Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese ta propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.
KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i shpallë të shtunën e 15 marsit rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në fillim të muajit të kaluar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi, tha se komisioni pritet ta mbajë një mbledhje të shtunën, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës, raporton Koha.
Zvarritja e shpalljes së rezultateve përfundimtare vjen si pasojë e telasheve me të cilat është përballur KQZ-ja gjatë numërimit të votave, si dhe për shkak të rinumërimit të dhjetëra kutive të votimit dhe ankesave.
Shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre do t’i hapë rrugën formimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese ta propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk arriti ta marrë shumicën e nevojshme prej 61 deputetëve për ta formuar e vetme qeverinë.
Ajo i siguroi 48 ulëse në Parlamentin me 120 sosh, dhe Kurti është zotuar se partia e tij do ta vazhdojë qeverisjen e vendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i fitoi 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 ulëse, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma 8 ulëse, ndërsa Lisa Serbe 9.
Kurti ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve, para se anëtarët e partisë së tij të ulen dhe të shikojnë rrugën përpara.
“Nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime tjera sa u përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër Qeverisë sonë dhe LVV-së, dhe kemi dalë fitimtarë, dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë Qeverinë e re”, tha Kurti për media ditë më parë.
Tri partitë e mëdha opozitare kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion me LVV-në e Kurtit.
Por, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që është në koalicion me
AAK-në, ka thënë hapur se nuk ka “vija të kuqe” përballë koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë që aktualisht janë në opozitë.
Analistët politikë besojnë se Kurti llogarit në skenarin e formimit të Qeverisë me minoritetet joserbe, që i kanë 10 vende, si dhe në lëvizjet që mund t’i bëjnë disa deputetë të opozitës aktuale, “për pozita ministrore”./REL
Foto ilustruese TIRANA- Opozita ka kërkuar 2 orë leje për protestën e ditës së shtunë kundër mbylljes s&e...
Foto nga inaugurimi DIBRA- Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës,...
Belinda Balluku, Ulsi Manja dhe Edi Rama DIBRA- Ditën e sotme është hapur tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbr...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ba...
Rama DIBËR - Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku po marrin pjesë këtë...
Etjen Xhafa TIRANË - Deputeti aktual i Partisë Socialiste Etjen Xhafa i cili është dhe kandidat në listat e hapura të PS...
Marta Kos TIRANA- Pak përpara largimit nga Tirana Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Europian në një intervi...
trump jr, vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një intervistë me djalin e presidentit amerika...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp konfirmoi edhe pjesëmar...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp tha se Edi Rama e l&eum...