LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet Kodi i Ri Penal, ndëshkohen “skifterat” që mund të vriten nga të zotët e shtëpisë

Ky projekt ende në fazat e diskutimit mes ekspertëve parashikon lehtësim të dënimeve apo kushteve të vuajtjes së dënimit për veprat penale me marzh dënimi deri në 4 vite e po ashtu një shtrëngim e rritje për krimet e rënda apo të kryera nga zyrtarë publik.

10 Qershor 2023, 12:16 Nga I.A
Zbardhet Kodi i Ri Penal, ndëshkohen “skifterat” që mund
Kodi i ri Penal

TIRANË- Pas 28 vitesh Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal. Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë draftin i cili ende nuk është bërë publik. Në këtë kod për herë të parë futen risitë e mbrojtjes së pronës dhe e drejta për t’iu përgjigjur sulmit të një agresioni në banesë. Kodi shton dënimet për zyrtarët abuzues me postet e të përfshirë në korrupsion duke i përjashtuar ata për 25 vite nga detyrat shtetërore. FactCheck zbardh ekskluzivisht projektin e Kodit të ri Penal i cili prej vitit 1995 ka pësuar plot 28 herë ndryshime. Ky projekt ende në fazat e diskutimit mes ekspertëve parashikon lehtësim të dënimeve apo kushteve të vuajtjes së dënimit për veprat penale me marzh dënimi deri në 4 vite e po ashtu një shtrëngim e rritje për krimet e rënda apo të kryera nga zyrtarë publik.

E po ashtu të mos quaj krim dhe të vërë përballë drejtësisë atë që në kushtet e një rreziku mbron pronën e tij. Për herë të parë propozohet që efektet e paraburgimit të kenë të njëjtën vlerë si ditë e burgut, ku aktualisht një ditë paraburgim përllogaritet 1 ditë e gjysmë burg, duke sjellë dalje më herët nga qelia për persona edhe me rrezikshmëri të lartë. Kjo për shkak të marrjes së formë të prerë të vendimit, i cili deri në ato momente përllogaritet kohë paraburgimi. Në këtë dokument që shihni sipas nenit 126 parashikohet që një ditë paraburgim do të jetë baras me një ditë burg. Ndërsa në kodin aktual në neni 57 thuhet se një ditë paraburgim është e barabartë me 1 ditë e gjysmë burg. Për efekt të shlyerjes së ditëve të burgut me faturë financiare kodi i ri ka rritur me 2 mijë lekë vlerën e një dite burgu, e cila sot kushton 5000 mijë lekë dhe propozohet të bëhet 7000 mijë lekë.

Nenet 126 dhe 57 (krahasim tabela) Kodi i ri penal përfshin si nen të veçantë edhe përdorimin e armës, duke e cilësuar si përdorimi i ligjshëm i armëve. Sipas Nenit 46 thuhet “Nuk ka përgjegjësi penale personi i cili, për të përmbushur detyrën e tij, përdor ose urdhëron përdorimin e armëve ose të mjeteve të tjerë të shtrëngimit fizik, duke qenë i detyruar nga nevoja për të zmbrapsur një akt dhune ose kundërshtimi ndaj punonjësit që ushtron një detyrë shtetërore dhe, në çdo rast për të penguar kryerjen e krimeve terroriste, përmbytjes, katastrofës rrugore, ajrore, detare apo hekurudhore, vrasjes me dashje, vjedhjes me përdorim të armës dhe rrëmbimit të personit. 2. Ky parashikim zbatohet edhe për çdo person i cili ndihmon zyrtarin publik, pas kërkesës së ligjshme që i ka bërë ky i fundit. 3. Ligji përcakton rastet e tjerë në të cilët lejohet apo kufizohet përdorimi i armëve ose mjeteve të tjera të shtrëngimit fizik, kurdoherë duke respektuar parimet e përcaktuara në këtë Kod lidhur me mbrojtjen e nevojshme dhe bashkëpunimin e personave ne kryerjen e veprës penale. Por cila është mosha e përballjes me ligjin penal dhe drejtësinë?

Në nenin 31 parashikohet se “Ka përgjegjësi penale personi që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç në kohën e kryerjes së një krimi apo ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç në kohën e kryerjes së një kundërvajtje penale. 2. Për personat e moshës 14-16 vjeç që kryejnë krim, gjykata duhet të vlerësojë nivelin e dashjes të të miturit bazuar në aftësinë e tij për të kuptuar rëndësinë e faktit dhe pasojën e veprës, në mënyrë që të arrijë jashtë çdo dyshimi bindjen rreth pjekurisë përkundër faktit të kryer dhe fajësisë se tij. 3. Personi madhor i ri i grupmoshës nga 18 deri 21 vjeç, nëse ka kryer vepër penale kur ka qenë i mitur apo, nëse ka kryer vepër penale përgjatë periudhës kohore nga 18 deri në 21 vjeç, trajtohet si i mitur kur parashikohet ne dispozitat e këtij Kodi, pavarësisht nga koha e fillimit të procedimit penal ndaj tij. 4. I mituri i grupmoshës 12 deri 14 vjeç që kryen një krim nuk ka përgjegjësi penale, por nëse përbën rrezik për veten apo për shoqërinë, i nënshtrohet zbatimit të masave edukuese, dhe nëse rezulton i paaftë mendërisht për të kuptuar veprimet e tij, i nënshtrohet masave mjekësore/kuruese të përcaktuara në nenet 104 e 105 të këtij Kodi.

Në kodin aktual në nenin 12 të tij thuhet se Përgjegjësi penale kanë “personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç. Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Kodi pritet të fus edhe risinë e mospërballjes me ligjin në rast të një sulmi në banesë për dëmtimin apo vjedhjen e pronës. Sipas nenit 44 të propozuar thuhet “Nuk ka përgjegjësi penale personi që kryen faktin që përbën vepër penale, duke qenë i detyruar të veprojë për të mbrojtur jetën, shëndetin, të drejtat e tij ose të një tjetri, nga rrezik aktual i një sulmi të padrejtë, të vërtetë, të çastit dhe te panderprere, me kusht që, mbrojtja të jetë në përpjesëtim me rrezikshmërinë e sulmit. 2. Reagimi mbrojtjes ndaj hyrjes natën në shtëpinë e personit, ose me dhunë, me thyerje apo mashtrim vlerësohet si mbrojtje e nevojshme. 3. Nëse personi i sulmuar ka mundësi konkrete, lehtësisht të përdorshme, për t’iu shmangur rrezikut duke u tërhequr pa pësuar ndonjë pasojë, ai duhet të shmange reagimin mbrojtës.

Në kodin aktual kjo nuk ka qenë e specifikuar por e trajtuar sipas nenit 19 me përmbajtjen “Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Në nenin 46 të kodit ende në fazë pritet të ketë ndryshim edhe për përdorimin e ligjshëm të armës. Ky nen lidhet së shumti me forcat e armatosura apo agjencitë e zbatimit të ligjit që mbajnë armë. Sipas draftit thuhet “Nuk ka përgjegjësi penale personi i cili, për të përmbushur detyrën e tij, përdor ose urdhëron përdorimin e armëve ose të mjeteve të tjerë të shtrëngimit fizik, duke qenë i detyruar nga nevoja për të zmbrapsur një akt dhune ose kundërshtimi ndaj punonjësit që ushtron një detyrë shtetërore dhe, në çdo rast për të penguar kryerjen e krimeve terroriste, përmbytjes, katastrofës rrugore, ajrore, detare apo hekurudhore, vrasjes me dashje, vjedhjes me përdorim të armës dhe rrëmbimit të personit.

2. Ky parashikim zbatohet edhe për çdo person i cili ndihmon zyrtarin publik, pas kërkesës së ligjshme që i ka bërë ky i fundit. Përdorimi i armës nga zyrtarët e forcave të ligjit është i lejueshëm edhe aktualisht, por ai kufizohet për kushtet ekstreme të vetëmbrojtjes edhe sipas ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit nga policia apo forcat e gardës. Krimet shpeshherë kryhen në bashkëpunim apo të nxitut nga persona të tretë, e përkatësisht në nenin 49 është menduar sipas këtij drafti të shtohet edhe Inkurajuesei në krim i cili po ashtu do të mbajë përgjegjësi penale. Sipas nenit 49 pika 7, Inkurajues të një krimi konsiderohen “personat që japin siguri, besim, shpresë dhe mbështetje veprimeve të bashkëpunëtorëve të tjerë në mënyrë që ata të kryejnë apo vazhdojnë të kryejnë veprën penale, që ndihmojnë apo stimulojnë ata me të gjithë mënyrat, qoftë edhe verbalisht”.

Zbardhet Kodi i Ri Penal, ndëshkohen “skifterat” që mund
Tabela

Tek dënimet plotësuese nga 10 të tilla që janë deri më tani siç shihet në tabelë (Tabela) në kodin e ri sipas neni 65 është parashikuar të shtohet edhe ndalimi për të mbajtur armë me leje, ndalimi për të garuar për vende pune në shtet, ndalimi për të konkurruar në prokurime publike , heqja e të drejtës për të ushtruar funksione në kompani private apo publike si dhe dënimi plotësues për të mos lejuar të banosh në një apartament, komunitet lagje apo pallat. Drafi i ri është menduar të jetë mjaft i ashpër me zyrtarët publik të cilët kapen në shkelje të ligjit, ku në kodin aktual heqja e të drejtës për një funksion publik është deri në pesë vite. Me kodin e ri sipas nenit 72 ajo shkon 25 vite çka konsiderohet rritja më e lartë e dënimeve krahasuar me kodet e mëparshme.

Marrë nga MCN

kodi i ri penal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj