Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%.
TIRANA- Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%. Këto qarqe prej vitesh po përjetojnë kombinimin të faktorëve të emigracionit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë, duke reduktuar bazën e votuesve rezidentë.
Rënia ka si faktor kryesor emigracionin, pasi sipas të dhënave të Eurostat, në vitet 2022 dhe 2023 kishin emigruar nga Shqipëria në vendet e BE-së rreth 100 mijë persona. Nga gjithsej 1,661,176 votues brenda vendit në vitin 2021, këtë vit, në kutitë e votimit u paraqitën 1,461,899 qytetarë ose ‑12 % në nivel kombëtar. Tirana është qarku me peshën më të madhe me rreth 449, 667 votues më 2025, me rënie 7,8 % në krahasim me 2021. Me gjithë rënien, Tirana përfaqëson 30,8% të elektoratit aktiv nga 29,4% në 2021, duke forcuar rolin vendimtar të kryeqytetit.
Në qarqet e tjera të mëdha Fier, Durrës dhe Elbasan, rënia ishte dyshifrore (shiko grafikun e mëposhtëm). Këto qarqe humbën së bashku mbi 70 000 votues. Në qarqet e Veriut, Kukës, rënia ishte 10%, Në Lezhë 9.3%, në Dibër rreth 10% dhe në Shkodër 15%. Kukësi ka rënie më të ulët pasi ka pësuar valë të fortë emigracioni para 2021, ndërsa në qarqet e tjera, si Shkodra, ikja e popullsisë ka qenë konstante. Sipas të dhënave të Cens 2023, Shkodra ishte qarku me rënien më të madhe të popullsisë në krahasim me 2011.
Numri i votuesve nuk lidhet plotësisht me numrin e popullsisë mbi 18 vjeç, pasi shumë persona nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur marrin pjesë në votime. Popullsia e vendit është një tregues dinamik që ndryshon në bazë të lindjeve, vdekjeve, emigracionit etj., por krahasimi i dy të dhënave fikse mbi numrin e votuesve tregon një trend rritës të tkurrjes së popullsisë në vend. Sondazhet kanë treguar mosbesim të lartë të të rinjve ndaj ofertës partiake, duke bërë që shumë prej tyre të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kjo tendencë mund të jetë rritur më tej më 2025.
Faktorët ekonomikë gjithashtu me rritjen e kostos së jetesës dhe mungesa e incentivave sociale ulën interesin për pjesëmarrje në votime. Migrimi i brendshëm i paregjistruar e shton hendekun midis listave dhe realitetit duke bërë që qytetarët figurojnë por nuk votojnë. Lodhja politike dhe mungesa e alternativave konsiderohet si arsye tjetër që po pakëson votuesit, duke shtuar mosbesimin se vota sjell ndryshim real.
Nëse tendenca nuk frenohet, partitë do të përballen me një elektorat gjithnjë e më të vogël dhe më të përqendruar në kryeqytet, ndërsa legjitimicteti i proceseve zgjedhore do të varet gjithnjë e më shumë nga përfshirja reale e diasporës dhe përditësimi i regjistrave civilë./ Monitor
ilir alimehmeti TIRANË- Kandidati i PD për deputet në Qarkun e Tiranës, Ilir Alihmehmeti, foli për garën e fortë në...
Foto TIRANË- Drejtuesi politik i Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj ka folur për mediat para se të fute...
ilir alimehmeti TIRANË- Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, foli lidhur me mandatet dhe procesin zgjedhor të ...
Kushner dhe Rama TIRANË- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të ...
gazment bardhi TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi dha një prononcim të shkurtër për m...
FIER- Drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, u shpreh sonte se mandati i 12 i fituar në këtë qark erdhi si...
belinda balluku FIER- Drejtuesja politike e PS për qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka folur mbrëmjen e sotme për rezultatet e deritanishme...
edi rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë falënderoi të mërkurën qindra mijëra votues që mbështet&e...
Elbasan ELBASAN- Në Elbasan ka përfunduar numërimi i votave preferenciale, nga ku Partia Socialiste do të çojë në...
antonio costa, vjosa osmani KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në P...