LIVE UPDATES
Politike

Zëri i Amerikës: Si u prit në Kosovë një plan i Ramës për Asocacionin

Kryeministri Rama tha se ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian për këtë projekt statut, por ky institucion nuk ju përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës për të konfirmuar nëse ka pranuar këtë dokument dhe për të dhënë vlerësimet e para rreth nismës, deri në përgatitjen e këtij materiali.

9 Qershor 2023, 13:16 Nga k.m.
Zëri i Amerikës: Si u prit në Kosovë një plan i
Albin Kurti dhe Edi Rama

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka komentuar nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për hartimin e një projekt-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila u prit me qëndrime të ndara të partive opozitare në vend. Një pjesë e opozitës e vlerësoi nismën e zotit e Rama, ndërsa pjesa tjetër tha se hartimi i projektit i takon vetëm qeverisë së Kosovës.

Ndonëse qeveria ende nuk ka bërë ndonjë koment, shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvëndosje në pushtet, Mimoza Kusari – Lila, tha se çfarëdo veprimi në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të kalojë së pari në Kosovë para se të shkojë në duart e komunitetit ndërkombëtar.

“Ai dokument është për Kosovën dhe para se të shkoj atje duhet të jetë i Kosovës, me Kosovën, për qytetarët e Kosovës. Prandaj nuk kam tjetër çfarë të shtoj, nëse dikush e merr ose ndjehet që e ka patronatin mbi një proces që nuk e ka dhe shtyn përpara diçka të tillë”, tha ajo.

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës në një bisedë me Zërin e Amerikës tha se propozimi i kryeministrit Rama, është hap i drejtë dhe i duhur që i shërben qëllimit të Kosovës për ta shtrirë sovranitetin në tërë territorin e saj.

Mendoj se kryeministri Rama ka të drejtë dhe ka mundësi që ta bëjë një propozim të tillë se si të tejkalohet gjendja në veri të vendit dhe nëse ka të drejtë një fondacion gjerman si Friedricj Ebert Stiftung apo institucione të tjera që të dalin me propozime siç kanë bërë gjatë viteve të fundit, atëherë është shumë legjitime edhe qasja e kryeministrit Rama që të jep një ide”, tha Hoxhaj.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në një reagim në rrjete sociale tha se vetëm qeveria e Kosovës është përgjegjëse për të hartuar projektin e statutit të asociacionit. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shefi i grupit paralamentar, Besnik Tahiri tha se një nismë e tillë tregon për shkallë shumë të ultë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

“Ne si Aleancë nuk dimë çfarë dokumenti është, rrjedhimisht ky është një dokument konfidencial, një komunikim i kryeministrit Rama me medie rreth një çështjeje që lidhet dretëpërdrejtë me organizimin e brendshëm të Kosovës. Por nuk dimë cili është komunikimi ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë”, tha ai.

Kryeministri Rama tha se ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian për këtë projekt statut, por ky institucion nuk ju përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës për të konfirmuar nëse ka pranuar këtë dokument dhe për të dhënë vlerësimet e para rreth nismës, deri në përgatitjen e këtij materiali.

Kosova dhe Serbia në vitin 2013 u morën vesh për themelimin e Asociacionit në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ku palët janë të përfshira për më shumë se një dekadë me synim normalizimin e marrëdhënieve.

Në muajin gusht të vitit 2015 palët u pajtuan për parimet e tij dhe po atë atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Zotimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe u përtëri në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë këtij viti, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian. /Zëri i Amerikës

albin kurti edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj