All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

"Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë botën"/ Protesta e 10 shkurtit në Tiranë, Berisha: Ftoj të gjithë shqiptarët të dalin nesër në shesh

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Foltoren para Kryeministrisë këtë të hënë, deklaroi se Edi Rama i ka dërguar një mesazh të hapur Europës se është i gatshëm të ndërpresë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por nuk pranonë drejtësinë. • Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha akuzoi qeverinë se ka humbur çdo legjitimitet dhe është produkt i farsës elektorale, krimit të organizuar dhe korrupsionit të përmasave ndërkombëtare. • Berisha tha se Rama, për të mbrojtur vjedhjet dhe aferat e tij, ka zgjedhur të sakrifikojë të ardhmen europiane të vendit, duke refuzuar heqjen e imuniteteve dhe gjykimin e korrupsionit. • Sipas kryedemokratit, sot shqiptarët ndodhen përballë një kërcënimi madhor, ku integrimi në BE po përdoret si monedhë këmbimi për të shpëtuar pushtetin dhe pasuritë e paligjshme. • Ai theksoi se protestat janë jetike dhe vendimtare për të shpëtuar ëndrrën europiane të shqiptarëve dhe se nesër zhvillohet beteja për integrimin e Shqipërisë në BE. • Gjithashtu Berisha ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria të dalin në shesh në Tiranë, duke garantuar se zëri i protestës së nesërme do të dëgjohet në Bruksel dhe në mbarë botën. • Në përfundim, Berisha shprehu mirënjohje për Komisionin Europian për qëndrimin e tij në mbrojtje të drejtësisë dhe i bëri thirrje forcave të rendit të bashkohen me qytetarët, për të larguar qeverinë e krimit dhe për të rikthyer shtetin ligjor, votën e lirë dhe rrugën e Shqipërisë drejt Europës.

6 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Mirënjohje për Komisionin Europian që i tha sot kryehajdutit se nuk do e pengosh kurrë drejtësinë

All - Paragraf - 1

"Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha shprehu mirënjohje ndaj Komisionin Europian. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës, e cila do të mbahet ditën e nesërme. Lideri demokrat tha se Komisionit Europian i tha ditën e sotme Ramës, të cilit iu referua me emrin 'kryehajdut', se nuk mund ta pengojë drejtësinë.

Sali Berisha: Nesër, u bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me protestuesit, sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj, interesin e familjeve tuaja, me interesin tuaj, me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. U bëj thirrje, bashkohuni me protestuesit të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pasur kurrë Shqipëria në krye si sot.

Bashkohuni me misionarët e kombit që do shpëtojnë kombin nga kjo rrokullisje. Do shporrin këtë organizatë kriminale nga qeverisja. Do rikthejnë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, mëkëmbjen, udhëtimin drejt Europës. Rrofshi ju! Edhe njëherë, të gjithë nga ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën.

Një mirënjohje të pakufishme Komisionit Europian për deklaratën e sotme, në të cilin i tha kryebanditit, kryehajditit, se kurrë drejtësinë nuk mund ta pengosh. Le të bëhemi ne përmbaruesit e vendimit, ta detyrojmë hajdutin të shkojë aty ku e ka vendin. Edhe njëherë, nesër, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Tirana në bulevardet dhe rrugët e saj. Fitore, fitore, fitore!/Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë botën"/ Berisha: Ftoj të gjithë shqiptarët të dalin nesër në shesh

"Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve, që të dalin nesër në shesh për protestën masive. Duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Lideri i opozitës deklaroi se nesër nuk protestohet vetëm kundër qeverisë, por për të mbrojtur ëndrrën e shqiptarëve për integrim, e cila sipas tij po rrezikohet nga ‘organizata kriminale’ në pushtet.

Gjithashtu Berisha ftoi edhe policinë që t’i bashkohet protestës më 10 shkurt, duke theksuar se nesër është një ditë e madhe për të ardhmen, prosperitetin dhe lirinë e vendit.

"A ka krim më të shëmtuar se ky? Një popull që vuajti shekuj, një popull që njohu regjimet më çnjerëzore, varfëritë më ekstreme, një popull që priti dhe pret me padurimin më të madh si arritjen e jetës së këtij kombi integrimin në BE, t’ia mbyllim derën tani për vjedhjet që ka bërë Edi Rama, për vjedhjet që ka bërë organizata e tij kriminale. Jo, kurrë.

Ndaj dhe unë jam këtu për t’u zotuar para jush, para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do mund të pengojë qytetarët e këtij vendi pa hedhur në Lanë qeverinë e krimit, qeverinë e drogës, qeverinë e hajdutëve, qeverinë anti-shqiptare, qeverinë anti-europiane. Miq, pra nesër është një ditë e madhe. Është një ditë e shqiptarëve për Europën. Është një ditë e shqiptarëve për të ardhmen e tyre. Është një ditë e shqiptarëve për prosperitetin e tyre, për begatinë e tyre, për lirinë e tyre.

Në qoftë se, ne shpallim solemnisht para shqiptarëve se për opozitën, integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer, sepse ne besojmë se integrimi do të thotë qytetarë më të lirë, qytetarë më të mëkëmbur, qytetarë më të sigurt, Shqipëri më e zhvilluar. Asgjë nuk na ndan ne nga kjo rrugë.

Ndaj dhe nesër ftoj qytetarët e Tiranës, këtij qyteti të bekuar, të dalin të gjithë në shesh. Ftoj shqiptarët të bashkohen, të ngremë zërin tonë, zëri ynë të dëgjohet në Bruksel dhe në mbarë botën se asgjë nuk na shkëput nga qëllimi ynë", tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

"Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli. Sipas tij, Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve se 'integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë'.

Në këtë kuadër, Berisha tha se protestat janë jetike. Lideri i opozitës u shpreh se PD ka qenë  okomotiva e integrimit në BE. Kjo, pasi ajo ia doli të firmosë MSA-në, të liberalizojë vizat dhe të marrë rekomandimin për statusin e kandidatit.

Sali Berisha: Miq, në Bruksel, Edi Ramës do i transmetohej një mesazh: Mos pengo drejtësinë se ne të mbyllim derën. Ishte i thjeshtë. Sot në mëngjes Edi Rama u përgjigj: më mbyllni derën se lëkurën time nuk e shes kurrë, se Lubinë nuk e dorëzoj, se po të dorëzoj Lubinë, duhet të dorëzoj veten time. Pra, sonte çdo shqiptar ndodhet para këtij kërcënimi të tmerrshëm, madhor.

Edi Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve se integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë. Por veten tonë, lëkurën tonë nuk e dorëzojmë. Në këtë kuadër, protestat tashmë janë jetike dhe vendimtare për të shpëtuar atë ëndrrën që nuk ishte vetëm e jona, nuk është vetëm e jona, nuk ishte vetëm e studentëve të viteve ’90, por atë ëndërr që ishte e formësuar nga Rilindja jonë, të cilët për Shqipërinë parajsë, konsideronin ta shihnin zonjë mdis kombeve të tjera evropiane.

Kjo ëndërr e Rilindjes u bë ëndërr e rinisë shqiptare në vitet ’90, u bë motiv kryesor i asaj në luftën kundër diktaturës komuniste. Në ndjekje të saj, PD, lokomotivë e proceseve të integrimit, ia doli të firmosë MSA-në. Ia doli të liberalizojë vizat. Ia doli të marrë rekomandimin për statusin e kandidatit. Pra, ne ishim lokomotiva e integrimit në BE. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas çlirimit të Kosovës, interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar është integrimi i Shqipërisë në BE. Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë. Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë.

Ndaj dhe nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve, se fatin e Enver Hoxhës do kesh edhe ti për së gjalli./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama i dërgoi mesazh Europës integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

"Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë
Foto ilustruse

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka humbur çdo legjitimitet dhe se është fryt i farsës elektorale. Duke folur para mbështetësve në foltoren e vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, Berisha u shpreh se një qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet, duhet larguar menjëherë nga pushteti. Lideri demokrat tha se Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij, ka vendosur t’i presë Shqipërisë rrugën e Europës. 

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, por edhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetare dhe qytetarë guximtarë, njerëz të sakrificës që për të mbrojtur të vërtetat që besoni, protestoni këtu çdo të hënë dhe jo vetëm për veten tuaj,për familjen tuaj, por jeni zëdhënës të mbarë shqiptarëve. Jeni zëdhënës të qytetarëve të lirë dhe në këtë aspekt jeni frymëzim për çdo shqiptar!

Të dashur miq, motivet e protestës sot janë të pafundme. Qeveria ka humbur çdo legjitimitet. Ajo është fryt i farsës elektorale, i shkelmimit mbi vullnetin tuaj, mbi votën tuaj. Ajo është fryt i krimit monstruoz të përmasave evropiane dhe botërore, karteleve më të zeza të drogës që helmojnë çdo ditë me mallin e tyre, me të cilin pasurohet, fëmijët e Europës dhe jo vetëm. Protesta është e ligjshme ndaj një qeverie që nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedh qytetarët e saj.

Një qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet dhe duhet shporrur një ditë e më parë.
Protesta është e ligjshme, është jetike kundër një qeverie, e cila në 13 vite varfëroi çdo vit e më shumë shqiptarët. Në 13 vite, ajo bëri që ata sot të jenë qytetarët më rrogëulët dhe me pensionet më të ulëta në rajon. Ajo bëri me vjedhjet që bëri, që gjysma e tyre të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.

Gjysma e tyre të mos ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre. Protesta është e ligjshme e cila në një farë mënyrë po shkreton këtë komb sa asgjë tjetër në historinë e tij nga vitet 1300 gjer sot. Po i largon shqiptarët nga Shqipëria. Por sonte ne jemi këtu për të bërë thirrje për protestë çdo shqiptari, edhe për zhvillimin dramatik që Edi Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij, ka vendosur t’i presë Shqipërisë rrugën e Europës.

Ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës. Miq, dy ditë më parë ai u ftua të shkonte në Bruksel për t’i komunikuar këto që ne kërkojmë sot, shtetin ligjor, heqjen e imuniteteve, gjykimin e korrupsionit. Para se të nisej, së bashku me Lubinë bënë mbledhjen e grupit parlamentar dhe në një sfidë të hapur, në një sfidë që tejkalon çdo lloj standardi, i dërguan Europës mesazhin se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Floriana Garo: Koha e frikës ka mbaruar, nesër protestojmë për Shqipërinë që duam

"Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo deklaroi gjatë fjalimit saj në Foltoren përpara Kryeministrisë, se tashmë shteti nën udhëheqjen e Edi Ramës ka rënë. Garo theksoi se bashkëpunëtorët e Ramës ose janë në burg ose përballen me akuza të rënda, ndërsa Shqipëria po na rrëshket nga duart.

"I nderuari Kryetar i PD Sali Berisha, Miq e pjesëmarrës, të dashur qytetarë që na ndiqni përmes ekraneve dhe rrjeteve sociale. Sot nuk po flasim vetëm për politikë. Po flasim për jetët tona. Për përditshmërinë tonë. Për rininë e sotme, për brezin e ardhshëm. Për Shqipërinë që ëndërrojmë dhe për Shqipërinë që po na rrëshket nga duart.

Nuk ka më vend për iluzione. Shteti ka rënë. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës janë ose në burg, ose nën akuza të rënda për vjedhje — kjo nuk është më çështje perceptimi. Ky është një realitet i hidhur që çdo familje shqiptare e ndjen në xhep, në shëndet, në arsim, në shpresë…

Prej më shumë se 1 dekade qytetarëve po u bëhet jeta e pajetueshme në vendin e tyre, të rinjtë largohen çdo ditë nga pamundësia. Shqipëria nuk është më e tyre, por e një grushti njerëzish që vetëm pasurohen. Kjo është një skemë e mirëfilltë. Dhe koka e kësaj skeme është kryeministri, të cilit tani i është çjerrë maska.

Sot, edhe mbështetja ndërkombëtare për të, nuk është më si dikur. Sepse e vërteta zhytet, po nuk mbytet. Shqipëria nuk e nxin faqen e saj në botë për shkak të opozitës. Jo! Shqipërinë e dëmtojnë aferat, skandalet, vjedhja dhe një qeverisje që e ka parë dhe e sheh vendin si pronë private.

Por miq, ky nuk është fundi i historisë sonë. Ky është momenti i kthesës. Rënia e këtij regjimi nuk është më çështje “a do të ndodhë”, por “kur do të ndodhë”. Dhe “kur” varet vetëm nga ne. Nga qëndresa jonë, nga protesta jonë, nga revolta jonë.

Nesër, më 10 shkurt, nuk kërkohet vetëm një protestë. Kërkohet një betim. Partia Demokratike dhe kryetari Berisha ua kanë shtrirë dorën të gjithë opozitës.

Po. Partia Demokratike është sot alternativa më e mirë për qytetarët. Po, kemi kaluar sfida. Po, kemi kaluar kohë të vështira. Por pikërisht këto sfida na kanë bërë më të fortë, më të vetëdijshëm, më të përkushtuar për t’i shkuar deri në fund këtij misioni. Rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira. Pastaj ju do mund të zgjidhni vetë.

Partia Demokratike ka treguar edhe më parë se di të punojë për një jetë më të mirë për shqiptarët. Ka treguar se zhvillimi nuk është slogan, por politika konkrete: punësim, arsim, një jetë me dinjitet për familjet shqiptare.

Imagjinoni një Shqipëri ku rinia të jetë përparësi, jo statistikë emigracioni.
Një Shqipëri ku askush të mos ndjejë se e ardhmja është diku tjetër, përveçse këtu. Ne nuk premtojmë mrekulli. Por premtojmë zbatim të ligjit, dhe një shtet në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Të dashur miq, koha e frikës ka mbaruar. Koha e heshtjes ka mbaruar. Tani është koha e qëndresës, është koha e guximit, është koha e bashkimit.

Arsimtarë, mjekë, infermierë, fermerë, studentë, arkitektë e inxhinierë, gazetarë e analistë, juristë e taksistë, artistë e sportistë, sipërmarrës, demokratë, opozitarë e të paparti, nga Tirana e gjithë Shqipëria takohemi nesër, më 10 shkurt këtu në këtë shesh në orën 17.00 për të përshkuar së bashku kilometrin e fundit," tha Garo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Nis Foltorja e PD-së, Berisha mbërrin në sheshin para Kryeministrisë

"Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike mban sot 'Foltoren' e rradhës, para Kryeministrisë. Demokratët janë mbledhur me pankarta në duar përpara godinës qeveritare, për të vijuar me fjalimet, ku u është bashkuar edhe Kryedemokrati, Sali Berisha. 

Foltorja e radhës i paraprin protestës së 10 shkurtit, e cila është thirrur nga opozita ku kërkohet largimi i Edi Ramës nga pushteti./Dosja.al

sali berisha partia demokratike edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë