LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet 2025/ Ambasadori i OSBE: Media luan rol thelbësor në informimin e qytetarëve për zgjedhjet! Vota nga jashtë paraqet sfida të reja

Tarran tha se tryeza që organizohet këtë vit synon përmirësimin e proceseve zgjedhore në fusha që nuk kërkojnë patjetër ndryshime ligjore

18 Nëntor 2024, 13:02 Nga r.ll
Zgjedhjet 2025/ Ambasadori i OSBE: Media luan rol thelbësor në
pamje nga tryeza

TIRANË- Kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran mbajti fjalën sot në tryezën teknike “Zgjedhjet 2025: roli i medias në procesin zgjedhor – sfidat dhe mundësitë”, të organizuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Tarran tha se tryeza që organizohet këtë vit synon përmirësimin e proceseve zgjedhore në fusha që nuk kërkojnë patjetër ndryshime ligjore. Ai njoftoi se një tjetër tryezë e këtij lloji është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm, e cila do të trajtojë çështje që lidhen me fshehtësinë e votimit. 

Përtej hedhjes së votës, ambasadori tha se zgjedhjet e mirinformuara bazohen në kuptimin e procedurave zgjedhore, kuadrit institucional, platformave dhe viionit të kandidatëve. Ai shtoi se media luan një rol thelbësor si burimi kryesor i informacionit për shumicën e zgjedhësve dhe se mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e zgjedhjeve.

Tarran u shpreh se një zhvillim i dukshëm, përpara zgjedhjeve të ardhshme, është votimi i diasporës. Ai u shpreh se ky elektorat i zgjeruar paraqet sfida të reja, veçanërisht në shpërndarjen e informacionit të saktë dhe të plotë zgjedhor për votuesit nga jashtë.

FJALA E PLOTË E MICHEL TARRAN:

Me shumë kënaqësi ju përshëndes të gjithëve në këtë tryezë, të nderuar folës dhe pjesëmarrës, që, me ekspertizën dhe përkushtimin tuaj, pasuroni diskutimin tonë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bashkorganizimin e kësaj tryeze.

Kjo është tryeza e tretë teknike, që organizohet këtë vit, me synimin për të përmirësuar proceset zgjedhore në fusha që nuk kërkojnë domosdoshmërisht ndryshime ligjore. Diskutimet tona të mëparshme janë fokusuar tek edukimi i zgjedhësve dhe trajtimi i veprimeve të ndaluara gjatë zgjedhjeve. Duke parë përpara, planifikojmë që muajin e ardhshëm të organizojmë tryezën e katërt teknike, e cila do të trajtojë çështje që lidhen me fshehtësinë e votimit.

Demokracia funksionale mbështetet te qytetarët e mirinformuar. Përtej aktit të votimit, zgjedhjet e mirinformuara bazohen në kuptimin e procedurave zgjedhore, kuadrit institucional, platformave dhe vizionit të kandidatëve.

Në këtë kontekst, media, e quajtur shpesh si “shtylla e katërt”, luan një rol thelbësor si burimi kryesor i informacionit për shumicën e zgjedhësve. Ajo formëson opinionin publik dhe mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e zgjedhjeve. Për shkak të kësaj përgjegjësie të madhe, është jetësore që media të respektojë standardet më të larta etike dhe profesionale gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore.

Për të adresuar këto sfida, së bashku me partnerin tonë, KQZ-në, kemi organizuar sot këtë tryezë teknike si platformë për organet rregullatore, profesionistët në media dhe shoqërinë civile për të diskutuar mënyrat për përmirësimin e mjedisit mediatik dhe mbulimit të zgjedhjeve.

Raportet e OSBE/ODIHR-it vënë në pah sfidat e vazhdueshme në mbulimin mediatik të zgjedhjeve dhe fushatave, shumë prej të cilave janë sistematike dhe përsëriten. Sot, ekspertët ndërkombëtarë nga OSBE/ODIHR-i do ndajnë njohuri të vlefshme mbi këto çështje dhe do të ofrojnë rekomandimet e tyre për përmirësim.

Një zhvillim i dukshëm, përpara zgjedhjeve të ardhshme, është futja në përdorim i votimit nga jashtë, që u mundëson të drejtën e votës për herë të parë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ky elektorat i zgjeruar paraqet sfida të reja, veçanërisht në shpërndarjen e informacionit të saktë dhe të plotë zgjedhor për votuesit nga jashtë. Mbulimi i drejtë, i pavarur dhe i plotë për këtë publik të zgjeruar nga media mbetet thelbësor.

Njëkohësisht, jemi të vetëdijshëm për presionet e jashtëzakonshme me të cilat përballet media në përpjekjet për të siguruar drejtësi, thellësi analitike dhe saktësi në raportim. Për të adresuar këto sfida, Prezenca e OSBE-së mbetet e palëkundur në nxitjen e rregullimit dhe të vetërregullimit të duhur të medias. Këto mekanizma janë thelbësorë për të garantuar që transmetuesit mediatikë të veprojnë në përputhje me standardet më të larta etike.

Për më tepër, jemi të angazhuar të përkrahim nisma që mbështesin gazetarët përmes vetërregullimit. Duke miratuar dhe respektuar një kod të besueshëm etike, profesionistët në media mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre me integritet, duke u siguruar se puna e tyre mbështetet tek e drejta e publikut për informim të drejtë dhe të saktë gjatë të gjithë procesit zgjedhor dhe më gjerë.

Përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2023, Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, hartoi udhëzuesin në mbështetje të gazetarëve dhe të profesionistëve në media për raportimin zgjedhor. Për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, planifikojmë të ndërtojmë mbi këto baza, ndërsa punojmë me profesionistë të mediave me seli në Tiranë e më gjerë për të përmirësuar më tej aftësitë e tyre të raportimit dhe mbulimit të fushatës.

Si partnere e hershëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera këtu të pranishme, Prezenca mbetet thellësisht e përkushtuar për të mbështetur përpjekjet tuaja në nxitjen e mbulimit profesional dhe të paanshëm mediatik gjatë procesit zgjedhor. Na konsideroni në këtë mision si partnerin tuaj më të ngushtë dhe nxitësin më të fuqishëm.

Ju uroj të gjithëve tryezë të frytshme dhe të suksesshme dhe pres me padurim të dëgjoj diskutimet e ndritura dhe mendjemprehta.

michel tarran osbe ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj