LIVE UPDATES
Politike

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Shqipëria, një strehë e sigurt për pastrimin e parave të drogës

Ajo tha se korrupsioni i thellë dhe kapja e shtetit nga interesat kriminale kanë kthyer vendin në një “amnisti fiskale” të heshtur për krimin e organizuar, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ku miliarda euro pasurore paligjshme riciklohen në projekte të mëdha, ndërkohë që shumica e apartamenteve mbeten bosh.

27 Qershor 2025, 11:54 Nga M.B
Vokshi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të
Albana Vokshi

STRASBURG- Deputetja e PD, Albana Vokshi në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) tha se Shqipërinë është kthyer në një qendër për pastrimin e parave të drogës, që përbën, sipas saj, një kërcënim serioz për sigurinë dhe ekonominë evropiane.

Ajo tha se korrupsioni i thellë dhe kapja e shtetit nga interesat kriminale kanë kthyer vendin në një “amnisti fiskale” të heshtur për krimin e organizuar, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

Gjithashtu deputetja demokrate i bëri thirrje Këshillit të Evropës për hetime ndaj origjinës së kapitalit në bumin e ndërtimit në Shqipëri. Vokshi bëri thirrje dhe për shqyrtimin e lidhjeve politike-kriminale në nivelet më të larta të qeverisë si dhe kërkoi nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës të mbështesin rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Fjalimi i Vokshit në PACE:

Ajo që mund të duket si një çështje shqiptare, në të vërtetë është një kërcënim për sigurinë evropiane. Hetime të fundit nga Radio France dhe gazeta gjermane Die Zeit konfirmojnë atë që shumë shqiptarë e shohin çdo ditë me sytë e tyre: Shqipëria është kthyer në një qendër kryesore për pastrimin e parave të drogës, duke i shërbyer rrjeteve ndërkombëtare të trafikut, të cilat veprojnë në shumë vende të Bashkimit Evropian. Një nga mediat më të mëdha amerikane, Fox News, vetëm dy ditë më parë e quajti kryeministrin shqiptar “Ramaduro”.

Ka një shqetësim në rritje. Grupet kriminale nuk e kanë më të vështirë të legjitimojnë fitimet e tyre. Shqipëria ua zgjidh këtë problem, duke ofruar një mënyrë të lehtë për të pastruar dhe ricikluar pasuritë e paligjshme përmes projekteve të ndërtimit me vlera prej miliarda eurosh. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me korrupsionin. Ka të bëjë me kapjen totale të shtetit shqiptar nga interesat kriminale.

Lejet e ndërtimit nuk jepen mbi bazë merite apo tregu, por si shpërblime politike, shpesh për subjekte që nuk kanë as kapitalin minimal të nevojshëm. Në shumicën e rasteve, aktorët e vërtetë pas këtyre projekteve janë rrjete kriminale. Dhe personi që i autorizon lejet, është vetë Kryeministri. Po të vini sot në Tiranë, është e mbushur me kulla të larta, shumë të tjera janë në ndërtim, e të tjera kanë marrë leje. Çdo vit miliarda euro në ndërtim. Por mbi 40% e apartamenteve në këto ndërtesa janë bosh. Në Tiranë, çmimi për metër katror ka kaluar shumë qytete të BE-së: 3000, 5000, tashmë gjenden edhe me 10.000 euro për metër katror. Unë nuk mund t’i përballoj këto apartamente. Shqiptarët nuk mund t’i përballojnë. Nëse marr një kredi, do më duhen 50 deri në 100 vite për ta shlyer. Atëherë, kush i blen?

Ajo që dikur BE-ja e ndaloi si një amnisti fiskale formale, sot duket se po zbatohet në heshtje: një pakt i fshehtë mes politikës dhe krimit të organizuar. Siç shkruan Die Zeit, edhe arkitektët ndërkombëtarë të ftuar nga kryeministri Rama kanë shprehur shqetësimin se kush do t’i blejë këto kulla, dhe nëse ata po shërbejnë në fakt për të legjitimuar pastrimin e parave.

Të nderuar kolegë,

Pse e ngre këtë shqetësim? Sepse nuk është vetëm cështje e Shqipërisë. Kjo nuk po shkatërron vetëm ekonominë shqiptare, por po minon integritetin financiar evropian. Kur këto fonde kriminale pastrohen në Shqipëri, ato hyjnë sërish në BE, duke shtrembëruar tregjet dhe duke dëmtuar konkurrencën e ndershme. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit në të gjithë kontinentin tonë.

Ndërkohë, popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike, popullsia po plaket. Një qeveri e kontrolluar nga interesat e trafikut nuk mund të garantojë as demokraci, as stabilitet. Këto interesa do të prodhojnë shumë shpejt përplasje, pandëshkueshmëri dhe, destabilizim rajonal. Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje dhe Këshillit të Evropës të veprojnë pa vonesë:

•      Të hetojnë origjinën e kapitalit në bumin e ndërtimit në Shqipëri.

•      Të shqyrtojnë lidhjet politike-kriminale në nivelet më të larta të qeverisë.

•      Dhe të mbështesin rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Sa më gjatë të heshtim, aq më i madh do të jetë dëmi — jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vlerat që pretendojmë të mbrojmë në të gjithë Evropën dhe komunitetin transatlantik.

albana vokshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj