3 Qershor 2022, 21:18
Nga DOSJA
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mungesa në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë zgjedhjes së Presidentit është një qëndrim koherent i grupit ku ai bën pjesë. I ftuar në emisionin “Kontrast”, Bardhi deklaroi se ky vendim vjen si pasojë e prishjes së marrëveshjes nga ana e PS dhe se Grupi Parlamentar i PD nuk ka arsye pse ta legjitimojë seancën.
Duke folur për akuzat e ‘Rithemelimit’, Bardhi tha se ky i fundit i ka 20 firma për të propozuar një kandidaturë të tijën për kreun e shtetit.
“Nuk jemi fare fasadë siç na akuzojnë. Ne nxorëm zbuluar fasadën që po përgatiste. Vota jonë nuk e bllokon dot Edi Ramën nesër që të zgjedhë Presidentin. Vendimi ynë nuk është bojkot. Nëse ata janë partizanët e mos-bojkotit, shumë mirë mund të kishin propozuar një emër me 20 firma deputetësh. Për aq kohë sa Rama ka vendosur të zgjedhë kreun e shtetit në një proces 24 orësh, kjo nuk është një situatë normale dhe nuk mund të bëhemi pjesë. Ne nuk kemi marrë pjesë në seancë as në raundin e tretë. I gjithë grupi ynë parlamentar pas raundit të dytë, kur mazhoranca u tërhoqe nga një marrëveshje publike mes palëve, deklaruam se nuk do të bëhemi më pjesë e këtij procesi. Pra është një qëndrim koherent dhe s’ka të bëjë me frikë për rrjedhje votash etj” – tha Gazment Bardhi.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.
Politike
3 Qershor 2022, 21:07
Bajram Begajt
TIRANË- Emri i Bajram Begajt që u propozua nga selia rozë për President ka sjellë debate brenda kryesisë s&eum...
Politike
3 Qershor 2022, 20:53
Presidenca
TIRANË- Bajram Begaj ka qenë në garë me tre kandidatë të tjerë në ‘garën’ për tu b...
Politike
3 Qershor 2022, 20:31
Osman Mulaj
TIRANË- Regjisori Osman Mulaj ka ironizuar qeverinë teksa po mbante fjalimin në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të...
Politike
3 Qershor 2022, 20:42
k.m.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se pse nuk zgjodhën një kandidate femër për të marrë detyrën e Presidentit t&...
Politike
3 Qershor 2022, 20:53
F.M
Bajram Begaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë Bajram Begajn, të zgjedhurin e socialistëve për të zëv...
Politike
3 Qershor 2022, 20:56
TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt brenda Partisë Demokratike, duket se nuk do ta mbështesë zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për pre...
Politike
3 Qershor 2022, 20:41
Momenti kur del nga Kryeministria
TIRANË- 20 minuta ka zgjatur momenti i takimit të kryeministrit Edi Rama me të propozuarin për presid...
Politike
3 Qershor 2022, 20:30
TIRANË- Profili dhe identikiti që kërkonin socialistët për Presidentin e ardhshëm ishte një njeri totalisht i kundër m...
Politike
3 Qershor 2022, 20:23
f.g
Bajram Begaj
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pritur një ditë të re për të takuar emrin e besuar nga Partia Socialiste pë...
Politike
3 Qershor 2022, 20:19
Bajram Begaj
TIRANË- Shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare është kandidatura e përzgjed...