LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Raporti i OJQ-ve: 16 kandidatë për deputetë me aktakuza aktive

Gjatë prezantimit të raportit “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”, u tha se në listat e tyre zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.

6 Shkurt 2025, 11:24 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Raporti i OJQ-ve: 16 kandidatë
Foto ilustruese

KOSOVA- Gjashtëmbëdhjetë kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë kanë aktakuza aktive, u tha në një raport të organizatave joqeveritare të prezantuar të enjten. Gjatë prezantimit të raportit “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”, u tha se në listat e tyre zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.

Sipas Burbuqe Kastratit, hulumtuese në Lëvizjen FOL, këto parti së bashku kanë 23 persona që kanë probleme me ligjin. Kjo, sipas saj, nënkupton se ka kandidatë që kanë akuza aktive ose që në të kaluarën janë dënuar për të ndryshme vepra penale. Sipas raportit të OJQ-ve Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe INPO, nga 16 kandidatë, tre prej tyre kanë më shumë se një aktakuzë aktive.

Numri i aktakuzave ndaj tyre arrin në 20, ndërkaq numri i veprave penale në 21. Me aktakuzë aktive, Lëvizja Vetëvendosje ka në listë tetë kandidatë, Koalicioni AAK-Nisma shtatë dhe LDK-ja një kandidat për deputetet, u tha në raportin e OJQ-ve. Kastrati tha se ka aktakuza të natyrës korruptive, sikurse keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Por, ka edhe aktakuza për armëmbajtje pa leje, pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Raporti përfshin edhe të dhëna sa i përket dënimeve për vepra penale të kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit. Tetë kandidatë janë dënuar në të kaluarën për vepra të ndryshme penale. Por, atyre nuk iu pamundësohet gara në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo pasi, sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, një person që është i dënuar në formë të prerë në tre vjetët e fundit për një vepër penale me një ose më shumë vjet burgim, nuk mund të kandidojë në zgjedhje.

Edhe në zgjedhjet e mëparshme, në listat zgjedhore ka pasur kandidatë me probleme me ligjin. Atëbotë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte certifikuar 47 prej tyre për shkak se ata ishin shpallur fajtorë në tre vjetët e fundit, teksa në listën përfundimtare zgjedhore kishin kandiduar 15 persona që kishin probleme me ligjin.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garojnë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Në listat zgjedhore gjithsej janë 1.280 kandidatë për përbërjen e re parlamentare. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./  REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj