LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e të riut shqiptar nga pronari i tij italian / A do të reagojë Ministria e Jashtme?

Në një segment të rrugës, një motor me dy persona iu është afruar duke i detyruar të ndalojnë. Më pas Guido është nxjerrë me forcë nga makina, është detyruar të shtrihet në tokë dhe pak çaste më vonë ka dëgjuar një të shtënë.

14 Nëntor 2025, 22:11 Nga E. D
Vrasja e të riut shqiptar nga pronari i tij italian / A do të
foto nga emisioni

TIRANË- 28-vjeçari me origjinë nga Shkodra ishte mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit italian Guido Bertola, me të cilin kishte udhëtuar drejt Brazilit për disa ditë pushime, në vilën që ky i fundit zotëronte në Fortaleza. Në marrjen në pyetje nga agjentët menjëherë pas vrasjes së Albanit, biznesmeni 66-vjeçar kishte deklaruar se atë natë, pasi kishin darkuar në një restorant, po ktheheshin në shtëpi me makinë.

Në një segment të rrugës, një motor me dy persona iu është afruar duke i detyruar të ndalojnë. Më pas Guido është nxjerrë me forcë nga makina, është detyruar të shtrihet në tokë dhe pak çaste më vonë ka dëgjuar një të shtënë. Agresorët janë larguar menjëherë me motor, duke lënë trupin e Albanit të shtrirë në asfalt, në një pellg gjaku.

Shkak i krimit, në pamje të parë, duket se është grabitja, por policia vëren se dy vrasësit janë larguar pa marrë asgjë të vlefshme nga makina. Një ditë më pas, agjentët e policisë shfaqen në vilën në pronësi të Guidos, aty ku roje është Hose De Souza, me pseudonimin Ziko, vëllai i Silvias, të dashurës së biznesmenit.

Gjatë marrjes së tij në pyetje, hetuesve u vjen një “dhuratë” e papritur. Hose deklaron se porositësit e vrasjes së Albanit kanë qenë Guido dhe Silvia, dhe shton se biznesmeni italian i kishte dhënë një zarf me para për t’ia dorëzuar vrasësit, Romario Lopez De Lima, i cili është nipi i Silvias dhe Hose-s. Pas kësaj dëshmie, Guido arrestohet menjëherë.

Pas këtij arrestimi që duket se erdhi i papritur, familjarët e tij të alarmuar nisën të lëviznin çdo gur për ta rikthyer në shtëpi, diçka që vërtetohet edhe nga një deklaratë e përkthyeses së Guidos:

“Kur u lirua ishin te Divizioni i Vrasjeve, ai ishte i ulur dhe avokati në këmbë. Guido i tha që në fund të muajit duhej të ishte në Katar dhe se nëse avokati arrinte t’i nxirrte pasaportën para fundit të muajit, kishte 20 mijë euro në dorë”.

Me sa duket skema funksionoi më së miri, sepse rreth orës 15:00 Guidos i dorëzojnë pasaportën dhe në orën 23:00 ai niset me avion për në Itali.

Është e kuptueshme që kushdo që përfundon në burg kërkon të dalë sa më shpejt, por nxitimi për t’u kthyer në Itali pa kërkuar sqarimin e rrethanave të një vrasjeje ku ai ishte dëshmitari i vetëm, shton shumë dyshimet se gjërat brenda zyrave të policisë braziliane kanë shkuar sipas skenarit të familjes Bertola.

Alban Gropçaj u vra në Fortaleza, në një atentat që me sa duket ishte organizuar nga personat të cilëve u besonte më shumë. Sot, pas 6 vitesh zvarritje, Guido Bertola dhe e dashura e tij Silvia De Souza shijojnë jetën në liri të plotë, pavarësisht provave të akuzës. Ne si media denoncojmë, por ndërhyrjen dhe interesimin pranë drejtësisë braziliane duhet ta bëjnë autoritetet tona, për të vënë në vend drejtësinë e munguar ndaj një shtetasi shqiptar./Piranjat.news

ministria e jashtme

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Nëntor 2025, 22:02 E. D

Monolog nga dom Mark Pashkja

foto ilustruese Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e par&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj