ndaj sa më shpejt, ne të futemi në një proces real”, u shpreh Mesila Doda, e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim”.

Ndërsa për zotin Fatmir Mediu, opozita duhet të gjejë më parë dakortësinë brenda saj dhe të propozojë kandidaturat e veta: “Nëse ulemi me njëri-tjetrin, themi kemi dy apo tre kandidatura. Dhe ja propozojmë shumicën. Nëse shumica nuk pranon kandidatura me autoritet, që përfaqësojnë denjësisht institucionin e presidentit të Republikës, përgjegjësia morale dhe përballë opinionit publik është e tyre. Transparenca dhe marrëdhënia me opinionin publik është e jona”.

Socialistët, siç e kishin bërë të qartë dhe më parë, nuk pranuan as sot që ata të përjashtohen nga e drejta e propozimit. Ndërsa zoti Alibeaj kishte mbetur pa përfaqësuesit e grupeve të tjera të së djathtës që ndërkohë ishin larguar, kreu i grupit socialist Taulant Balla bëri një propozim alternativ: “Deri në raundin e tretë, propozimet i keni ju. Ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Raundin e katërt e ka thënë kushtetuta se si zgjidhet. Biem dakort?”

Përgjigja e zotit Alibeaj ishte: “Po, por ki parasysh dhe një gjë. Çdo shkelje e këtyre rregullave, siç e ke lexuar në dokument, është shkelje e marrëveshjes. Dakort? Ok, u vendos”.

Dakortësia e zotit Alibeaj hap një kapitull të ri pikëpyetjesh për të. Grupi parlamentar është i ndarë në tre fraksione. Deputetët që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, i cili kontrollon tani Partinë Demokratike edhe sot përsëritën se ai nuk ka tagër për vendime të tilla. “Zoti Alibeaj me bashkëshoqëruesit e tij nuk ka asnjë lloj mandate të dhënë nga PD apo grupi parlamentar”, deklaroi nga selia e partisë Luçiano Boçi.

Një grup tjetër deputetësh demokratë kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje në përplasjet e brendshme. Zoti Alibeaj deri tani rezulton që të ketë mbështetjen e 21 deputetëve të tjerë. Mbetet për t’u parë, se si do të veprohet për të shkuar te propozimi i kandidaturave për presidentin e vendit.

Marrë nga Voa

Sondazh

Poll
Politike 18 Maj 2022, 19:45

Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa

Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjat&eum...

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar