4 Qershor 2025, 15:28
Nga M.B
Belinda Balluku
SHKODRA- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi sot punimet në kantierin e rrugës “Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut”, një projekt që synon të përmirësojë ndjeshëm qasjen hyrëse në qytetin e Shkodrës dhe infrastrukturën përreth.
Gjatë bashkëbisedimit me inxhinierët dhe punonjësit, Balluku theksoi se veçantia e këtij projekti qëndron në ndërtimin e një ure të re paralele, ndërkohë që ura ekzistuese do të ruhet në formën e saj aktuale, pa ndërhyrje strukturore.
“Jemi në kantierin e urës së re të Bahçallëkut, që zëvendëson urën që kemi sot, por që nga ana tjetër fillon edhe një zgjerim i kësaj rruge drejt qytetit të Shkodrës, duke nisur nga Bërdica,” tha Balluku.
Ajo shtoi se rruga e re do të ketë një gjatësi prej 1600 metrash, ndërsa ura ekzistuese, me gjatësi 180 metra lineare, do të dublikohet me një strukturë të re pranë saj.
“Nuk preket ura ekzistuese dhe ndërtojmë një urë paralele, e cila do të shërbejë si një nga krahët e rrugës. Nuk do të vihet dorë mbi atë punim, por do të bëhen disa riparime të vogla për ta forcuar, pa e prekur atë,” u shpreh Balluku.
Projekti përfshin edhe urbanizimin e zonës, me trotuare, ndriçim dhe gjelbërim, çka do ta transformojë zonën hyrëse të Shkodrës në një korridor modern dhe funksional.
belinda balluku
Politike
4 Qershor 2025, 15:21
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vij...
Politike
4 Qershor 2025, 15:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka legjitimuar kërkesën e dy kandidatëve të Partisë Demokratik...
Politike
4 Qershor 2025, 14:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore në qarkun e Vlorë...
Politike
4 Qershor 2025, 14:02
r.ll
sali berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga Brukseli, u shpreh se kry...
Politike
4 Qershor 2025, 13:54
N.F
Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Brukseli u shpreh se PD ka një betejë shumëplanësh...
Politike
4 Qershor 2025, 13:37
r.ll
sali berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Brukseli për raportin e Parlamentit Europian për zgjedhjet p...
Politike
4 Qershor 2025, 12:32
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme n&eu...
Politike
4 Qershor 2025, 12:23
I.A
David McAllister
STRASBURG- Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian David McAllister ka sygjeruar ditën...
Politike
4 Qershor 2025, 12:06
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në P...
Politike
4 Qershor 2025, 11:28
I.A
Andreas Schieder
STRASBURG- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder ka deklaruar se duhet një...