LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Shqipëri, DW: Ruajtje e pushtetit me mjete të dyshimta?

Kritika vijnë edhe nga vëzhguesit e Organizatës për Bashkëpunim e Siguri në Europë, OSBE.  Sipas OSBE kushtet nuk ishin për të gjitha partitë të barabarta. Farah Karimi nga Misioni Vëzhgues i OSBE-së thekson, se partia në pushtet ka përfituar gjerësisht nga burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, duke fituar kështu një bonus të palejueshëm që ia mundësonte pushteti.

14 Maj 2025, 15:25 Nga N.F
Zgjedhjet në Shqipëri, DW: Ruajtje e pushtetit me mjete të
Rama

TIRANË- Socialistët dhe Edi Rama siguruan shumicën absolute në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Nuk është vetëm opozita që dyshon se zgjedhjet ishin të drejta, edhe OSBE sheh kushte të pabarabarta, sipas medias gjermane.

Edi Rama siguroi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj, 83 mandate morën socialistët, shkruan portali gjerman i ARD-së, "tagesschau". Partia Demokratike u rendit e dyta. Kreu i saj, Sali Berisha flet për blerje votash nga qeveria që dy ditë para zgjedhjeve ofroi një amnisti të gjerë gjobash: 170.000 vetë lirohen nga detyrimi i gjobës.

Për Berishën kjo ishte një dhuratë zgjedhore. "Ju e keni ndjekur vetë, që dy netë para zgjedhjeve u falën gjoba në vlerë monetare 150 milionë euro. Ju mund t'i vlerësoni vetë këto zgjedhje", shprehet Berisha që u bëri thirrje përkrahësve për protesta.

OSBE flet për kushte të pabarabarta

Kritika vijnë edhe nga vëzhguesit e Organizatës për Bashkëpunim e Siguri në Europë, OSBE.  Sipas OSBE kushtet nuk ishin për të gjitha partitë të barabarta. Farah Karimi nga Misioni Vëzhgues i OSBE-së thekson, se partia në pushtet ka përfituar gjerësisht nga burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, duke fituar kështu një bonus të palejueshëm që ia mundësonte pushteti.

Gjithashtu ka të dhëna se është ushtruar presion ndaj votuesve. Punonjësve të sektorit publik në veçanti iu bë presion për të votuar për partinë në pushtet. Gjithashtu ishte e vështirë për të gjithë votuesit që të merrnin informacione të pavarura nga mediat, thekson Karimi.

"Përqendrimi në sektorin e medias, minimi i diversitetit të burimeve të lajmeve dhe autocensurimi i gazetarëve, si dhe dominimi i dy partive më të mëdha në raportim, kufizoi mundësitë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar”, sipas Karimi.

"Rrezik për kursin europian të vendit”

Vëzhguesit zgjedhorë e kanë kritikuar edhe më parë Shqipërinë për injorimin e propozimeve të shumta për reformim demokratik të ligjir të saj zgjedhor. Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler i CDU sheh këtu një rrezik për kursin europian të vendit: "Ky vend nuk do t'i bashkohet Bashkimit Europian në gjendjen që është aktualisht. Por shumë mund të ndryshohet për mirë. Prandaj, unë rekomandoj fuqimisht që të gjitha palët t'i marrin seriozisht këto rekomandime", tha Gahler.

Rama do ta çojë Shqipërinë në BE

Edi Rama u zgjodh pikërisht për këtë qëllim: premtimi i tij numër një i fushatës ishte që ta çonte Shqipërinë në BE deri në vitin 2030. Gazetari Frrok Ҫupi për "tagesschau" e sheh këtë si arsyen e vetme për fitoren çuditërisht të thellë të Ramës në zgjedhje: "Dikush mund të pyesë veten pse mazhoranca është kaq e madhe. Kjo është një shumicë qytetare, e pavarur nga preferencat partiake. Bëhet fjalë për shqetësimin më të madh të popullit shqiptar: të mos largohet nga kjo udhë tani."

Edi Rama përfitoi edhe nga fakti që opozita është e ndarë. Nuk është e sigurt nëse ai tani do të përdorë shumicën e tij për të vënë në jetë reformat demokratike. Kritikët e akuzojnë atë për kapje gjithnjë e më të madhe të pushtetit në Shqipëri./DW

zgjedhjet në shqipëri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje