LIVE UPDATES
Politike

"Votoni për ndryshimin e Shqipërisë", Noka në Athinë: Çdo emigrant që do të kthehet të investojë në vendin e tij, për 5 vite do të jetë pa taksa

Ai u shpreh se angazhimi i Partisë Demokratike në një program të qartë për shqiptarët, përfundimisht do ta zhdukë mjerimin ndër shqiptarë në 100 ditët e para të qeverisjes.

2 Shkurt 2025, 13:55 Nga r.ll
"Votoni për ndryshimin e Shqipërisë", Noka në
flamur noka

GREQI- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij sot në takimin me shqiptarët në Athinë. Noka iu bëri thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë për ndryshimin e Shqipërisë dhe të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.

Noka u shpreh se programi i PD-së është shpëtim për Shqipërinë, ndërsa theksoi se, çdo emigrant që do të kthehet dhe të investojë në vendin e tij, për 5 vite me radhë do të jetë pa taksa.

Demokrati tha më tej se vota e diasporës do të bëjë të mundur ngritjen e Shqipërisë dhe rikthimin në rrugën e saj Europiane sipas tij, "të ndërprerë nga banda në pushtet".

Ai u shpreh se angazhimi i Partisë Demokratike në një program të qartë për shqiptarët, përfundimisht do ta zhdukë mjerimin ndër shqiptarë në 100 ditët e para të qeverisjes.

FJALA E PLOTË E FLAMUR NOKËS: 

Para se të filloj fjalën time, dua të ju përcjell ju dhe çdo bashkëkombasi tonë në Greqi, përshëndetjet me të përzemërta më të çlirëta, mirënjohjen më të madhe për ju, për atë që ju keni bërë për atdheun dhe familjet tuaja në atdhe nga kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha.

Ky i sotmi është një bashkim i njerëzve të lirë, i njerëzve që janë mbledhur dhe po luftojnë për të shpëtuar Shqipërinë, për ta nxjerrë vendin tonë, nga një errësirë ku e ka zhytur Edi Rama dhe qeveria e tij dhe për ta kthyer Shqipërinë tonë të dashur në shinat normale të zhvillimit dhe integrimit. Vijmë këtu së bashku si qytetarë të lirë, ne vijmë këtu pa autobus, ju keni ardhur këtu pa urdhër dhe diktat, me vullnet dhe me shpirt, për ta ndryshuar Shqipërinë. Ne vijmë këtu pa kryetar bashkish, ministra, ofiçarë dhe oborrtar, siç edhe pak kohë më parë kryetari i organizatës mafioze, që quhet Edi Rama.

Ne vijmë këtu për të biseduar me ju, për të qarë hallet tuaja dhe të familjeve tuaja dhe nuk vijmë këtu për të përdorur emigrantët si dekor politik, për imazhin e rrënuar dhe të shkatërruar të Edi Ramës. Ne vijmë këtu se duam të gjithë së bashku që Shqipëria të dalë mirë, që shqiptarët të jenë mirë, që familjarët tuaj në atdhe të kenë mundësi më të mëdha. Ne duam që çdonjëri në Shqipërinë e pas 11 majit të bëjë detyrat që i takojnë dhe shteti mbi të gjitha të jetë shërbëtori i qytetarëve, interesave dhe problematikave që ata i shoqërojnë. Ne duam që ju të punoni për veten tuaj dhe jo të harxhoni gjysmën e të ardhurave tuaja për të mbajtur familjet tuaja në Shqipëri, barrë dhe detyrë që e ka qeveria dhe pushteti.

Ne e dimë mirë, që ju emigrantët tanë këtu në Greqi, në Itali apo nëpër Botë, e doni Shqipërinë, dhe luftoni varfërinë më shumë se kushdo tjetër në vendin tuaj. Ne e dimë shumë mirë që po të mos ishit ju, shumë shqiptarë do të ishit në mjerim. Ne e dimë se me remitancat tuaja, ju mbani shëndetin e familjarëve tuaj në Shqipëri, sepse po të jetë për qeverinë, shëndeti i popullatës nuk duhet të ekzistojë. Për derrat e majmur të pushtetit nuk ekziston qytetari dhe hallet e tij. Për 12 vite të nderuar motra e vëllezër, organizata kriminale që qeveris në Shqipëri vetëm sa shtuan varfërinë familjarëve tuaj dhe shqiptarëve atje.

Ata për 12 vite bënë gjithçka që shqiptarë të ikin nga vatrat e tyre dhe braktisin familjet. Sot për fat të keq, jemi i vetmi popull në Europë që shumica jetojnë jashtë atdheut se në atdhe. Dhe kjo fatkeqësi që ka pllakosur Shqipërinë prej 12 vitesh, është Edi Rama.

Ne e dimë se edhe këtu në Greqi ku jetoni, është bërë e vështirë se janë rritur çmimet, është rritur kostoja e jetesës, por ju prap se prap e gjeni një mënyrë për tu ardhur në ndihmë për hallet dhe problemet e tyre. Ndaj ju, diasporës në Greqi, Itali apo diasporës në gjithë botën, Shqipëria do të ju jetë mirënjohëse gjithmonë.

Falë punës dhe këmbënguljes tonë, ja dolëm që për herë të parë ja dolëm që të imponojmë ushtrimin e të drejtës së votës tuaj, nga këtu ku jeni. Në 11 maj, vota juaj do të jetë barrikadë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të frenojë rrëshqitjen drejt greminës të vendit tonë, drejt asaj gremine ku e ka orientuar për 12 vite, kreu i organizatës kriminale të qeverisjes.

Ju me votën tuaj do të bëni të mundur kthesën, që Shqipëria të ngrihet, të vazhdojë dhe të rikthehet në rrugën e saj Europiane të ndërprerë nga banda në pushtet.

Angazhimi i forcës tonë politike në një program të qartë për shqiptarët, përfundimisht do ta zhdukë mjerimin ndër shqiptarë në 100 ditët e para të qeverisjes. Programi ynë do ti japë zgjidhje, plagëve të krimit dhe korrupsionit ku është zhytur Shqipëria. Programi i PD-së është shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne do të ofrojmë zgjidhje për pensionistët. Shteti i pas 11 majit do ti sigurojë pensionistëve një pension minimal 220 euro. Do ti sigurojë mundësitë e shërbimit dhe mjekimit, sepse e meritojnë, se pensionistët kanë kontribuar një jetë për vendin tonë dhe nuk meritojnë të trajtohen siç i trajton kreu i qeverisë. 220 euro pensioni minimal në 100 ditët e para të qeverisjes tonë. Shqipëria do të ketë për herë të parë minimum jetik të vendos me ligji, 200 euro. Nuk do të ketë në Shqipëri rrogë nën 500 euro.

Këto janë hapat e parë që do të ndërmarrë PD për të luftuar mjerimin, varfërinë dhe për të rimëkëmbur shoqërinë shqiptare. Edhe për ju emigrantë, Partia Demokratike ka një program të qartë. Kushdo që do të kthehet në atdhe, dhe të investojë për 5 vite do të ketë zero taksa. Kushdo që do të kthehet në Shqipëri, do ti mundësohet një kredi e butë për zero interes që çdokush që kthehet të ketë mundësi të blejë një shtëpi, si çdo shqiptar atje. Do të kemi një paketë të plotë për emigrantët tanë.

 

flamur noka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj