Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Media amerikane shton se vrasja ka ndodhur në një moment kur tensionet lidhur me konfliktet e pronësisë, zvarritjet e proceseve dhe besimi ndaj sistemit gjyqësor janë ende të larta.
TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda gjykatës së Apelit në Tiranë. CNN shkruan se sulmi ndodhi në një vend që ka ndërmarrë prej vitesh reforma të thella në drejtësi, por që përballet ende me sfida të mëdha në funksionimin e sistemit.
Media amerikane shton se vrasja ka ndodhur në një moment kur tensionet lidhur me konfliktet e pronësisë, zvarritjet e proceseve dhe besimi ndaj sistemit gjyqësor janë ende të larta.
Artikulli i Plotë:
Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës u qëllua për vdekje të hënën nga një burrë i përfshirë në një gjyq, njoftoi policia shqiptare. Astrit Kalaja, gjyqtar i njohur në sistemin e drejtësisë, u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E.Sh. Kalaja ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit, si pasojë e plagëve të marra.
Sipas autoriteteve, autori i armatosur qëlloi edhe dy persona të tjerë të pranishëm në sallë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia njoftoi se autori u largua me vrap nga vendngjarja, por u arrestua pak orë më vonë, ndërsa iu gjet dhe arma e përdorur në krim një revole.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi motivin e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake të publikuara në faqen e gjykatës, rezulton se çështja kishte lidhje me një konflikt prone.
Ngjarja ka ndodhur në një kontekst ku Shqipëria, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ka ndërmarrë reforma të thella në sistemin gjyqësor që nga viti 2016. Megjithatë, sistemi vijon të përballet me sfida serioze, përfshirë vonesat shumëvjeçare të mijëra çështjeve, por edhe tensionet e rritura në çështje delikate si ato të pronave. Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe për klimën e tensionuar që vijon të shoqërojë procese të caktuara gjyqësore në vend.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
Florjan Binaj TIRANË- Florjan Binaj ka reaguar, pasi u mbështet nga forcat opozitare për kandidimin e tij për kryetar të Bash...
Agron Shehaj TIRANA- Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka bërë të ditur se partia që ai drejton n...
Florian Binaj TIRANË- Nisma Thurje ka njoftuar se ka vendosur të mbështesë kandidatin Florian Binaj për kryetar bashkie në z...
foto ilustruese TIRANË- Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri (EUDEL) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtari...
foto ilustruese TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambien...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Gjykatën e Ap...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Ministrja e Brendshme k...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbasditen e sotme në sallën e gjyqit në Gjykat&eum...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas së rëndë në Gjykatën e Apelit. Me...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Ast...