LIVE UPDATES
Politike

Raundi 1- Skadon afati për të dorëzuar emrat e kandidatëve për president, nesër votim BOSH

Mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus të përbashkët për emrin e kandidatit për president, teksa asnjëra palë nuk ka paraqitur një emër gjë që mund të çojë në zerimin e procedurës që do të ndiqet ditën e nesërme.

15 Maj 2022, 08:06 Nga DOSJA
Raundi 1- Skadon afati për të dorëzuar emrat e kandidatëve
Konferenca e kryetareve

TIRANË- Sot në orën 16:00 ishte afati i fundi për të dorëzuar propozimet zyrtare për kandidatët për president të Republikës, por asnjë nga palët nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ende nuk ka një emër për t'u hedhur në votim në raundin e parë që do të mbahet në seancën e nesërme në Kuvend, e cila do të mbahet në orën 17:00. Kjo pasi në Kushtetutë shkruhet qartë se votimi duhet kryer edhe nëse nuk ka kandidatë të propozuar.

Propozimi u bë nga Partia Socialiste dhe po me votat e tyre u miratua data 16 maj, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në mbledhjen e kaluar. Ndërsa të premten, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu nuk ishte optimist për një emër konkret. Nga ana tjetër, Shpëtim Idrizi u shpreh se duhej folur me emra, duke kërkuar dhe ai një president politik, ndryshe nga Enkelejd Alibeaj. Prej asnjë prej socialistëve nuk ka dalë ende asnjë emër, edhe pse ata kanë votuar me zarfe për propozimet e tyre, ndërsa opozitarët kanë dalë edhe me emra konkretë.

Më të përmendurit janë:  Visar Zhiti, Mentor Petrela, e shumë figura të tjera, por asnjë prej tyre as nuk e ka pohuar dhe as mohuar gatishmërinë për të marrë vendin e Ilir Metës, mandati i të cilit përfundon më 24 korrik.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë të bindur që maxhiranca e ka tashmë të zgjedhur emrin e Kreut të ri të Shtetit dhe se ky dialog me ta është thjesht një ‘buzëkuq’ për tu dukur mirë në sytë e Evropës. Ata shprehen se nuk ka transparencë dhe se kriteret që do paraqiten nga Opozita do të përdoren nga PS-ja për t’ia përshtatur emrit që ata kanë zgjedhur për President. Por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste thanë se debate duhet fokusuar tek procedurat. Ata kërkuan që PD-ja të moderonte fjalorin dhe të përfshihej në përzgjedhje pasi maxhoranca, edhe pse kishte votat e nevojshme e kishte bërë pjesë të tij.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

(k.m/d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni