Revolucion në Këshillin Kombëtar të PD, largohet Noka nga drejtimi, Berisha: Do jenë 2 zonja në krye
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
32 ditë revoltë për largimin e Edi Ramës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin 'Skënderbej' 1 Korrik, 19...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
Avokati shprehet se gjykatat kishin analizuar vetëm interesin publik për mbrojtjen e hetimit, por kishin lënë jashtë vlerësimit një tjetër interes kushtetues, të drejtën e qytetarëve të Tiranës për tu qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.
TIRANË- Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ndreca thekson se Gjykata Kushtetuese konfirmoi problemin kryesor që, sipas tij, ishte i pranishëm që në vendimin për masën e sigurisë ndaj Veliajt: ‘mungesën e testit të proporcionalitetit.’
Avokati shprehet se gjykatat kishin analizuar vetëm interesin publik për mbrojtjen e hetimit, por kishin lënë jashtë vlerësimit një tjetër interes kushtetues, të drejtën e qytetarëve të Tiranës për tu qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë. Në fund, Ndreca thekson se drejtësia mund të vonojë por standartet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre.
Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës:
Më shumë se një vit më parë, kur nuk isha ende avokat i Erion Veliajt, por thjesht deputet i Kuvendit dhe një vëzhgues i jashtëm i çështjes, deklarova publikisht në “Now” me Erla Mëhilli, se problemi kryesor kushtetues që lexohej në vendimin e masës së sigurisë ishte mungesa e testit të proporcionalitetit.
Thashë se gjykata kishte analizuar vetëm njërin interes publik – mbrojtjen e hetimit nga çdo ndikim – por kishte lënë jashtë analizës interesin tjetër po aq kushtetues: të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë. Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë.
Standardi kushtetues nuk ndryshoi gjatë këtyre 16 muajve. Vetëm njohja e tij vonoi. Dhe kjo vonesë pati një kosto reale: për qytetarët e Tiranës, për institucionin e Bashkisë, për ushtrimin normal të mandatit demokratik dhe për të drejtat individuale të Erion Veliajt.
Tani përgjegjësia kalon te Gjykata e Lartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet pa vonesë. Çdo ditë e panevojshme shtesë zgjat një situatë që vetë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është shqyrtuar sipas standardeve kushtetuese. Drejtësia mund të vonojë por standartet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush këmbëngul që ato të zbatohen./Dosja.al
foto ilustruese KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me dekla...
TIRANË- Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka publikuar disa mesazhe të deputetit socialist Erion Braçe, i cili ka kërcënuar ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi qytetarë dhe aktivistë dorëzuan sot në Prokurorinë e Posaçme li...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së kryebashkiakut Erion...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes &ldquo...
burak Özçivit VLORË- ZËRI raportoi më herët për transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetëror...
Burak Özçivit TIRANË- Qeveria shqiptare në mbledhjen e djeshme ka miratuar disa vendimen, ku mes tyre transferimin e 88.5 hektar...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga Gjermania, ku shihet duke i 'më...
Gjin Gjoni LEZHË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj aksionit të zhvilluar në plazhin e Shëngjinit, duke ...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi protestat e fundit në Tiranë, duke i cilësuar ato si një sinjal të r...