LIVE UPDATES
Politike

Vota e emigrantëve/ Analiza e BIRN: Pesë qarqet ku mund të ketë më shumë ndikim

Rreth 246 mijë shqiptarë me vendbanim jashtë vendit u regjistruan dhe morën autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të votuar në distancë pa qenë të pranishëm në Shqipëri. Interesi i votuesve nga emigracioni gjithsesi nuk është i njëtrajtshëm në rang kombëtar, ndërsa makineritë politike duket se i kanë përqendruar forcat në qarqe të caktuara. Zbuloni qarqet ku vota e emigrantëve pritet të ketë një efekt më të madh elektoral.

11 Mars 2025, 12:55 Nga r.ll
Vota e emigrantëve/ Analiza e BIRN: Pesë qarqet ku mund të
nje qytetare te kutia e votimit

TIRANË- Gati 246 mijë shqiptarë nga diaspora e re e Shqipërisë aplikuan dhe morën miratim për të votuar në distancë për zgjedhjet e 11 majit, një numër që pritet të ketë efekt jo të vogël në rezultatin zgjedhor. Ndërsa vlerësohet se mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, (përfshirë minorenët pa të drejtë vote) shifra prej 246 mijë e të regjistruarve mund të variojë në rreth 15 apo 20% të atyre me të drejtë vote.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi regjistrimet nga emigrimi si dhe të dhënat e Censit 2023 apo të zgjedhjeve të vitit 2021 të analizuara nga BIRN, sugjerojnë se nëse të gjithë të regjistruarit nga emigrimi marrin pjesë në votimet e 11 majit, numri i votave në rang kombëtar mund të rritet me 15% në krahasim me vitin 2021, por kjo nuk është shumë e sigurt për shkak se nuk është e mundur të dihet me saktësi se si ka ndryshuar popullsia rezidente përgjatë katër viteve të fundit.

Regjistrimet e emigrantëve për zgjedhje nuk janë të njëtrajtshme në të gjithë territorin e vendit. Nëse merren për bazë të dhënat e vitit 2021, votuesit nga emigrimi do të përbëjnë 6.8% të votuesve gjithsej, shifër kjo që varion, nga 8.6% në qarkun e Beratit, në 4.7% në qarkun e Kukësit.

Nga ana tjetër, nëse numri i votuesve të regjistruar nga jashtë krahasohet me numrin real të votave të hedhura në vitin 2021, atëhere në Berat dhe në Lezhë do të ketë një shtim të numrit të votuesve me mbi 19%, ndërsa në qarqet e tjera do të ketë një shtim në shkallë më të vogël. Tirana dhe Kukësi janë në fakt dy zonat ku pritet të ketë shtim më të vogël të votuesve.

Luhatshmëria nga qarku në qark mbi interesin e emigrantëve për të votuar në vend duket se varet, nga njëra anë nga shkalla e emigrimit dhe nga ana tjetër, nga funksionimi i makinerive politike, të cilat duket se kanë qenë të përqendruara në qarqe ku shpresojnë se do të mund të maksimizojnë votën e emigrantëve në mandate.

Pjesëmarrja reale dhe shtimi i votave

Pjesëmarrja në zgjedhje në Shqipëri ka qenë vazhdimisht në rënie përgjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2005, në listën e zgjedhësve gjendeshin 2.85 milionë votues, ndërsa 49% e tyre morën pjesë në votime. Pjesëmarrja u rrit në 53% në vitin 2013 ndërsa ra në 47% më 2017 dhe 46% më 2021.

Në zgjedhjet e vitit 2021, 1.66 milionë shqiptarë morën pjesë në zgjedhje nga 3.59 milionë votues të regjistruar në regjistrin zgjedhor të vendit. Pjesëmarrja prej 46% duket se reflekton më së shumti numrin e lartë të emigrantëve që nuk u gjendën fizikisht në Shqipëri ditën e zgjedhjeve, përveç shqiptarëve që zgjodhën të mos votonin. Shkalla e pjesëmarrjes reale, pra numri i votuesve në raport me numrin e popullsisë votuese të pranishme në Shqipëri mundet vetëm të hamendësohet.

Të dhënat e Censit të vitit 2023 sugjerojnë se në shtator të atij viti, 2.4 milionë shqiptarë ndodheshin në Shqipëri, nga të cilët, 1.95 milionë ishin mbi 18 vjeç. Nisur nga këto dy shifra, mund të thuhet se pjesëmarrja në votime në vitin 2021 e 1.66 milionë banorëve nënkupton pjesëmarrje reale prej 85%.

Kjo përqindje është një konvencion, pasi popullsia rezidente në Shqipëri lëviz në numra të mëdhenj. Fakti që mes censusit të vitit 2011 dhe atij të vitit 2023 popullsia ra me mbi 450 mijë vetë, sugjeron se popullsia e vitit 2021 mund të ketë qenë e ndryshme në mënyrë domethënëse në krahasim me shtatorin e vitit 2023, kur u bë Censi.

Pjesëmarrja këtë vit ka gjasa të jetë më e lartë nëse supozohet se 246 mijë shqiptarë që kanë kërkuar dhe janë regjistruar si votues nga jashtë, do të marrin pjesë realisht në votime. Por kjo vetëm nëse e marrin popullsinë të pandryshuar mes vitit 2021 dhe vitit 2025. Nëse popullsia ka vijuar të bjerë, siç ka qenë tendenca përgjatë tre dekadave, atëherë të 246 mijët nga emigrimi do të zëvendësojnë ata që ndërkohë janë larguar.

Efekti në zgjedhje

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nxjerrin 140 deputetë dhe nëse marrim rezultatin e vitit 2021, nevojiten afërsisht 12 mijë votues për një deputet. Kjo sugjeron që të 246 mijë emigrantët do të kishin mundësinë që të zgjidhnin mbi njëzet deputetë, por vetëm nëse votojnë që të gjithë në një drejtim të caktuar. Duke qenë se këto vota do të ndahen, ndonëse jo në mënyrë të barabartë, mes partive garuese, rezultati i tyre thjeshtë sa do t’i shtohet rezultatit të përgjithshëm. Megjithatë, janë disa qarqe dhe disa zona në të cilat, një grusht votash të furnizuara shtesë mundet t’i japin një mandat shtesë njërës palë apo palës tjetër.

Në disa qarqe, rezultati në mandate në zgjedhjet e vitit 2021 u caktua në masë të madhe nga garimi veçmas i PD-së dhe LSI-së, dy parti që sot garojnë bashkë. Në qarqe si Berati, Vlora apo Durrësi, Partia Socialiste ishte në gjendje të fitonte një numër disproporcionalisht të lartë mandatesh në krahasim me përqindjen e votave të marra, gjë që në fakt përcaktoi edhe maxhorancën qeverisëse të katër viteve të fundit. Rrjedhimisht në këto qarqe duket se vota e emigrantëve do të jetë më përcaktuese nër zgjedhjet e 11 majit.

Qarku i Beratit

Votuesit në emigrim nga Berati duket se kanë treguar më shumë interes se sa në qarqet e tjera në raport me numrin e votuesve të vitit 2021. Të 15 mijë emigrantët nga Berati përbëjnë, sipas llogaritjeve të BIRN, 8.3% të listës së zgjedhësve 2021 dhe 18.9% të votuesve. Berati ishte edhe një nga qarqet ku në zgjedhjet e vitit 2021, një grusht votash caktuan nëse një mandat i takonte njërës palë apo palës tjetër.

Në rezultatin e vitit 2021, Partia Socialiste mori 5 nga 7 mandatet e qarkut, pasi fitoi 56% të votave. Pra PS fitoi 71% të mandateve me 56% të votave dhe shkaku se pse ndodhi kjo ishte se PD dhe LSI garuan veçmas dhe LSI humbi mundësinë për të fituar mandat për shkak se nga rezultati i saj 8400 votash i munguan 77 vota. Në këtë kontekst, të 15 mijë votuesit nga emigrimi, në rast se pas regjistrimit do të marrin pjesë në votime, kanë mundësinë të caktojnë fatin e së paku një mandati për deputet në këtë qark, duke bërë që rezultati të mbetet 5 me 2 ose të ndryshohet në 4 me 3. Është hipotetikisht shumë e vështirë që PS të arrijë të marrë 6 mandate në këtë qark, duke lënë opozitën me 1 dhe po kështu përmbysja në favor të opozitës do të ishte gjithashtu historike, sepse Berati i ka dhënë fitoren PS-së historikisht.

Qarku i Vlorës

Vlora është qarku i njohur për emigrim në mënyrë masive gjatë dekadave të fundit si dhe qarku ku u regjistruan 18,700 votues nga emigrimi. Këta votues, nëse marrin pjesë dhe faktorët e tjerë mbahen konstantë, do të mund të shtojnë me 17.5% numrin e votave të hedhura më 11 maj, në krahasim me vitin 2021. Vlora është qarku ku Partia Socialiste fitoi 8 nga 12 mandate, pra mori 67% të mandateve pavarësisht se fitoi 58% të votave. Votat e gati 19 mijë emigrantëve të regjistruar mund ta ndihmojnë PS-në të ruajë këtë rezultat ose mundet të ndihmojnë opozitën që të fitojë një mandat më shumë, pra që rezultati final të jetë 7 me 5. Rezultati 9 me 3 për socialistët ngjan shumë i largët.

Qarku i Lezhës

Qarku nga ku mund të vijë një surprizë në lidhje me votat e emigrantëve është Qarku i Lezhës. Në zgjedhjet e vitit 2021, dy partitë e opozitës, PD dhe LSI, fituan në këtë qark së bashku 58% të votave dhe morën 4 mandate. Në fakt, mandatet i fitoi të gjitha PD ndërsa LSI, megjithëse mori 10% të votave të qarkut, mori zero mandate. Gati 14 mijë emigrantë janë regjistruar në zgjedhje për këtë qark, ndërsa një investigim i mëparshëm i BIRN vërejti se makineria elektorale socialiste duket se ka interes të veçantë për të regjistruar emigrantë nga ky qark. Në rast se emigrantët votojnë, ato mund të shtojnë teorikisht votat e Lezhës të vitit 2021 me 18%. Megjithatë, përmbysja duket e vështirë për socialistët, të cilët në këtë qark morën zgjedhjet e kaluara vetëm 38% të votave.

Qarku i Fierit

Fieri është qarku i dytë më i madh në vend për nga numri i votuesve dhe zgjedhjet e kaluara i dha socialistëve 9 mandate dhe opozitës 7, por është edhe qarku ku socialistët kanë pretenduar historikisht për më shumë. Rreth 31 mijë emigrantë nga ky qark janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit dhe këta përbëjnë 17% të numrit total të votuesve të vitit 2011.

Qarku i Tiranës

Tirana është qarku me numrin më të madh të regjistrimeve të emigrantëve, gjithsej pothuajse 52 mijë vetë, por kjo për shkak se Tirana është qarku më i madh në vend. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, votuesit nga emigrimi mund të përbëjnë “vetëm” 10% të votuesve totalë, shifër kjo e ulët në krahasim me mesataren kombëtare.

Tirana është gjithashtu qarku që më 2021 shënoi rekordin e pjesëmarrjes, 53%, më e larta në republikë dhe ku në zgjedhjet e 11 majit shumë parti të vogla apo të reja kanë për objektiv të marrin mandate nga të ashtuquajturat “vota proteste”.

Në zgjedhjet e vitit 2021, 36 mandatet e Tiranës u ndanë 18 për PS, 17 për PD dhe LSI dhe 1 mandat për aleatin e pashpallur të socialistëve, partinë Socialdemokrate të Tom Doshit. Partitë e vogla si dhe votat e pavlefshme në këtë qark “u mbështetën” nga 34 mijë votues.

Në zgjedhjet e 11 majit, në Tiranë do të dalin 37 deputetë dhe ekzistenca e numrit tek e bën garën edhe më të fortë. Ndryshe nga zonat ku numri i mandateve është çift, në mandatet tek një votë e vetme shtesë i jep mandatin njërës palë dhe ia heq palës tjetër. Me pak fjalë, në qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër e Berat, gara pritet të jetë më e fortë dhe rezultati në këto zona, më përcaktues për maxhorancën e ardhshme. Historia sugjeron se në katër nga këto gjashtë qarqe, e djathta ka pasur epërsi, por skena politike shqiptare është tronditur fort gjatë viteve të fundit, me socialistët që kanë fituar qeverisjen e Shkodrës, dikur bastion demokrat, apo të Kukësit e të Dibrës, që dikur konsideroheshin si të pathyeshme./Reporter.al

vota e emigrantëve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj